Kosova me një pushtet të mangët pa tipare organike dhe politike

Opinione

Kosova me një pushtet të mangët pa tipare organike dhe politike

Nga: Dedë Preqi Më: 22 prill 2018 Në ora: 09:43
Dedë Preqi

Një mendimtar i shquar thotë, për deri sa për individinvështirësohet rrugëdalja,për popullin kjo rrugëdaljemund të gjindet. Prandaj, edhe popullijonë bënë përpjekjepër ta shijuar lirinë dhe pavarësinë e vet dhe në favor të përmbushjes së qëllimëve të veta, duke ndodhur si një shoqëri si gjitha shoqëritë tjera njerëzore dhe në përspektivën demokratike, që do të thotë, fatin e vet e ka në duart e veta,duke garantuar besueshëm dhe ndërgjegjëshëm përdorimin e drejtë të lirisë dhe pushtetit, si dhe menagjimin mbi pushtetin e vet.

Por, pushteti i mangët pa tipare  organike dhe politike, do i gjason një punishte të çrregulluar dhe të  pa kontrolluar, që bienë syrin e kritikëssë përgjithshme nga gjitha këndëtme avarinë dhe strukturën  e saj të shkatërruar, që vjen nga vepra e dobët e dorës dhe mendjes njerëzore.  Ndërgjegjësimi dhe përgjegjësimi janë dy parimetë mjaftueshme të sëcilës çështje për të vepruar e menagjuar edhe pushtetin, apo për të parandaluar një ç’rregullim që do të godiste një shoqëri të tërë, bashkëme thëmelet e saj demokratike.

Pse Kosova e ka njëmangësitë tillë politike dhe organike në shoqërinë e vet, apo shakëtare e sëcilës është vetë organizmi i dobët në qeverisje, që përbëhët nga partia fituese dhe kualicioni i saj me partitë tjera, duke kontrolluar dhe menagjuar pushtetin sipas ëndjëve dhe favoreve të veta. Nëse do ta hedhim shikimin mbrapa në fillet edemokracisë dhe shtetit të Kosovës, atëherë kur kësaj demokracie i printe presidenti Ibrahim Rugova, do vëreheshin shumë ndryshime dhe qëndrime pozitive të vëna në jetën kosovare, dhe do të kishim shumë për të thënë për vepren dhe filozofinë e tij politike.

Prandaj, qeverisja e pushtetëve të pastajme në Kosovë, që pas vdekjes së presidentit Rugova, akoma nuk e ka efektin e vet qeverisës dhe etikën e saj, që do ta bënte të mundur përdorimin e drejtë dhe të efektshëm të pushtetit, por sëcilën herë të ndërrimit të pushtetëve, do arrijmë në përfundim, se ekziston një mal i madh i keqpërdorimeve të pushtetit, si dhe mungesëne një edukimi për këtë qëllim, si nga elita, poashtu edhe nga politika.

Atëherë, duhet ta pyesim vetëvetën dhe ti japim përgjigje vetëvetës, sepse Kosova, nuk duhet të ankohet sot, nëse është e lirë dhe demokratike, për atë, çfarë mund ti garantojmë vetëvetës dhe të ardhmës së shoqërisë tonë, që në këto rrethana do pengohet rreziku i brendshëm, që i kanoset lirisë dhe pavarësisë së këtij vendi. Edhe Evropa moderne në të cilën po ëndërrojmë të ardhmën tonë, në një mënyrë nuk po i ngutët, sëpaku të trajtohemi të njëjtë sikur popujt tjerë në familjen e saj, që mos të mbetëmi të vequar, apo të izoluar brenda kësaj “torishte”.

Po ta shikojmëedhe rrolin e BE-së,dhe qëllimet e saj me vonesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, krijohet përshtypja e qytetarëve kosovarëse, nuk do të ekspozoheshin kaq shumë ngecje dhe dështime në përspektivën e këtij vendi. Por, brenga kryesore, që gjithnjë e më tepër paraqitet nga gjendjae dobëtpolitike dhe ekonomike dhe e cila nuk përkon as me përspektivën e kohës, kemi të bëjmë me një vazhdimësi të pushtetëve të pa ndërgjegjëshme dhe të pa përgjegjëshme në Kosovë, duke i dhënë material të mjaftueshëm edhe BE-së, për të mbetë aty ku jemi...

Më këtë nuk duam të thëmi, se shteti po e humb ndikimin e vet mbi gjendjen e përgjithshme, gjë që mund të ndodhë, por e kemi fjalën edhe për diçka elementare, e cila po e humb vlerën e ekzistencës njerëzore. Pushteti dhe shteti nuk duhej të udhëhiqën nga egoizmi dhe etja për pushtet, as nga dëshira dhe mëshira, por nga formula e organizimit dhe menagjimi i drejtë i pushtetit, që afirmon pavarësinë e vet mbi bazën e ligjëve, për të zotëruar me popullin dhe shtetin.

Të nxituar nga etja për pushtet,  në këtë vend kemi edhe më shumë abuzime dhe përshkallëzimin e  situatës në vend, duke dëshmuar sehapat e tillëishin më shumë se të dështuar dhehapa“qyqarësh”,  sepse e vërteta për ta bindur këtë popull  qëndron ndryshe, duke marrë kahe pozitive, prandaj, politikat  e tilla nuk i shërbejnë për të mirë këtij populli dhe vendi.

Nuk kemi arsye ta refuzojmë ndihmën e Evropës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare,duke aluduar në ndihmën e UNMIK-ut, dhe atë të EULEX-it, që njëri dhe tjetri, brenda sistemit të tyre menagjues, kemi të bëjmë me shumë parregullsi dhe dështime, posaqërisht në sistemin e drejtësisë dhe  gjyqësorit. Këtyre shfaqjeve destruktive iu bashkua edhe klasa politike e një pushteti të dobët dhe destruktiv, sidomos kohën e fundit me zgjatjene mandatit të EULEX-it, i cili kaqenë shumë pak konstruktiv, dukelënë përshtypjen e shumë gjërave për të dyshuar...

Nëse kësaj krize ia shtojmë edhe qeverisjen e fundit, me kryetarin Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe kryeparlamentarin Veseli, krijohet përshtypja se, dështimet e  këtij shteti nuk do të ndalën, por do të vazhdojnë të rritën edhe më shumë, dhe ky rrezik vjen thjeshtë nga keq-qeverisja dhe menagjimi i qeverisë nga krerët e shtetit bashkë me organizmat e tyre të dëgjueshëm.

Prandaj, Kosova do të ndjehët e turpëruar para qytetarëve të saj dhe para botës, nëse izolohet dhe mbetët peng e vetëvetës dhe e gjithë atyre që mbjellin mjerim, apo shëmtim në këtë vend, duke prodhuar vetëm fjalë pa vepra të mirëfillta. Në realitet do duhej të veprohet ndryshedhe më frytshëm, vetëm me ndihmën e forcave të kthjellëta dhe të sinqerta nga gjeneratat e reja, të cilat do të ishin të pa korruptuara, të pa inkriminuara dhe të pa djallëzuara, qënë përpjekjettyre të veprohet logjikshëm dhe bindshëm para se me dështuar më shumë, apo në rrënimet e  themeleve të këtij shteti, që u fitue me shumë sakrifica.

Njerëzit e menqur, liberal dhe të guximshëm e pranojnë kritikën dhe në shumë raste bëhën edhe autokritik, me ç’rast kemi shumë raste në botën demokratike, duke dhënë dorëheqje nga cila do poezitëqoftë, pushtetare, apo zyrtare,  të cilët do të çliroheshin nga akuzat dhe vlerësimet polemike, që shtrembërojnë dhe degjenerojnë imazhin e një shoqërie dhe një shteti, duke pasë parasysh mundësinë që të krijojnë diçka më fisnike e jetike, atdhetare e kombëtarepër mirëqenjën e këtij populli.

Do na mbetët pa përgjigje pyetja: Çfarë lloj pushteti do të ketë në Kosovë në kohën që po vjen, dhe çfarë lloj pushteti do ti thonim, nëse një pushtet i tillë nuk ndryshon në këtë vend?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat