Unë e mbaj, po ti, a e mban fjalën?

Opinione

Unë e mbaj, po ti, a e mban fjalën?

Nga: Sinan Kastrati Më: 13 maj 2018 Në ora: 19:44
Sinan Kastrati

Vizita e papritur e vajzës së Sierit në Qypevë, e kishte qu në këmbë Turjakën. Gjithë pleqt e plakat rrinin “me krah në vesh”, qysh është e mundur me ardhur ajo vajzë kryeqytetase në Qypevë?

E plakat, posa i kryenin punët e zakonnshme të shtëpisë, delnin te gardhi e folnin dalngadalë e me zë të ultë, që mos ti dëgjoj askush.

- Eh moj motra jeme, edhe atherë paska pas ks`o punë e shyqyr që burrat s`e kanë dit se ishin bâ belatë.

- Shka s`kish bâ vaki, maj inxha Sadber.

-Pa thonë se paska ardhur në Qypevë qika e Sylës nga Tirana a qysh pi thojnë ni shehrit t`madh atje në Shypni.

E kështu gratë e Turjakës flisnin për qikën e Sahitit sikur ajo të kishte ardhur nga një planet tjetër.

-Pa thojnë se aja qika e Sahitit e paska emnin Sani. Vetë nana (Sieri, vr.e aut.) ia paska lâ emnin e qikes. Ja kish pertri emnin e nanes së Syles.

-Eh e shketa Sani, shyqyr që nuk âsht gjallë e nuk i nin k`to fjalë.

Sanija, nëna e Sylës kish pas vdekur nga merzia e djalit, kur Syla ish pas ik për Shqipëri. Tjetër f`mi nuk kish pasur. Sylë e kish rrit qysh kish pas qef ajo. Kur ish bâ Syla me shku qaban e me i ru dhetë, Sanija e përcillte deri te dyert e oborrit e mandej k`thehej e dilte te gardhi dhe e shikonte Sylën deri sa nuk shihej më Syla e i hupte nga sytë, si nanë shkreta.

Edhe kur i binte dhetë në aksham, Sanija posa i dëgjonte kumonat e  deshëve ogiq, dilte me vrap e iu qilte derën dhene e Sylën e kapte për qafe dhe e mbyste me të puthura. Si nëna për djalë. E ajo kishte më shumë të drejtë se gratë e tjera që e donte Sylën, se nuk kishte tjetër djalë e as qikë. Djalë hasreti. Dhe ai i kishte lindur me vonesë pas disa vjetë martesë. Kur Sanija e kish humb ymydin, kish dasht Zoti e ja kish falë djalin. Nuk kish lënë vend pa shkua, te hoxha me shkruajt hajmali, te sheMedini i Rahavecit e deri edhe në Kishë të Zaqishtit kish qenë.Ish shkue edhe në Brebicë te një falltore por pa sukses.

Po Syla ishte djalë se jao mahi, djalë dylber. Djalë më të hishëm nuk kishte në mahallë. Ishte për shtatë gjaqe mos me ja hangër hakin e ishte shejtar i mirë që “gjak në vetlla merrte”!

Kështu flisnin gratë e plakat e katundit Turjakë, sa herë që takoheshin dhe për një kohë të gjatë.

Njëra, nga plakat më llafazane, që ishte si “Havadyzet e Gjakovës”, sa herë që shihte ndonjë grua vraponte e pa e pyetur fare i thonte:

-A njeve moj? -Ajo qika e Sylës pa dojka me ardh` edhe në Turjakë, he kuku për neve. Ajo paska marrë edhe ni kerr letra e syreta të Sylës e të nanës saj, qysh pi thojshin, Syret (Sier).

- Uh faqezeza, don me na prish edhe katunin tonë.

- Ishalla nuk nin qikat e katunit shka i paska bâ vaki Sylës.

Po edhe qika e Havizes e kish pas jaran Sylën. E kish pas marr vesh baba i saj e menihere e kish qu nuse se ish tut që po ja merr f`tyrën. Për qata e kish pas dhân për vejan e burrë plak.

-Uh rraspihja, qi tan e kimi dit per qikë t`mirë, Fetinë e ajo ish pas dalë në fund të Qukës, qatje te Zabelet kishe pi qes vjetat me kullot e kish bâ t`tana t`zezat me Sylën.

Qishtu m`tha Sala qi e kish pa vetë tuj ja bâ me mafes Sylës prej Zabelit.

Flitej e çka nuk flitej për Sylën, tash pas pas 30 vjtëtëve, kur Syla ish shkua në Shqipëri.

Katundi e kishin harrua Sylën por qe, ajo qika e Shqipërisë paska ardhur dhe paska qef me e gjet “vëllain” e vetë dhe  me marrë vesh, a ka lënë dikund Syla.

Flitej se ajo ka me ardhur edhe në Turjakë e me nejt disa ditë. Kështu e paska parasit nana e saj që e paska pas jaran Sylën.

-Zoti ja marrt f`tyren asaj faqezeze!

-Ani qikë hoxhe se!

-Bre Zoti ja nxift f`yren!

-Po ajo f`tyrë nuk ka, ia priste gruaja tjetër.

Dhe kështu, ardhja e qikës së Sierit në Qypevë kishte shkaktua një tërmet. Gratë e katundit flisnin e për ato që diheshin e nuk diheshin.

E Syla, nuk dihej a është gjallë a ka vdekur. Baba e nëna, Sylës i kishin vdekur e shtëpia kishte fillua të rrëxohej. Kulmi kish ra në temel e oxhaku i shtëpisë ende rrinte kryepërpjetë sikur donte të thoshte: Unë po e pres të Zotin e shtëpisë. Oborri ishte mbushur me therra e thuhej se askush nuk guxonte të hyjë në oborrin e Sylës se kishin pa shumë gjarpërinj te Qafës së Brenezhit.

Eh sa shtëpi të mirë kishte Syla. Babai i Sylës, Miftari e kishte ndërtua edhe një odë te dyert e oborrit. E oda ishte vetëm për burra. Aty as Sanija nuk shkonte me ndejtur se nuk e lejonte baba i Sylës, Miftari ose qysh i thonte Sanija “Aj njeri”.

-Jo birë, oda âsht për burra!

-Kam (këmbë) grue s`ka me shti kâmen k`tu sa të me rreh mue ni delli n`qafë.

Dhe kështu, Syla në heshtje e dëgjonte babën e nuk fliste as një fjalë. Por, tash kur shpia e Sylës ishte mbyll me shul e oxhaki nuk tymonte, ardha e asaj qike, sikur ndillte kob në Turjakë.

-Jo, more jo, qe besa nuk ka me ardh ajo qikë k`tu se te na hala kullen burrat e pula qi knon, njell kob e na ja hjekum kryet kish pas thân ma plaku, axha i Sylës, vëllai i Miftarit, Gania që edhe pse i kish kalua të nëntëdhjetat, ende mbahej i fortë.

Vdekja e vëllait e humbja pa shejë e pa dokë e djalit të vëllait, Ganin sikur e kishin kthye edhe njëherë mixhen Gani në vitet e 1950 e të 60 kur Syla ishte në hyqymet.

Të gjithë e prisnin Sylën kur do të martohet e të bënte një dasëm të madhe që kur të shkojnë me e marrë nusën, vargu i krushqëve të mbërrijë deri në Damanek e Lubizhdë e të dihet se kush po martohet.

Plaku i ngratë, e kujtonte se si do të vijnë miqt me atllarë e tupanat e Gores, tarabukat e Rahavecit, defatoret e Pejës e shahirat e Drenofcit. Vetë do të shkonte te miqt e ai bashkë me vëllain do ta zbrisnin nusen nga kerri. E në mnbrëmje, do ta shtin dhanrrin qysh ka thân Zoti e do të gjuajnë me pushkë, si dikur.

Dhe tymin e cigares me duhan Panorci nuk e shymte mixha Gani. E kujtonte kohën kur në at kullë të vëllait dikur kishin qenë burrat ma n`zâ, Mixha Shaban e Ramë Aga (Shaban Polluzha e Ramë Bllaca), Merseli i Ahmet Delisë ... bajraktarë e beglerë.

E tash, shtëpia e vëllait tim u bâ strokull i korbave e varr i qyqeve, ku nuk dëgjon tjetër pos vajit të kukuvajkave, qyqeve e “këngës Isufit e të Istrefit”.

E tash na paska ardhur edhe ni qikë prej Tiranës e pe lypka vëllain e vetë. Po çfarë vëllai more, kur nipi jem, Syla nuk a kân as i martum.

Dever dyja dhe kështu plaku folte më shumë vet me vehte e me naj njeri kohanik të vetin e duhanin e kafen nuk i ndalte sikur ato ia lehtësonin mendimet e tij, që përziheshin me tymin e dahanit kaçak e i përpinte me hrrrrpen e kafes e Jemenit.

Dhe ditët e javët kalonin e bashkë me to shtohej edhe mërzia te familjarët e kusherinjët e Sylëse e rriteshin fjalët si “Mullza” në Pranverë.

Ata nuk mundeshin me u pajtua se Syla ka lân djalë me qikë crnagore e as ka pas naj jaraneshë n`katun. Këto janë punë të flliqta e kabilja jonë nuk a mârrë me këto punë.

Flitej se sheherlikja (vajza e Sierit, vr. e aut.) i paska lân edhe do syreta e letra të Syles në Qypevë.

-Po Syla nuk ka pas mejtep, ku u msu ai me ato shkrola?, flisnin pleqt.

Dhe vërtetë “Sanija” i paska lënë disa letra që nëna e saj(Sieri) i paska thënë Sanijes shko edhe në Turjakë e jepju këto fotografi e letra.

Ato letra i paska marrë një djalë, që po thojnë se po dika me shkrujt dhe don me i qit n`gazetë.

-Haj mozamakeq, haj! Po edhe kjo e zezë pa dojka me na gjetë neve a ?

-Boll na hupi djali e tash edhe n`gazetë për faqe t`zezë pa dojnë me na qit.

 .......

E një nga nipat e plakut kishte lexua në gazetë për letrat e asaj tiranase që ia kishte dërgua Sylës në Shqipëri.

Ato letra tash ishin shkep e krejt katundi e kishin marrë, veç plakut, mixhës Gani vëllait të babës së Sylës që nuk i kishin tregua. Ai nuk e dinte asgjë.

Sipas letrave, Syla duhet të jetë gjallë por nuk dihet ku. Gazetat shkruanin. Kështu kishte thënë një nip i plakut.

Unë do ti tregoj disa nga ato letra që ia kishte shkrua tiransja, turjakasit.

Ndoshta ai jeton në Australi. Ndoshta e kur ti sheh letrat n`gazetë, nashta k`thehet në Turjakë

Disa nga letrat:

Tir.:- E lexova letrën tënde ne mengjes dhe me pelqeu!

Turj.: - Faleminderit tiranse po zemra e vogel, mbi te madhen, e kujt eshte?

Po ate nuk e dime. Por jane dy

Turj (1*). : - Kush e ka zemren me te madhe ...Nuk e di, mendoj se une e kam zemren me te madhe se tenden.

Tir (2*).: - Nuk e besoj. Qysh mund ta provojme dhe a vemi bast?

Tir.: - Keto gjera duan kohe ...Basti i veshtire pak, se duhet me mbajt fjalen

Turj.: - Une e mbaj, po ti, a e mban?

Tir.: - Pse me u mbytur?

Turj.: - Po cfare te bejme

Tir.:- Athere, nese je ... trego! Sa mire qe je larg... Hahahaha

Turj.: - A deshiron te ... me mua ne Tirane ose ne Prishtine?

Tir. - Shkruaj ...foljen. Te...cfare

Turj.: - Thuaje Ti!

Tir.:- Jo se ...scripta manent ...Me mire te fshehur cfare deshire kam. Dhe asnjehere nuk do te         isha e para

Turj.: - Cka eshte ” Jo se ...scripta manent ...”?

Tir.:- Verba volant. Scripta manent (Fjalet e thena fluturojne, te shkruarat mbeten. (ne latinisht).

Tir.:- Ishte nje bisede interesante , beme mire qe folem .Kam kondiderate per ty.

ti je Yll i zjarrte, ime!

Turj.:-Naten e mire !

Tir.: - Mos fli , se mbetem vetem... Mua nuk me merr gjumi kur te mendoj ... ! Ose fli i qete se po te mendoj ...

Tir.: - Oh ... ! (3*)

---

1* Tir, shkurt tiranse, alias Sieri

2*.Turj, shk. turjakas, Syla

3*. Nga bieda e tiranses dhe e turjakasit, gjegjësisht, Sylës dhe Sierit,

kuptojmë se Syla jeton eshtë gjallë dhe jeton dikund jashtë Shqipërisë. Nga letrat, që kanë këmbyer e kuptojmë gjithashtu se Syla ka kryer shkollë dhe ka mësuar edhe gjuhë të huaja.

Vazhdon?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat