Ti gjak hupun e unë bisht k`putun

Opinione

Ti gjak hupun e unë bisht k`putun

Nga: Sinan Kastrati Më: 2 maj 2018 Në ora: 09:00
Sinan Kastrati

Ka afro një javë që as në dhomën e punës nuk kam hyrë. U bëra akull qysh javën e kalur ani pse moti filloj me u nxe edhe në Suedi. Mendova mos me shkruajt deri në Ditën e Shën Gjergjit (6 Maj).

Por kështu e paska kjo jetë, dikush paska thënë, kur pushkën e rrok frigacaku, të sundon injornati e shkruan e analfabeti, më mirë nuk pritet.

Mbrëmë më thirri një miku im e më tregoi se paskësh qenë në Kosovë. Kishte kaluar shumë mirë. Në mëngjes, haja qebapa, në drekë kaqika e në mbrëmje sugjuk të “Perzerenit”.

Mua nuk mu durua dhe e pyeta për simitet e samunat e Gjakovës, djathin e gjizën, specat e ... hithat sepse për ato, lang goja më l`shonte.

-Jo, jo, më tha miku im i mirë, kur ktheheshin sofrat nuk kishte asnjë prodhim të Kosovës. As afullaqka e as fletë të kepëve që aq të shishme ishin kur delnin bukt  nga qerepi. Veç bukë të grytë të nxetë e fletë të kepëve i ngjyenim në krypë por nuk dinim me u ngi.  Pse v`lla me u loshur me punua kur nuk kemi hesap? Po na vjen mishi i paketuem nga Brazili e Argjentina, dhe lirë? –Sa mirë mendova unë. Po më mirë do të ishte sikur ne të merrnim nga Brazili e ... Amerika Latine, FUTBOLLIN, shkollën dhe përvojën e sportit të futbollit se sa mishin e pulave e të peshk (a qenëve).

-Të gjithat i kemi të huajat, më të mira e më të lira. Kjo fjalë te shumica edhe te katundarët përseritej sa herë që kthehej sofra.

Kryesore, ata janë të k`naqur, punë e madhe çka mendoj unë.

Ende pa e krye bisedën me mikun tim nga Gjermania, miku tjetër nga Norvegjia më thiri e më tregoi, se i kishte harrua dy mesazhe që mi kishin dërgua dy vendas e mocanikë të mi, kur kishte folur mbrëmë.

-E ka teprua Sinani, po shkruan shumë dhe po ndalet në detaje, po i përmend emrat e disa njerëve që hakikat kanë punua e po punojnë për mirën e k`saj “toke”.

Biseda e mikut tim filloi të më mëzis aq shumë sa s`disha se si ta ndërpres se edhe atij ia kish mush mendjen se veç ashtu është.

Ai “mocaniku” im, kishte pas harrua që kur isha herën e fundit në Kosovë, mua mu ankua shumë bukur shumë. Mu ankua se ka familje të madhe e vetëm njëri djalë i punon. “kam pasur shumë premtime nga disa politikanë, se do të më ndihmojnë por nuk më ndihmuan dhe qysh pe sheh edhe ti, kam mbetur rrugëve tuj shit ... që askush nuk e don mallin tem”

Ai “mocaniku” im më tregoi një “detaj” shumë interesant ndërsa për “detajet” e mia i kishte mbetur hatri prandaj më kishte porositur që të mos shkruaj. Besa ma muar mendja se është ai dhe një tjetër nga i njëjti katund që me disa emra të rremë, “nofka” kishin komentua një dy shkrime të mia.

E pashë me një karrocë duke shitur “mallë” që s`e ha kerkush dhe me të vërtetë më erdhi keq ani pse ai asnjëherë nuk ka qenë mirënjohës. Shpesh më ka lajmërua në recepcion, në konviktin e studentëve, nëse më vinte ndonjë mysafir, ndonjë dertli ose student që e kishte zënë nata e kishte ikur autobusi. Nuk kishte ku të flerë dhe kur unë e merrja, me buajt një natë, ai shkonte më lajmëronte ani pse edhe ai ishte ilegal, dhmth banonte te unë e nuk ishte i lajmëruar. Por kjo është histori tjetër që me siguri do të flas herave tjera.

E luta që të shkojmë dikund të hamë pakë bukë, si dikur kur ishim student por ai ngulte këmbë që të blej diçka nga ai. Dikur mora një ... dhe pasi ia paguajta 4 apo 5 euro, ai erdhi dhe shkuam në një kafene brenda ndërtesës së ish RP-së, tash Radio Kosova, afër Fakultetit Filozofik dhe Universitetit të Prishtinës.

-Merr çka të duash, me hëngër e me pi i e lirova unë! E di se ai e muar një birrrë, si dikur kur pinte birra të Nikshiqit e unë mora një lëng pjeshke pasi që nuk pija asnjë pije alkoolike e as ushqime me mish. Thjesht, kur shkoj në Kosovë, bëhem vegjetarian. Dhe miiku e mocaniku im, dikur edhe ish ilegal i imi, që e mbaja në banesë, filloi të shlirohet në bisedë. Sa herë që pinte nga një “hrrrp” me birrë e sytë i skuqeshin, e shihja se donte të më thonte diçka. Dhe më në fund e hapi “gojën”.

 Eh more Sinan, kur ishte në burg Fatmir Lima edhe unë ia dërgova disa nga ... malli im, i kishte ardhur shumë mirë por .... . Ai më pat premtua se do të më largoi nga rruga por ai tash më ka harrua. Një tjetër, nga i njëjti katund, nuk ndalej mocaniku im, ia ka dërgua Fatmirit 1.000 euro e ata Vallahi e ka p`shtu se e ka shti në punë në Postë e po i merr nga 500 e më shumë euro!

Dhe biseda filloi ti afrohej fundit e ai memzi u ngrit në këmbë e mu lut që ti paguante, sepse mendonte ai, unë jam mysafir në Kosovë. Kur unë i thashë: “Po ty çka po të mbetet nëse i paguan këto që hëngrëm e pimë? Ai donte t'i hargjonte ato para që unë bleva “mallin”? Dhe “miku” e mocaniku im u përshëndet e shkoi te “malli” i vetë, te karroca e tije, në vendin e punës.

Mua më kapën disa drithërima nëpër trup. Dikur, “u ktheva” mbrapa në kohë dhe i kujtova ditët e studimeve, si nxënës e studentë që edhe ai ishte me mua por kurrë nuk kishte krye asgjë. Kishte qenë thjesht një aventurier.

Sa u ndava nga mocaniku im. Pas 2, 3 minuatave e takova mikun tjetër, edhe ai kishte qenë ish student e i gjeneratës dhe moshatar imi. Por, për dallim nga i pari, ky kishte shumë pushtet e para. Më tha se merr nga 1.000 Euro, rrogë. Kishte disa punë dhe të tre fëmijët e gruan i kishte në punë përmerak. Të gjithë kishin paga mujore, mesatare nga 1.000 e më shumë Euro. Edhe ai, sikur ta kisha pyet më tregoj për “hamallin”, mikun e shokun tonë të vjetër të studimeve. Më tregoi se si një ditë, kur “rastësisht”, afër Radios e kishte takuar. Po thashë “rastësisht” se ai aty e ka “vendin” e punës. Shet me një tezgë ... mallë. Bërtiste, shante “Hamalli”, filloi të më tregoi miku i dytë. E pyeta: -çka të ka ndodhur, pse kështu ...? – Ma kanë k`put rrymën për 25 euro borgj që nuk kam pasur me i pagua, hajnat!

Qetësohu i thash, dhe ia dhash 25 Euro e ai u gëzua si fëmi por pa e prishur terezinë filloi prap me avazin e përdishëm dhe të përhershëm me bërtitur: -“hajde myshteri, merre një ... ! Është shumë i mirë!

Dhe kështu, këta miq e “selamet” e tyre më k`thyen edhe njëherë kur unë djalë i ri dhe në këto 20 vjetët e fundit, pas “luftës” e pas “çlirimit”. Dhe patjetër dua ta tregoj edhe dy mahi, një nga kryeqyteti që ma tregoi një “miku“ im dhe një nga katundi që e kam shënua unë vetë.

E para, nga qyteti:

Një qytetar mbetet pa punë dhe një ditë i teket e shkon te ish shefi që dikur kishte punua. E pyet:- A mundesh me ma marrë gruan në punë? - Po i përgjigjet shefi. –Sa e paguan për një muaj? –Ndoshta 200 deri në 300 Euro! Ehu, për keto para, vetë e “Asishi” dhe nuk e lë me punua gruaja te ti!

Dhe e dyta, “mahi” e mesele nga katundi Astrazub

Unë gjak hupun e ti bisht k`putun!

Njëherë, shkova te dajat e mi në Astrazub.Ishte fundi i veteve 1979 Studjoja Letërsinë por në gjak e kisha Letërsinë Popullore. Bile, Halla Selvë, gruaja e axhës tim, kur zihej me fjalë me vëllain tim, Zeqen, i thonte: Sinani pa shkon pa m`son për përralla e ky ia kthente: Jakupi, djali yt pa mëson për gjarpi e zhapina (Jakup Bali Kastrati, ish kryetari i Kom. së Malishevës, studjonte Biologjinë).

Në darkë më ndali daja më plaku, Hazir Bajrami që e kishte odën më të mirë në katund. Pasi hëngrëm darkë me mashkujt e shpisë, me djemtë e nipat: Istrefin, Zenelin, Kapllanin e Veselin, (një i kishte vdekur) ia shtruam muhabetit me qaj e llafe, mahi, mesele, rrotlla e rrakapendla.

Erdhën edhe daja Muharrem me djemtë Bajramin e Brahimin dhe ... Maliq e Adem Hyseni.

Unë, mblidhja çdo gjë që ishte në interes timin, për traditat e për folklorin e popullin tim.

Nuk kisha manjetofon, por mbaja shënime në një fletore të madhe të Hartimeve, siq iu thonim atherë kur ishim nxënës.

Hiç nuk ishte e vështirë me i shti pleqt me folur. Mjaftonte me iu shkep nga një cigare e me gjuajt një “guri” e atëherë ndezej biseda.

Daja Hazir, ndjesë pastë filloi i pari të më tregoi një “histori” të gjarpnit.

“Njëherë një katundar ish bâ mik me ni gjarpen. Ata i besonin shumë shoqi-shoit dhe për çdo akshâm i tregonin ato që iu kishte bâ vaki ditën. Por një ditë gjarpni e kish pas hangër djalin e “mikut” dhe djali menjëherë kishte vdekur. Baba kur e sheh djalin e vdekur, i mshon me ni dajak gjarpnit por, fati e deshi e gjarpni p`shton, veç bishtin ia k`put.

Kur vinin mysafirë miqt te katundari e pyesnin të Zotin e shpisë për gjarpnin por ky iu thonte. –Më nuk jemi miq me gjarpnin, unë jam gjak hupun e ai âsht bisht k`putun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat