A duhet apo nuk duhet të festohet në Kosovë 9 Maji Dita e Evropës?!

Opinione

A duhet apo nuk duhet të festohet në Kosovë 9 Maji Dita e Evropës?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 15 maj 2018 Në ora: 07:38
Ragip Guraziu

Derisa ambasadorët në Beograd, të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, si Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia, thonë se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin. Ndërsa, nga Vatikani thonë: Nuk e shohim asnjë arsye për ta pranuar shtetin e Kosovës,Kosova në hallë,do thonë duhet të festohet kjo ditë e 9 Majit Dita e Evropës sepse ne qenkemi në Evropë dhe po pretendojmë BE-në,do thonë nuk kemi nevojë pasi mu 5 shtete të BE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet. Kjo dilem duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë,ose në qoftse  nuk dim,atëherë duhet të pysim dikend pasi edhe ashtu asnjë çështje deri më tani nuk kemi mundur të zgjidhnim ne vet,siç ishte edhe rastit i Guleniztëve turq,ende i pakuptushëm sot e asaj dite.

Këto qëndrime këta ambasadorë i kanë dhënë për ditoren serbe Novosti. Ndërkaq, ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkic, thekson se Serbia investon shumë për të ndaluar njohjet e reja, e madje edhe për të insistuar tek disa të tjera që ta tërheqin njohjen.

Nunci i Papës në Beograd, Orlando Antonini, përkitazi me këtë thotë: “Nuk është hera e parë që Prishtina kërkon njohje nga Selia e Shenjtë. Natyrisht, ata shfrytëzojnë çdo rast për këtë. Por, dua të përsëris, sidomos duke pas parasysh dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, se Vatikani nuk e sheh asnjë arsye për ta ndryshuar këtë qëndrim”. /Telegrafi/

Duhet apo nuk duhet festuar...

Gratë kërkojnë largimin e Ditës e Evropës si festë zyrtare

 Akademia e Grave për Lidership përmes një proteste, ku morën pjesë ,siç thuhet,një numër shumë i vogël i grave pjesëmarrëse këkuan nga institucionet vendore që festën e Ditës së Evropës apo 9 majin, ta largojnë nga lista e festave zyrtare.

Këto gra lidershipe të vitit 2017 të dala nga NDI dhe USAID nga Java e Gruas mbanin në duar  pankarta këto mbishkrime “Stop izolimit të Kosovës”, “EU hape derën për Kosovën”, “Ne jemi ende duke pritur”.

Diellza Rama, pjesëtare e Akademisë së Grave për Lidership,  e ka konsideruar të pa arsyeshëm pushimin në Ditën e Evropës, sipas saj kjo ditë duhet të festohet përmes aktiviteteve.

Ajo tutje shtoi se institucionet vendore duhet të punojnë për shkak të ngecjeve të shumta e në veçantë në procesin për marrjen  e liberalizimit të vizave.

Rama: Për 9 maj nuk duhet të pushohet

“Sot kemi organizuar një aksion simbolik kundër ditës së 9 majit, festë kjo që festohet si festë zyrtare ku institucionet tona janë në pushim. Ne e konsiderojmë të paarsyeshme që sot të pushohet, mendojmë që këtë festë duhet ta festojmë me disa aktivitete të ndryshme, mirëpo jo edhe të pushohet, institucionet duhet të punojnë, sepse jemi vendi më i izoluar në botë ku qytetarët e Kosovës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë si pasojë e ngecjes së procesit të liberalizimit të vizave. Jemi dëshmitar të asaj që qeveria ka dështuar të përmbushim edhe një kriter i cili është paraparë nga Bashkimi Evropian e që është lufta kundër korrupsionit, deri më tani nuk janë marr masat adekuate për luftimin e korrupsionit”, Diellza Rama, pjesëtare e Akademisë së Grave.

Ajo ka kërkuar nga udhëheqësit e institucioneve vendore që  Ditën e  Evropës ta largojnë nga lista e festave zyrtare të Kosovës.Sipas Berita Abazit, studentët janë ata të cilët më së shumti po e vuajnë mos liberalizimin e vizave, pasi që ata janë të izoluar për të studiuar jashtë vendit.

Abazi: Studentët ballafaqohen me izolim

“Ata ballafaqohen edhe me izolimin, mundësitë e shumta, të cilat studentët i kanë që të studiojnë jashtë vendit ku fitojnë edhe bursa të ndryshme por edhe pranohen në seminare dhe konferenca të ndryshme jashtë vendit u anulohen dhe u pamundësohen në momentin kur ata i fillojnë procedurat drejt ambasadave”, ka deklaruar ajo.

Abazi po ashtu tha se gjendjen edhe më të keqe për studentët në Kosovë e bënë edhe përjashtimi i Kosovës nga EQAR, ku tani edhe diplomat e studentëve rrezikohen të mos njihen nga vendet tjera evropiane.

Gabim të madh shpalljen e Ditës së Evropës  si festë zyrtare e ka konsideruar edhe gruaja ndërmarrëse, Sanie Hoxha, e cila tha se si pasojë e mungesës së vizave shumë projekte po ngecin.

Sanie  Hoxha festimi i 9 Majit gabim i madh

“Unë mendoj se është një gabim i madh që ne sot pushojmë në vend që të punojmë, sektori privat sot punon, sektori publik po pushon unë nuk di pse ne duhet me pushua kur nuk i kemi kushtet si i ka Evropa, nuk kemi liberalizim të vizave nuk mund të shkojmë atje ku duam, kemi shumë projekte të ndryshme që ne dëshirojmë të ecim përpara mirëpo për shkak të vizave ne presim në radhë dhe nuk mund ta arrijmë cakun ku ne mendojmë”,  gruaja ndërmarrëse, Sanie Hoxha.Sipas saj edhe festat e shumta zyrtare në vend po ndikojnë negativisht te nxënësit, të cilët po humbin shumë orë mësimore.

Kurti ka dy fjalë për festën e Ditës së Evropës

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje,Tinka Kurti përmes një shkrimi ne facebook ka uruar qytetarët me rastin e  festes se ditës së Evropës.

Kurti ka shkruar se dita e Evropës nuk duhet të festohet për një vend të izoluar si ne, të cilët jemi rritur duke duke përcjellë familjarët të cilët largoheshin për në Evropë "në të zezën".

Gëzuar ditën e Evropës mërgatës tonë të punëve të rënda. Të gjithë atyre që jetojnë në formë klandestine a t j e. Gëzuar edhe ne të izoluarve këtu. Ne që jemi rritur duke përcjellë familjarët të cilët largoheshin për në Evropë "në të zezën". Ne që jemi tronditë nga mbytja e anijes në Kanalin e Otrantos e nuk e kuptonim pse. Ne që shohim përditë njerëz tek ikin e duan të ikin. Nga jeta e bllokuar. Nga mungesa e perspektivës.Bota Sot

Veseli: Pushimi në ditën e Evropës mesazh se besojmë në vlerat evropiane

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka reaguar ndaj kritikëve në lidhje me caktimin e Ditës së Evropës si festë shtetërore në Kosovë, ani pse në shtetet e Evropës sot punohet.

Sikurse e dini, Dita e Evropës është festë zyrtare në kalendarin e festave të Kosovës. Sa herë që vjen kjo ditë kemi rastin të dëgjojmë opinionin e atyre që thonë se kjo është një gabim. Përderisa në vetë vendet e Bashkimit Evropian kjo ditë nuk është ditë pushimi, pse duhet të jetë e tillë në Kosovën, e cila ende nuk është pjesë e tij, thonë kritikët. Konsideroj se ky opinion është i paqëndrueshëm”, ka thënë ai gjatë ceremois2ë së ndarjes së çmimit për evropianin e vitit të organizuara nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Festat nuk janë thjeshtë ditë pushimi. Në pushimin e tyre fizik ato janë aktivitete shpirtërore të një kombi. Festat janë momente që përçojnë mesazhin për vlerat në të cilat beson një shoqëri. Dhe mesazhi që ne kemi dashur të përçojmë përmes kremtimit zyrtar të Ditës së Evropës është pikërisht ky : Qytetarët e Kosovës besojnë në vlerat e që mishëron Evropa. Parasegjithash, ky besim nuk i lidhur as me interesa gjeopolitike, as as bindjet e elitave politike, por është shprehje e drejtpërdrejtë e identitetit evropian të popullit të Kosovës. Para se të jetë gjeografia, është shpirti, ai që na bën të ndihemi dhe të jemi evropianë”, ka thënë Veseli ndër tjerash.

Ndryshe, 9 Maji është dita e Evropës.kjoditë është zyrtarizuar si festë edhe në Kosovë, që nga pavarësimi i saj në vitin 2008.Kjo datë pa dyshim së është një datë shumë e rëndësishme për Evropën pasi dihet së në këtë datë të vitit 1950, u hodhën hapat e parë për krijimin e bashkësisë që quhet Bashkimi Evropian. Ministri Francez i Punëve të Jashtme ishte ai që lexoi deklaratën para shtypit ndërkombëtarë dhe u bëri thirrje shteteve që të bashkonin prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut.Shteteve të cilave u bëri thirrje ishin Franca dhe Gjermania. Ky moment mund të konsiderohet guri i parë i themelit për krijimin e një Federate të ardhshme Evropiane. Mund të themi se ishte një hap jo vetëm për zhvillim ekonomik, por edhe një pajtim midis këtyre dy shteteve, që i kishin shkaktuar njëra tjetrës shumë humbje njerëzore e dëme materiale gjatë Luftës së Parë e të Dytë Botërore, pikërisht duke përdorur industrinë e qymyrit dhe çelikut si bazë të fuqisë ushtarake.Disa vite më vonë, më 1985 në Samitin e Milanos, këta themelues largpamës vendosën, që data 9 maj të shënohet si një ngjarje me rëndësi historike për Evropën.Por kjo ditë e ka edhe një rëndësi tjetër të veçantë, atë të fitores mbi fashizmin në Evropë. Është pra dita e kapitullimit përfundimtar të Rajhut Nazist, dhe dita e çlirimit të popujve të Evropës nga shtypja fashiste e militariste e Boshtit.Evropa e shteteve të pavarura e sovrane nuk do të kishte qenë e mundur të ishte kjo që është sot, pa këtë fitore mbi fashizmin. Pa këtë fitore nuk do të kishte qenë i mundur as krijimi i Bashkimit Evropian si bashkim i lirë dhe i vullnetshëm shtetesh.Kosova pjesë e Evropës, por jo edhe e Bashkimit Evropian, feston zyrtarisht këtë ditë në institucionet shtetërore, për ta bindur veten se jemi pjesë e Evropës. Këto data zënë vend në kalendarin shtetëror.

Përveç 9 Majit, datë më rëndësi është edhe 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Kjo ditë ka lindë si pasojë e kërkesave të punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre për të përmirësuar kushtet e jetesës.Kërkimi i këtyre të drejtave lidhet me kërkesat e të drejtave të punëtorëve të Çikagos, protesta e të cilëve ishin të thjeshta, si: kërkesa që orari i punës të jetë 8 orë; punë për page mesatare dhe pajisje për punë. Por këto kërkesa u mbytën me gjak, duke e kthyer këtë datë në ditë përkujtimi për atë gjakderdhje të madhe që u shkaktua vetëm pse punëtorët protestonin për liri e të drejta.Pra ky fillim i majit na vë përpara këto ditë festive të ligjëruara nga shteti i Kosovës. Po qytetarët e Kosovës, çfarë të bëjnë? A janë të lirë këta qytetarë? A ka standarde liria dhe të drejtat? Kush i njeh këto standarde? Apo edhe standardet e lirisë dhe të drejtave kjo Evropë e Bashkuar me disa copa Evrope të pa bashkuara, i përcakton recetat sipas simpative?Më lind e drejta t’i bëj këto pyetje, sepse dua të ndihem qytetar i lirë i Evropës së Bashkuar. Por Evropa siç duket nuk ka dëshirë, sepse meqë është mësuar të ketë koloni, i duket sikur janë kthyer kohët e vjetra të kolonizimit, më mirë të themi të kolonizimit mesjetar, se kolonizimi i mëvonshëm ka pasur të drejta për shtetasit e kolonizuar.Ndërsa kolonia e BE që quhet Kosovë, çfarë të drejtash ka? Cili qytetar i Kosovës ka të drejta? Vetëm në qoftë se flitet për ata me pasaportë diplomatike, megjithëse edhe ajo prej arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Francë, nuk është më e sigurt.

Ky lloj kolonizimi, që na e ka zëvendësuar Serbinë me një EULEX, duket se është bërthama e padrejtësisë së BE-së, për lëvizjen e lirë, pra mos liberalizimin e vizave për Kosovën më kushtet që ajo i ka vënë, që për qytetarët janë të pa njohura deri më tani. Vendi i vetëm në Ballkan që i mungon lëvizja e lirë mbetet Kosova.A mos ndoshta u dashka thjeshtë të themi faleminderit që na ndërruat pushtuesin? Historia e BE-së nuk njeh ndonjë rast apo kushtëzim të shteteve që janë aktualisht pjesë e BE-së, sikur rasti i Kosovë që gjoja se mos përcaktimi i vijës kufitare me Malin e Zi, është arsye e mos lejimit të lëvizjes së lirë. Por në historinë e BE-së ka shtete që e gëzojnë këtë privilegj, megjithëse nuk e kanë të zgjidhur çështjen e demarkimit.Interesant është fakti, të festosh ditën e organizatës që nuk e njeh statusin e shtetit, pa dyshim është një veti morale që e dallon Kosovën pothuajse nga të gjitha vendet e tjera, që nëse veç nuk janë pjesë e BE-së, janë afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Bashkimi Evropian është alternativë e vetme për Kosovën. Por kjo dashuri nuk duhet të jetë e njëanshme. Pra, ne ta duam e nderojmë Evropën e ajo të na trajtojë si skllevër. Kjo nuk është mirë, dashuria, respekti e konsiderata duhet të jetë e dyanshme. Ta duam Evropën dhe të na dojë Evropa. Ndryshe, kjo lojë politike e deritashme është një mashtrim i madh.Por unë nuk kuptoj, si ka mundësi që me deklaratat e Ministrisë së punëve të jashtme Kosova është anëtarësuar disa herë në BE. Duke deklaruar se pranimi i Kosovës në BE, është çështje muajsh, javësh, ditësh dhe krejt në fund çështje orësh por një gjë e tillë akoma s’ka ndodhur dhe nuk pritet të ndodhë.Pra, duhet të sqarohemi Evropa luan me shtetin e Kosovës, a shtetarët tanë luajnë me qytetarët e vet?

Për shumë e shumë vjet festoftë Evropa datën 9 maj, Ditën e saj, por ajo është e dobët pa Kosovën, prandaj nuk duhet ta mashtrojë më tej. hauzuar F.Gerbehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat