Pa RILINDËSIT e djeshëm dhe të sotëm nuk ka RIBASHKIM KOMBËTAR!

Opinione

Pa RILINDËSIT e djeshëm dhe të sotëm nuk ka RIBASHKIM KOMBËTAR!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 19 maj 2018 Në ora: 21:08
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

-Prandaj, logjikisht dhe realisht, nuk mund të ketë ndonjë simpozium  të suksesshëm shkencor për RIBASHKIMI GJITHËKOMBËTAR pa RILINDËSIT, Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare, si dhe pa Akademitë Shqiptare.
 
*** “Tradhtitë më të mëdha bëhen me heshtje: ujërave që nuk ecin dhe njerëzve që heshtin, mos ua falni besimin!”. (Akademik Esat Stavileci)
 
Duke qenë se çështja e ribashkimit kombëtar është një çështje madhore tejet serioze, që ka të bëjë me ekzistencën dhe me fatin e mbarë kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, grupet dhe partitë ndryshme politike (pavarërisht nga dëshira, dashuria, sakrifica dhe përgatitja e tyre profesionale) nuk mund ta zgjidhin këto çështje sublime sipas projekteve të tyre parciale partiake, pa integrimin, pa përfshrijen dhe pa angazhimin e elitës intelektuale shkencore dhe politike të njësuar si NJË TRUP I VETËM I AKADEMIVE SHQIPTARE (Tiranë, Prishtinë, Nju-Jork).
 
Shkenca dhe politika mbarëkombëtare në potez, jo grupet dhe partite  vullnetare
 
-Pa KONSENSUS dhe pa një STRATEGJI UNIKE, të sajuar bashkërisht në mënyrë shkencore ( gjeopolitike , gjeostrategjike dhe diplomatike me interes të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror) nga AKADEMITË SHEKNCORE SHQIPTARE (Tiranë, Prishtinë, Nju-Jork) dhe nga të dy shtetet shqiptare (Shqipëria dhe Kosova),  nuk mund të rindërkombëtarizohet kërkesa legjitime dhe e drejtë historike dhe politike e  mbi 6 milionë shqiptarëve për t’u ribashkuar një SHTET TË  VETËM KOMBËTAR-SHQIPËRINË ETNIKE.
 
Përditë, mund të mbahen simpoziume, konferenca e kongrese  në emër të ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar, por, pa pjesëmarrjen dhe pa kontrbutin e vyer të kokave akademike më të shquara dhe më të dëshmuara të gjithë kombit shqiptar,  çështja madhore për Ribashkimin e Shqipërisë etnike, do të jenë vetëm një produkt politik i falimentuar, ashtu sikurse deri më sot (1990-2018).
 
“Bjeshka nuk matet me sy, por me  këmbë” (E.S.)
 
Prandaj, pavarësisht nga urrejtja, zilia, makutëria, egocentrizmi dhe anatemat e ndryshme të  “flamurtarëve” të injorancës provincialiste anticivilizuese , derisa të jenë gjallë Qosja dhe Kadare, nuk mund të merren vendime as politike e as diplomatike për ribashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë etnike, pa me mendimin dhe pa pëlqimin e tyre.
 
Për më tepër, nuk mund të ketë  simpozium, konferencë e as kongres  për ribashkimin  gjithëkombëtar dhe të Shqipërisë etnike, pa Rilindësin, Akademikun dhe Profesorin, Rexhep Qosja dhe pa Rilindësin,  Akademikun dhe shkrimtarin e shquar Ismail Kadare.
 
Prandaj, një simpozium për debat shkencor të çështjes së ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar, janë të obliguara ta thërrasin  akademitë shkencore qoftë në Tiranë, në Prishtinë dhe në Nju-Jork, duke përfshirë pikësëpari DY RILINDËSIT  e shquar të shekullit XX dhe XXI, Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare. Ndryshe, lojërat dhe vulgarizimi  i kësaj çështjeje madhore, do të vazhdojë nga  “lojëtarët” dhe nga “këngëtarët” e grupeve të ndryshme “sportive” dhe  “muzikore tallava” kinse për ta “ribashkuar”  Shqipërinë etnike sipas  pikave programore të repertoarit të tyre sportive-muzikor, pa përfshirjen dhe pa integrimin e gjithë substancës politike dhe shkencore të Shqipërisë etnike. Mirëpo, kjo rrugë  me shumë korse  nuk shpie drejt realizimit përfundimtar të kërkesës shekullore të shqiptarëve, që të ribashkohen në NJË KOMB  dhe në NJË SHTET TË VETËM NË BALLKAN, por vetëm se  zvarrit dhe e margjinalizon atë në skajshmëri.
 
Këtë koment të shkurtër, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që ta përmbyll me këtë aksiomë kombëtare, patriotike,  atdhetare, politike dhe diplomatike të ish-akademikut tonë të ndjerë, Prof.Dr.Esat Stavileci, i cili, e la testament se, ribashkimi kombëtar nuk bëhet me fjalë boshe, me premtime  të kota, me përralla dhe me ëndrra të grupeve të ndryshme ,  “PA U ULUR NË NJË SOFËR MBARËKOMBËTARE, NUK  MUND TË HAPËROJMË NË ASNJË SOFËR TJETËR NDËRKOMBËTARE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat