Ai që zotëron guxim dhe karakter, bëhet shqetësim për ata që i rrinë pranë! - Bota Sot
Ai që zotëron guxim dhe karakter, bëhet shqetësim për ata që i rrinë pranë!

Opinione

E premte, 22 qershor 2018

Ai që zotëron guxim dhe karakter, bëhet shqetësim për ata që i rrinë pranë!

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 21 maj 2018 Në ora: 14:21
Shefqet Avdimetaj

Pse u kërkua largimi i Flamurit?

Kush e kërkoi largimin e tij?

Kryeministri,Presidenti,Lista serbe apo që të gjithë së bashku?!

Pas dorëheqjes se tij,Kryeministri dhe Presidenti dualën me deklarata kontradiktore,cili prej tyre po gënjen?

Flamur Sefaj,la Luganon për të ardhur në Kosovë,për të kontribuar në të mirën e shteti dhe vendit të tijë,Kosovës.

Flamuri vetëm 46 vjecarë, me plotë energji pozitive,entuziazëm dhe i shkolluar në Università della Svizzera Italiana(USI) në Lugano,ku edhe mori titullin Master në lëmin e Shkencave të Komunikimit korporativ, i tha po ftesës për të marrë postin e Ministrit të Punëve të Brendshme  të Kosovës.

Për shtatë muaj sa ishte në këtë pozitë, tregoi profesionalizëm,edukatë dhe guxim të pa shoq...!

Rasti Marko Gjuriq e vëri ish Ministrin para një sprove të madhe, të cilën ky e kreu me përgjegjësi dhe guxim të pa parë, që shum politikan tanë nuk e kishin parë as në ëndërr.

Marko Gjuriq, një armik i përbetuar i Kosovës, që hynte dhe dilte nga Kosova, kur ai dëshironte,që me deklaratat i tija nacionaliste dhe shoveniste mundohet ta poshtëroj Kosovën dhe popullin e saj,cdo ditë.

Marko Gjuriq, që si duket kur bie në gjumë dhe zgjohet nga gjumi, në gojën e tij të fëlliqur ka fjalët Kosovë e Metohi dhe Kosova është zemra e Serbisë.

Kosovës ju dashtën shum vite, që në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme të vijë një Ministër si Flamuri.

Flamuri,mbrojti kushtëtuten e vendit,Flamuri zbatoi ligjin,Flamuri bëri punën që i takonte ,në mënyrë shum të guxishme.

Flamuri, e bëri atë ,që deri në atë moment asnjë ministër i Punëve të Brendshme,nuk e kishte guximin që ta bënte.

Flamuri,ja vuri prangat Gjuriqit.Flamuri ja mësoi,Gjuriqit rregullat e vizitës në një shtet tjetër,që deri atë ditë për të nuk ekzistonin.

E tërë Kosova ju gëzua arrestimit të Gjuriqit...!Përpos disa udhëheqësve tanë,servil.

Flamuri,tregoi se dinte qka është etika e përgjegjësisë dhe etika e pushtetit.

Mbrojti Kushtëtuten e vendit...!

Por si duket në Kosvën tonë, për të qëndruar gjatë në një pozititë,duhet të jeshë shkelës i Kushtetutes,duhet të jeshë servil,injorantë dhe i përfshirë në afera korruptive...!

Fatmirësisht,Flamuri nuk i kishte asnjë nga këto tipare. Nuk ka pasur as nga kush ti mësoj...!

Flamuri,vjen nga një familje intelektualësh dhe dëshmorësh.

Nga gjiri i familjes së Flamurit kan dalur, juristë,gazetarë dhe shkrimtarë(romanisier)ekonomistë,mjekë,artist dhe regjisorë,dhe mbi të gjitha kjo familje i dha Kosovës edhe dy Heronjë Azem Sefaj dhe të birin Asllanin,që kur u vra ishte vetëm 16 vjeqarë.

Me rastin e dorëheqjes,Flamuri ishte shum i moderuar dhe modest ku edhe deklaroi"Se ishte viktimë e lojrave të stilit Ballkanik dhe të një mentaliteti rural"

Unë,them që Flamuri nuk ishte viktimë,erdhi i pastër si loti dhe mu ashtu iku,i pastër si loti.Flamuri iku për tu kthyer prapë.

Kosova ka nevojë per shum Flamura të tillë...!

Kosova është e ngopur me politikanë të korruptuar,me hajdutë,me servil,me injorantë dhe analfabetë të diplomuar...! Do ju vijë fundi...!

Për Flamurin ishte e vështirë që ta bëj punën me dinjitet,ngase ka qenë i rrethuar me dreqër...apo sic thotë në një nga poezitë e tij shkrimtari ynë, Dritëro Agolli:

"Më gjurmon  dikush pajtetër

Dhe vërtetë s`di nga t`ia mbajë;

Majtas vrapë me dalin dreqër,

Djathas vijnë e presin djaj.

Si duket,Flamuri me guximin dhe karakterin e tij ishte shqetësim për disa politikan tanë.

Shkrimtari i madh Gjerman, Hermann Hesse thoshte" Ai që zotëron guxim dhe karakter,bëhet shqetësim për ata që i rrinë pranë"

Platoni na mësonte se"Ngadhënjimi i parë dhe i madhë është ngadhënjimi i vetvetes.Të jesh i mposhtur nga ana e vetvetes është gjëja më e turpshme dhe më e mjerueshme"

Flamurin nuk lejoj të jetë i mposhtur nga vetëvetja...!

Të tjerë u mposhten nga vetëvetja...!

Jeta gjithmonë,na jep një mundësi të dytë...Të nesërmen!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test