“Nyja” e Kosovës dhe tragjedia preshevare

Opinione

“Nyja” e Kosovës dhe tragjedia preshevare

Nga: Nehat Hyseni Më: 21 maj 2018 Në ora: 07:33
Nehat Hyseni

Ky vit, sa duket, është shpallur nga BE si vit i zgjidhjes definitive të çështjes së “normalizimit” të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, apo “nyjes” kosovare.

Ndërkaq, klasa aktuale e politikbërjes kosovare, e ngulfatur deri në fyt në krim, korrupsion e keqqeverisje, garon pamëshirshëm në “prognozime” se kur do të fitohet liberalizimi vizave, thuase ky është qëllimi final dhe se paraqet realizim të të gjitha brengave të kosovarëve, paçka se Kosova është i vetmi shtet europian, popullata e të cilit është e mbyllur si në kafaz, pa të drejtë lëvizjeje të lirë, falë keqqeverisjes ekstreme dhe perfomansës mafioze të elitës politike të saj.

Apetitet për pushtet në Kosovën e pasluftës janë rritur në mënyrë dramatike. Klasa e politikbërjes kosovare është verbuar tmerrësisht për pushtet, madje duke i shkelur të gjitha parimet dhe vlerat demokratike e morale të shoqërisë.

Ndërkaq, etika apo morali i shqiptarve në shërbiminn ndaj publikut apo popullit, është më i ulëti në Europë.

Për faqe të zezë!

Këtu, kryeministri aktual nuk heziton që si detyrë të parë “patriotike”, t’ia rrisë, madje edhe t’ia dyfishoj rrogën vetes dhe tarafit të tij mafioz, të inkuadruar në administratën shtetërore, duke i avancuar e shtyrë në “fotele” fundërrinat e shoqërisë kosovare.

Në këto rethana të zymta gjëndet sot Republika e Kosovës, madje edhe me Qeveri të pakicës, para detyrave të mëdha për zgjidhjen e “nyjes kosovare”, dmth problemit të normalizimit të marëdhënieve më Serbinë dhe përgatitjeve për hapjen e negociatave për inkuadrimin në BE, si dhe pranimin në OKB.

Duhet theksuar se Serbia në krye me Presidentin Aleksandar Vuçiq është jashtëzakonisht mirë e përgatitur për këto procese, si për nga legjimiteti i pushtetit aktual, poashtu edhe nga performansa e tij në planin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Pozita e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës është aq dominuese dhe përcaktuese, sa që mazhorancën qeverisëse aktuale të Qeverisë Haradinaj e ka “kapur për hunde” dhe e dirigjon nga Beogradi, sipas interesave dhe tekave të saja antishqiptare e antikosovare.

Gjithashtu, Serbia ka arritur suksese të mëdha edhe në dirigjimin dhe orientimin e politikbërjes preshevare, dmth të shqiptarve në Serbi, duke i vendosur vasalët e saj muxhahedin e antishqiptar në qeverisjen lokale.

Jeta shoqërore e politike aktuale në Preshevë është paralizuar plotësisht. I vetmi aktivitet i shqiptarve të kësaj pjese të gjegrafisë tonë kombëtare, janë aktivitetet fetare.
Para pak ditësh, në Preshevë u promovua gjenerata e parë e maturanteve të Medresesë, si dhe u paralajmërua “solemnisht” se në tetor të këtij viti në Preshevë do të hapet edhe Fakulteti i Studimeve Islame, si degë e Fakultetit përkatës të Novi Pazarit.

Salla e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, ku u mbajtë ky manifestim ishte e stërmbushur me të rinjë e të reja, pothuajse të gjitha të mbuluara me “hixhabë”, që krijonte një atmosferë të ngjajshme me atë që e shohim përmes ekraneve televizive dhe internetit, në Afganistan, Iran apo në ndonjë vend tjetër islamik, por kurrësesi nuk përkonte me një pamje europiane, të cilën ne si shqiptar në Ballkanin Perëndimor ia kemi caktur vetes si detyrë dhe synim të cilin pretendojmë që ta realizojmë.

Në këtë tubim, Myftiu Dudiq nga Novi Pazari, në fjalimin e tij patetik, që e kishin lënë në fund me kërkesën e tij, iu drejtua auditorit të pranishëm në shqip e boshnjakisht se “Luginën e Preshevës nuk pretendojmë që ta boshnjakizojmë, por sigurisht se do ta islamizojmë”!

Pasuan duartrokitjet frenetike dhe askush nga publiku nuk replikoi ndaj këtyre ideve të zymta e të rrezikëshme për ardhmërinë dhe perspektivën emancipuese e europiane të kësaj pjese të Shqiptarisë.

Instalimi i vasalëve të Serbisë në pushtetin lokal dhe islamizimi dhe radikalizimi islamik i Luginës së Preshevës është përgatitur gjatë kohë nga Serbia me veprimet e saja të errëta në diasporën shqiptare në vendet e zhvilluara europerëndimore, në Zvicër, Belgjikë, Francë e sidomos në Gjermani, nëpërmes të të ashtuquajturave “organizata humanitare”, të cilat janë hapur si “këpurdhat pas shiut” në Preshevë Bujanoc e Medvegjë, si misionarë serbo-rusë, më bekimin e Qeverisë së Serbisë dhe me “kryemisionarin” Shqiprim Arifi dhe aleatin e tij Sami Salihun me bashkëpunëtorë.

Në zyrat e këtyre “organizatave humanitare” zhvillohen lirisht dhe të papenguar, madje edhe të përkrahur e të stimuluar nga pushteti i Serbisë në aktivitetet e tyre shumë të dyshimta dhe të dëmshme e vdekjeprurëse për të ardhmen dhe fatin e shqiptarve në Luginë të Preshevës, me fonde e financa marramendëse, origjina e të cilëve nuk dihet dhe mbahet si sekret i madh.

Të koordinuar edhe me bllokimin dhe paralizimin e funksionimit normal të Kuvendit Komunal të Preshevës, në krye me Shqiprim Arifin dhe Sami Salihun, skenari i misionarëve serbo-rus ka parapërgatitur skenarin antishqiptar të kolonizimit të Luginës së Preshevës me serbë të ikur nga lufta në Kroaci, Bosne dhe nga Kosova, ku kanë kryer krime të rënda, si dhe me refugjatë nga Afganistani, Siria, etj.

Pra, shqiptarve të Luginës së Preshevës po i kanoset rreziku real dhe shumë serioz për spastrim etnik, mbase i përmasave edhe më të mëdha se të shpërnguljeve dhe ekzodit masiv të vitit 1912 dhe pas luftërave ballkanike dhe atyre të vitit 1999. Kësaj radhe edhe me ndihmën e pushtetit lokal dhe pasivitetit tragjik të Republikës së Kosovës, të zhytur në krim e Korruption, si dhe Qeverisë së Shqipërisë të ngulfatur nga krimi e droga.

Poqese nuk këndellet dhe nuk ndryshojnë rethanat e politikbërjes në Kosovë e Shqipëri, Serbia do ta realizoj pretendimin e saj për ndarjen e Kosovës dhe do të realizoj gjithashtu edhe fatin tragjik të pozitës së shqiptarve në Luginë të Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat