Edhe e djeshmja, edhe e sotshmja, janë të turpshme

Opinione

Edhe e djeshmja, edhe e sotshmja, janë të turpshme

Nga: Sinan Kastrati Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:01
Sinan Kastrati

Si zakonisht, edhe kësaj radhe, më nxiti një ”opinion” i Jakup Krasniqit me titull ”Ngatërrimi i të djeshmes së lavdishme me të sotmen e turpshme” i datës 15/05/2018.

E djeshmja e ”lavdishme” dhe e sotmja e turpshme, e juaja Jakup, janë turp, marrëzi e çmenduri.

Dhe ky turp i juaji më shtyu të shkruaj, pa e lënë anash ”dramën”e Sylës dhe shumë e shumë luftëtarë të mëhershëm që luftuan pa hile e pa pare për atdhe, për vatan e për vendlindje, për Kosovë e për Shqipëri.

Të tillë tillë kishte që para më shumë se 100 vjetëve e këndej, nga Luftërat Ballkanike, ajo e Parë, Lufta e Dytë Botërore dhe kjo e fundit, 1999, që kishte me dhjetëra, qindra e mijëra por jo aq shumë sa ju i kishit ”pasur”.

Kjo e fundit, Jakup, nuk luftë e juaja por luftë e forcave të NATO-s dhe ish Unionit Serbi e Mali i Zi.

Kur njeriu lexon tituj senzacional, domosdo se dëshiron së pakut ta kthej kryet e të dije kush është autori dhe për çka bëhet fjalë. Titujt e gazetave dhe të librave shpesh e detyrojnë lexuesin që ti marrë e ti shfletoj e nganjëherë shkon deri në fund të librit duke i lexua. Njëherë në Teatrin e Kosovës luhej një premierë me titull të një drame të Shekspirit dhe kur salla u mbush përplot e u hoqen perdet, dualën aktorët. Ajo nuk ishte “tragjedia” e Shekspirit por një motërzim në shqip nga një “autor” e regjisor shqiptar. Rexhep Hoxha, shkrimtar për fëmijë dhe autori i “Lugjeve të verdha” nuk duroi dhe në m`nyre demostrative  doli nga teatri duke i thënë disa fjalë jo fortë të pëlqyeshme për regjisorin e të tjerët.

Dhe, kjo më ka ndodhur edhe mua disa herë. Dje apo pardje pasi e lexova, një shkrim të Jakup Krasniqito me titull shumë bombastik, “Ngatërrimi i të djeshmes së lavdishme me të sotmen e turpshme”, mendova për të satën herë, ku po jetoj unë?
Por pa dashur që të flas për Jakupin, vetë gishtat e dorës më “detyrojnë” ta pyes Jakupin: -A ishe ti Jakup Krasniqi,ai  i cili e quan, kohën e artë (vr.aut.) atherë kur paska shlëlqye me “motin e madh”, e kohën e “lavdishme” ? Sigurisht mendon vitet 1997, 1998 e 1999, dhe “kohën e tashme”, pra “të sotmen e turpshme”, sot. A ishe Jakup (deri dje në pdk-në dhe si kryetar kuvendi) dhe sot në Nnismë, që ti i thua  të “lavdishme”, ato të djeshit dhe të turpshme, politikat e ditëve të tona ?

Pse nuk largoheshe Jakup kur e dije se po të “turpërojnë” ty?

Eh more Jakup, ti e ke “shtëpinë” në kerr si të Nastradin Hoxhës, e kthen kah të duash.

Derisa “dikur” ldk-ja akuzohej nga “komandantët, sot “komandantët” e akuzojnë njëri tjetrin, Hashim Thaqin, Ramiz Lladrofcin, Milaim Zeka (ideator), me polemika e akuza, sharje, ofendime e kërcnime. Ramiz Lladrofci e Rexhep Selimi shahen e Ramushi e Rexhepi, Jakupi, Adem Grabovci e Ramushi ....

Është “i vetmi” Hashimi që nuk flet. Ai mendon se më leht do të “shpëtoj” nëse nuk flet as atherë kur e akuzojnë, tash së fundit edhe për vrasjen e  Behajdin Allaqit, nga shokët e vetë.

Po për keto nuk flasin mjetet  e informimit që janë të “krahit të luftës”, përveç atyre të që janë me orientim të dhjathtë..

“Lufta” e (pa)drejtë e uçk-së e udhequr nga po këta “komandantë” po del sheshit, se nuk ishte e drejtë, se ata nuk kanë luftua për çlirimin e Kosovës por kanë kuftua për diçka tjetër, për pushtet e pë pare, me “e vjelur” e vjedhur djersën e mërgimtarëve dhe ato pakë toka kooperativiste prona të ish komunave dhe fabrikat, që u shitën “për një kashore bukë” në Kosovë, deri në 200 hektarë tokë .

Vrasjet politike të aktivistëve, gazetarëve dhe të ushtarakëve, politikanëve e të kryetarëve të komunave, si duket po iu shërben politikanëve të tashëm që jo vetëm ti mbajnë postet që i kanë por edhe ato që pretendojnë se do ti marrin, madje edhe ato në organizatat ndërkombëtare, në OSB e në OKB (?) dhe të nderohen me tituj presigjioz për “paqë (?) deri te qmimi NOBEL, në Osllo të Norvegjisë.

Ndërsa po shkruaja për temat politike të javës, më dukej se Sieri e Syla pritshin radhën duke pritur te “dera” e më luteshin që të shkruaj (edhe) dhe ta përfundoj sa më shpejt “tregimin” për ta, dashurinë e vuajtjet, sakrificat e momentet e lumtura që kishin pasur.

Kisha vendosur që të shkruaj sa më shumë e të publikoj letra të shkurtëra për jetën e tyre, ndenjat e tyre, emocionet e nganjëherë edhe letrat e tyre kundër njëri tjetrit..

Dikush nga miqt e mi më pyeti: -A është Syla vetëm “hero” i romancave tua apo edhe hero i Kosovës?

-Ku ta dije unë, iu gjegja shkurt.  Vlerësojeni ju! - Ai kishte shkua në aradhat partizane se kishte besuar, se ishte idealist  ... por Kosova u ripushtua dhe nga ky shkak ai iku. Dhe nuk ishte ai i vetmi.

E Syla më “thërriste” e unë nuk e ndieja vehten të qetë e as nuk do të kisha ndërgjegjën time të pastër kur ai më thonte: “- Më ndihmo! Për mua po flitet “shumë”! Unë kam besua se ajo ishte rruga më e drejtë që vetëm me pushkë mund ta çlirojmë vendin ...! Nuk dua asgjë, nuk e dua as statusin e veteranit e as të të burgosurit politik!

Dua vetëm të dihet e të thuhet e verteta botërisht për mua dhe për....” dhe më doli gjumi e thash me veti: -Syla është gjallë. Ai nuk ka vdekur.

Në letrat të cilat i lexova me kujdes, kuptova se Sieri ishte martua me një tjetër burrë nga Shqipëria dhe kishte dy vajza ....... Raportet e Sierit me Sylën shpesherë nuk ishin raporte të mira dhe shpesh ziheshin me fjalë sikur gjelat për asgjë por kishte edhe momente kur ajo, edhe pse e martuar, do ti shkruante “Sulos” letra e lavde:

Sier:- Do te te gelltis, qe te te kem ne bark e te te nxjerre kur te dua une. ....

Sepse po nuk ke patur dicka apo dike tjeter me te mire, pse të ndahem nga burri?

Zakonisht kur ndahesh, ka nje njeri tjeter qe e do me shume dhe mua me ka shkuar mendja disa here por nuk kam hasur nje burre me te mire se ky qe kam per mua, them se me te mire ka plot ...

E keshtu e kam mbajtur dhe do e mbaj sepse me trajton mire. Eshte me kulture dhe i duruar

Syla.- Cila eshte fjala jote e fundit per mua?

Sier: -Te kam xhan!

Syla: -Nuk me don? Nuk don te shihesh me mua?

Sier: - Kur te vish ketu

Syla: -Te pyeta: ....!

Sier. - Por jo te shkruaj letra per keto gjera. Nuk e bej ate sherbim, kurre. Ofendohem dhe ndjehem e keqperdorur.

Syla: - Une nendova se dje ... .

Sier: - Si dashuri e simpati, e konsiderate

Syla: -Une nuk dua qe ti te ndahesh nga burri, nese nuk don.

Sier:- Une nga burri ta thashe dje sh qarte. Nuk ndahem se nuk dua ta bej por para teje u dorzova. Dhe mund te kam gabua por e bera ngase te dua.Nuk mund te anoj nga ndarja

Per asgje por Ti me pelqen. Me ngjit

Kam … vjet me te e martuar dhe i vene ne balance dhe mund te kam gabua por e bera ngase te dua.

Me lodhe kot. Nuk e mendova kaq te dobet kete lidhje me ty. Mu duke ndryshe

Shendet!

Po iki per sot. Ndjehem e lodhur dhe i merzitur. Te gjitha bashke dhe ishte totalisht e kote. Gjerat duhet te jene te lehta. Kur behen te veshtira, te lodhin dhe nuk i shijon me.

Syla: -Por nuk kam dashur te lendoj me fjale, nese mendon, te lutem me fal dhe letrat e bisedat qe kishim te mbeten ne mes te neve!

Sier: -Po aty do te mbeten. Ti dyshon? Me duket sikur do qe te te shkoje tendja (sipas teje, vr. aut.)

Ate qe do ti, te shkruajme ketu per gjera qe as nuk i prekim as nuk i dime se si jane.

Por si te duash.

Syla:- Jo! Nuk dua ashtu. Nese nuk me don, me ne ”fund” terhiqem edhe une pa asnje kusht.

Sier: - Ti ndoshta pa qellim, por me ke ... ma ke ndare zemren ne dysh. Une kam te njejten ndjenje per Ty

Por gjerat fizike

Syla: -Cilen?

Sier:- Me te shkruar. Me duken perverse ndjenjat per ty

Syla: -Une nendova se dje ... .

Sier: -Si dashuri e simpati

Syla:- Mos u ndaj por me trego, si do te vazhdojme, nese vertet me dashuron?

Sier:- Po ti e di

Syla: -Une jam ne gjendje me sakrifikua po aq sa ma lejojne kushtet e rrethanat, tradita e kultura.

Sier:- Une nuk i dua sakrificat e tua. Kjo duhet te jete dicka e bukur. Jo me fjalen

Sakrifice brenda

Syla: -Ti me thua: nese te pelqej e pastaj?

Sier:- Passaj do bejme dashuri. Me kenaqe

Syla:- Pse te vije ne Tirane, nese …?

Sier:- Po ti the qe do te vish per punerat e tua dhe deri ne Durres

Dhe doje te siguroheshe dhe do te benim …?

Sier:- S…?

1*) çmenduri, vet. nj. Gjendja e njeriut të sëmurë nga mendja, humbje e plotë e aftësisë për të menduar në mënyrë normale për shkak të çrregullimeve të rënda psikike, marrëzi.Kaloi në çmenduri.

vet. nj. Mungesë e plotë e arsyes së shëndoshë në veprimet ose në fjalët e dikujt, marrëzi. Kjo është çmenduri.

Sjellje, veprim ose fjalë prej të çmenduri; diçka në kundërshtim të plotë me arsyen e shëndoshë, marrëzi. Ka bërë mjaft çmenduri. Hoqi dorë nga çmenduritë. Nuk merrem me çmenduritë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat