Ngadalë beg se ka hendek…

Opinione

Ngadalë beg se ka hendek…

Nga: Ragip Guraziu Më: 22 prill 2018 Në ora: 14:57
Ragip Guraziu

Kujtojmë vitin e kaluar se në muajt e fundit ka pasur deklarime të krerëve të shtetit të Kosovës, të Serbisë, si dhe të përfaqësuesve të lartë evropian, se dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel është në fazën përfundimtare. Ky dialog pretendohet të mbyllet me një marrëveshje paqësore mes dy shteteve.''Po ashtu, tani presidenti Vuçiq po ndihet në siklet të madh, ku ka deklaruar për ndryshime të Kushtetutës serbe ku pritet të hiqet emri i Kosovës, çka do të nënkuptonte njohjen e saj si shtet. Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga opozita në Parlamentin serb'', ishte deklarata e ish- presidentit serb,Boris Tadië.

Ish-presidenti serb Boris Tadiç ka folur rreth përfaqësimit të interesave serbe në Bruksel nga ana e presidentit aktual, Aleksandar Vuçiq. Tadiç ka thënë se ky i fundit, dialogun me Kosovën e ka përdorur për shërbime të tija.Sipas kreut të Partisë Social-Demokrate serbe, Vuçiq është ai që ka njohur sistemin kushtetues dhe ligjor të Kosovës së pavarur.Këto komente Tadiç i ka dhënë gjatë një interviste për një medium serb teksa po fliste rreth kërkesës së Vuçiqit për ta konsoliduar opozitën rreth çështjes së Kosovës. Tadiç në këtë rast është shprehur se ky konsolidim varet nga zgjidhja që do bëhet me çështja me Kosovën.

Kujtojmë se në muajt e fundit ka pasur deklarime të krerëve të shtetit të Kosovës, të Serbisë, si dhe të përfaqësuesve të lartë evropian, se dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel është në fazën përfundimtare. Ky dialog pretendohet të mbyllet me një marrëveshje paqësore mes dy shteteve.

Serbet në siklet...

Po ashtu, tani presidenti Vuçiq po ndihet në siklet të madh, ku ka deklaruar për ndryshime të Kushtetutës serbe ku pritet të hiqet emri i Kosovës, çka do të nënkuptonte njohjen e saj si shtet. Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga opozita në Parlamentin serb.

Shumë serbë e shohin veten viktimë të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që çuan në çlirimin e Kosovës, ndërsa Beogradi vazhdon të ruajë lidhjet emocionale e kulturore me Moskën, posaçërisht edhe për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se me diplomatin amerikan Hoyt Brian Yee kishte zhvilluar një takim “jo të këndshëm”, ku temat kryesore ishin Kosova dhe Rusia.

“Ai (Hoyt Brian Yee) më tha se nuk mund të prekni tërësinë tokësore të Kosovës, ndërsa unë i thashë, ju keni mundur të prekni tërësinë e Serbisë nëntë vjet më parë. Atëherë vlenin rregulla të tjera. Këtë ia thashë në fytyrë. Ai mua ma bëri të ditur, tha të kam përcjellë mesazhin e Amerikës. Duhet ta respektosh, nëse nuk e bën… dihen pasojat…”, tha presidenti serb, ku ja bëri me dije Beogradit dhe Serbisë e Rusisë dhe aleatëve të Serbisë, se nga Kosova Serbia e detyruar nga ndërkombëtarët dhe Amerika e NATO, por edhe aleatët e shtetit të Kosovës që Serbia njëherë e përgjithmonë të heq dorë nga Kosova, deshën apo nuk deshën, kjo nuk do koment.

Rusia çdo herë, Serbinë e ka lënë me ‘’gishta në gojë’’, siç thotë populli, edhe kësaj radhet karshi Kosovës, Serbia do përjetojë këtë fat ndaj Rusisë.

Nuk është kjo hera e parë, dhe as e mbërama që Rusia për interesat e veta personale si vegël e përdorë Serbinë dhe Serbia ka qenë në dijeni për këtë sepse ishin deklaratat e serbeve, qofshin politikaj apo edhe të rendomtë, zënë në gojë fjalët e tyre disa herë kemi rastisur kur të moqmit serbë, me deklaratat e tyre thonin;’’ gjithnjë në fund Rusia për ineteresat e veta na kanë lënë me gishta në gojë dhe kjo do të ndodh edhe kundrejt Kosovës,dhe ja edhe kështu po del sepse sendet kanë ndryshuar dhe nuk po ka askush më llogari te mirret me Serbinë e Rusinë si ‘’shtriga të plakura’’,kundrejt shtetit të Kosovës dhe realitetin e saj si shtet dhe kurrë i pakthyeshëm…

Ndryshe, ministri i jashtëm serb duke i bërë një krahasim çështjes së Kosovës dhe asaj të Katalonjës në Spanjë, tha se “nëse Spanja mund të luftojë për konceptin e saj, atëherë edhe serbët mund të luftojnë për vendin e tyre”.

Derisa synon integrimin në Bashkimin Evropian, Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve euro-amerikane kundër Moskës për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Zyrtarë të ministrisë së Jashtme të Serbisë madje paralajmëruan masa ndaj ambasadorit ukrainas në Beograd, Oleksandr Aleksandrovych, i cili në një intervistë me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, tha se “Rusia po e shfrytëzon Serbinë për të destabilizuar Ballkanin dhe për të shkatërruar Evropën”.

Sekretari shtetëror në ministrin e Jashtme serbe, Ivica Tonçev, e akuzoi atë për “sjellje jo diplomatike” dhe përpjekje për të dëmtuar marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë. Ai tha që nëse vazhdojnë veprimet e tilla, Serbia do të jetë e detyruar të “marrë masa”.

Derisa zhvillimet politike në Evropën Juglindore gjatë vitit të fundit nxitën shqetësime në rritje për paqëndrueshmërinë e rajonit dhe ndërhyrjen e Rusisë, e cila nuk i sheh më sy të mirë integrimet euroatlantike të vendeve të Ballkanit.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim edhe për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore. Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan.

Qendra ruse që u hap fillimisht në vitin 2012, gjendet relativisht pranë forcës paqeruajtëse prej 4 mijë trupash në Kosovë. Pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë.

Moska kërkon që personelit të saj t’i jepet imunitet diplomatik, ndërsa mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave. Ajo i dorëzoi ditë më parë gjashtë avionë ushtarakë MiG-29 Serbisë, ndërsa pritet që të dërgojë në Beograd edhe 30 tanke T-72 dhe 30 automjete të blinduara.

Megjithatë Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Në fillim të kësaj jave Serbia edhe zyrtarisht hapi dialogun e brendshëm për çështjen e Kosovës në kërkim të siç thuhet “një marrëveshjeje historike me shqiptarët”.

Hapja e këtij dialogu të nisur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nxiti shumë reagime në Serbi ku janë hedhur edhe ide për ndarjen e Kosovës, ide këto që janë hedhur poshtë nga Prishtina.

Aktivitete e shqiptarëve jashtë shteteve amë të tyre...

Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Çamërisë shënoi solemnisht një Vjetorin e Shpalljes së pavarësisë. Më, 30 Tetor 2017, me një seancë solemne, Kuvendi i Republikës së Çamërisë shënoi Një Vjetorin e Shpalljes së pavarësisë.

Presidenti i Republikës, Z. Festim Lato, mbajti një fjalë rasti ku vuri në pah angazhimin politik, diplomatik dhe organizativ të Qeverisë së Çamërisë gjatë një viti.

Ndër të tjera ai theksoi se Republika e Çamërisë ka vënë komunikim me Komisionet përkatëse brenda Bashkimit Europian, organizatave të krijuara nga BE dhe OKB. Ai theksoj se Republika e Çamërisë tashmë është anëtare e UNPO, në Kuvendin e Edinburgut, i cili miratoi dhe Rezolutën për Çamërinë, e cila mbështetë organizimin politiko-shtetërore të popullit çam në shtetin e tyre Republikën e Çamërisë, në status konfederal me Greqinë.

Po ashtu ai theksoi se Qeveria dhe Kuvendi kanë bërë hapa të rëndësishëm në krijimin e infrastrukturës ligjore dhe mekanizmave shtetëror financiar, kulturor, arsimor dhe në fushën e mbrojtjes.

''Ne sot kemi kontakte dhe mbështetje nga shumë shtete mike, organizata ndërkombëtare dhe personalitete të fuqishme ndërkombëtare, në rrugën tonë të pavarësimit dhe implementimit të projektit tonë politik''.

Sot e një vit më parë patriot, atdhetarë Çam dhe Arvanitas, u mblodhën në kuvend dhe duke analizuar të gjtha nevojat dhe mundëstë politike, në mënyrë që ta shpëtojnë kombin shqiptarë nga zhdukja dhe gjenocidi mbi njëqindvjeçar grek, tokën e Çamërisë e shpallen Republikë sovrane, ndërsa trashëgimtarë të saj Çamët dhe Arvanitasit, zot të Republikës së Çamërisë.

Veprimtaria diplomatike e Qeverisë që bashkërisht zgjodhëm në atë kuvend, eci në drejtim të prezantimit të Konfederatës Çame – Greke, si rruga e drejtë për zgjidhjen përfundimtare të problemit çam.

Në planin e politikave të brendshme, ministrat e Republikës së Çamërisë, duke prezantuar projektin politik të konfederatës, si zgjidhja e përkohshme deri në krijimin e kushteve në Çamëri që shqiptarët përmes referendumit të shprehin lirshëm vullnetin e tyre për mënyrën e organizimit politik dhe shtetëror. Në Çamëri e kudo ku jetojnë e veprojnë Çamët, po rritet mirëkuptim dhe gjithnjë e më shumë shtresa shqiptarësh po rreshtohen me kontributin e tyre në jetësimin e lirisë për Çamërinë.

Tubime publike, takime interne e të hapura ka organizuar Ministri i administrimit civil, duke mbledhur ide e kontribute intelektualësh në dobi të jetësimit të Republikës së Çamërisë.

"Në planin e politikave të jashtme, në cilësinë e kryetarit të Qeverisë  Çame, bashkë me Ministrin e jashtëm  e me Ministrin e mbrojtjes së Republikës së Çamërisë, jemi pritur  dhe kemi shpalosur projektin e Qeverisë së Çamërisë si  konfederatë greko – çame, si zgjidhjen e përkohshme të problemit shqiptarë në Ballkan, ndërsa bashkimin e tokave shqiptare nën Mbretërinë e bashkuar shqiptare si varianti i zgjidhjes përfundimtare të problemit shqiptar.

Ana e Vatikanit, po deklarohem sot në këtë seancë solemne se ndër investimet e parat të Qeverisë tonë në Çamëri, mbi themelet e kishës katolike të rrënuar nga barbarët Grek, do të ndërtojmë katedralen me emrin e shenjtëreshës Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhiu".

Kujtojmë vitin e kaluar se në muajt e fundit ka pasur deklarime të krerëve të shtetit të Kosovës, të Serbisë, si dhe të përfaqësuesve të lartë evropian, se dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel është në fazën përfundimtare. Ky dialog pretendohet të mbyllet me një marrëveshje paqësore mes dy shteteve.''Po ashtu, tani presidenti Vuçiq po ndihet në siklet të madh, ku ka deklaruar për ndryshime të Kushtetutës serbe ku pritet të hiqet emri i Kosovës, çka do të nënkuptonte njohjen e saj si shtet. Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga opozita në Parlamentin serb'', ishte deklarata e ish- presidentit serb,Boris Tadië.

Por sa jnë të aftë krerët shtetërorë të shtetit të Kosovës t'i ngulin këmbët në fund,jo siç vepruan,''si pula pa kokë'',thotë populli,dhe që mos të rrëshasin, si,''thiu-derri'',në akull edhe kjo thënje popullore,bile më në fund të tregohën se si duhen mbrojtur interesi territorial i një shteti se kanë besimin e qytetarëve që deri tani fare nuk kanë  reflektuar në të mirën e shtetit,por për interesat personal,të shtetit pas shpine,dhe kjo është dëshmi,pse po kërkohët edhe kjo qeveri të bie?!

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat