Bërja e shtetit si proces në vendnumron

Opinione

Bërja e shtetit si proces në vendnumron

Nga: Luz Tomaj Më: 22 maj 2018 Në ora: 11:30
Luz Tomaj

“Gjithkush me majtë shpi, Kola jem I kish majtë tri”, kishte thënë kaher një grua fisnike, ndon se jo në konstelacion me shtetin, por, pse jo edhe me shtetin.

Klasen politike të Kosoves, e cila, prej lindjes së shtetit, jo se nuk ndryshon por as nuk freskohet, akoma e mban një lloj euforije se, më shum është, dhe ka qenë,  e preokkupuar me shpalljen e pavarsisë, duke harruar rëndësin e bërjes së shtetit, madje edhe pas një dekade. S’do mend se, shpallja e pavarsisë, ka qenë realizim I një ëndrre jo shekkullore por epokale. Për më tepër, vleren e pavarsisë, e ngrit edhe fakti  se po e heqë çafe një gjakpirrës I cili, historikisht, u përpoq me e zhdukë popullin shqipëtar.

Megjithëatë, sëpaku, në politikë, nuk lejohet humbja e koncentrimit, humbja e largpamjes. Prandaj, me shpalljen e pavarsisë, më në fund, ëndrra u zbërthy në zhgëndërr  por, as në atë moment, nuk duhet nxjerrë konkluzionin se procesi ka përfunduar. Përkundrazi, duhet konkluduar se tani flitet për shtet, ndaj, procesi për formimin e shtetit tek sa ka filluar.

Të ecësh me kohën, do të thot të ecësh përpara dhe të mos ngelish mbrapa. Shtrohet pyetja se në procesin e shtetformimit, në se ai fare ecën, shtresa politika a ecën me kohën apo stagnon dhe në  vendnumron. Kur flitet për procesin e bërjes së shtetit, kuptohet se, fjala është për një kompleks I cili është I vështir, I gjërë dhe I gjatë më shum se mendohet. Ky process kërkon shum. Mbi tëgjitha, kërkkon vetëdije të plotë, ndërgjegje të pastër, përkushtim dhe punë profesionale përmanente, kërkon angazhim  me e lexu dhe kuptu vullnetin e popullit, me e kuptu plotsisht interesin dhe domethënjen e shtetit.

Më duhet për të satën here, më i përserit bisedat me të ndjerët Ibrahim Rugoven dhe Anton Çetën. Të kuptohem, nuk I përkas asnjërit subject politik në Kosovë. Përpiqem t’I përkas prosperitetit të shtetit. Gjatë një bisede, Ibrahimimë tha: “populli më dëgjon por nuk muj me e vu aty ku nuk mundet me dale. Ndërkaq, gjatë një bisede, në shtëpin time, Antoni,  përveç tjerash më tha:  “frymëmarrja e Ibrahimit është barazi me frymëmarrjen e popullit”.  Nuk e potencoi këtë rastësisht. Jo jo. Shteti  I përket popullit, populli  e formon pushtetin ndërsa pushteti  e ka për detyrë me kriju dhe zbatu procesin politik I cili shkon  në favor dhe interes  të popullit dhe vetëm popullit. Jo, kjo nuk ndodhë në realitet. Përkundrazi, pushteti  po I përket klaneve. Në çdo process të zgjedhjeve, subjektet politike, në nivel çendror dalin  me propozime të kuadrave, të cilin e dërgojn në nivelet locale. Mjerisht, niveli lokal, nuk është në gjendje me ia prish tymin e duhanit nivelit çendror.  Në këtë mënyrë pra pushteti  monopolizohet apo byrokratizohet dhe pushtetarve u hyn vetja në qef dhe dashurohen në vetveten, gjë që është  shum e rrezikshme, sepse manipulojnë me popull.  Ndodhitë në rradhët e pushtetarve, të cilat I shofim apo I lexojm, me I kualifiku si turp nuk mjafton sepse as turpi më nuk egziston, nga se nuk ka mbetë gjë e turpëshme që nuk ka ndodhë. Në anen tjetër, deklaratat e përditëshme, si  psh. ato rreth liberalizimit, nuk jan vetëm qesharake por edhe gnjeshtra. Njëri e thot njëren e tjetri tjetrën.

Një tregim I vjetër

Kishin qenë dy shok, Salihu dhe Uka. E kishin patur për detyrë me kriju rrena nëpër oda. Saliu duhej të rrente ndërsa Uka me ia vu n’dyzen. Një ditë, në një odë, Saliu tregon se e kishte ndi një klysh, tu lehë për havaa  (n’ajr). Njerzit fillun me e qujt të pamundëshme dhe I thon le bre Sali mos rrej. Pas pak, del Uka dhe iu drejtohet burrave, kadale, mos guti se bon vaki orli e ka kapë ndonji klysh në tok dhe ka fluturu, prandaj klyshi ka lehë për hava. Njerzit u qetsun  dhe than  ooo bon vaki. Pasi u kry muhabeti dhe u shpërndan njerzit, Uka I thot Saliut: Sali, rrej për toke e mos rrej për hava.

Megjithatë, t’I  këthehemi  shtetit

Të përkufizosh shtetin, do  të thotë, para gjithash, të caktosh kufijtë e tij, sepse koncepti I papërkufizuar  është, para gjithash, koncept I pa fund. Përndryshe, nga aspekti politik, shteti  paraqet një tërsi të dalluar institucionesh politike, qëllimi I vacant I të cilave është organizimi I sundimit, në emër të interesit  të përbashkët,  brenda teritorit të caktuar.  Ngjajshëm  thotë edhe teoria.  Ajo potencon se shteti është, në radhë të pare, një organizatë  shoqërore, e cila e ka pushtetin, se shtrihet në teritor të caktuar dhe se popullata në atë teritor, sillet sipas normave që I përcakton pushtetit shtetëror.

Prandaj, bërja e shtetit, përveç tjerash, kërkon: 

Kushtetuten, si akt suprem si  në  aspektin e themelimit të shtetit  ashtu  edhe supremacionit ndaj  rregullave  dhe akteve tjera;    

Sigurimin dhe garantimin e tërsisë së plotë teritoriale, dhe

Sovranitetin.

Nëse, procesin e bërjes së shtetit  e shiqojmë në konstelacion  me vetëm segmentet e përmendura, bërja e shtetit, jo vetëm që nuk ecën, por I kanosen  edhe rreziqet.

Kushtetuta  egzistuese, kërkon një analyze profesionale dhe të gjithanëshme, përmbajtësore. Shkurtazi, kushtetuta nuk vjen nga interesi dhe vullneti I popullit. Komisioni kushtetues, punën në përgaditjen e tekstit e kishte përfundu me 7 prill 2008, atë ia dërgon  Kryetarit të shtetit, I cili ia përcjell  Kuvendit. Me 9 prill, Kuvendi e aprovon kushtetuten. Unë e kuptoj se, nxitimi është bërë për rrumbullaksimin e procesit të shpalljes së pavarsisë por, edhe nën ndikim të plotë të Planit të Ahtisarit. Ai plan ka qenë dhe ngele I shëmtuar. Nuk u mirprit as në OKB. Nuk vëreja donjë reagim nga Kosova. Prandaj, një letër, me përmbajtje sadopak historike dhe poliltike, ua dërgova shteteve anëtare të KS të OKB dhe disa shteteve me influence. Disa nga ato shtete, mu falenderun dhe e kishin mirpritur reagimin tim.  Populli nuk ka patur mundësi  që t’a thot edhe asnjë fjalë për përmbajtjen e kushtetutes. Madje, as vet deputetët  nuk kanë patur afat që t’a studioin tekstin por vetëm t’I ngritin duart.

Sot është aktuale çështja e formimit të ushtrisë, e cila kërkon ndryshimin e kushtetutes. Iu lutëm, sipas nenit 65, propozimi për ndryshim të kushtetutes duhet të vjen nga  Kuvendi. Për një propozim të tillë, përveç tjerash, kërkohen edhe votat e 1/3 të  komuniteteteve, që don të thot edhe 1/3 e komunitetit serb. A pret ndokush që edhe një deputet serb do votoj  për atë. Jo jo. Kështu, kalimthi, edhe një moment bjen n’sy. Nuk kam  informata të sakta por thuhet se 90% të populates kosovare e përbëjnë shqipëtarët, ndërsa  + - 10% minoritetet.  Në përbërjen e Parlamentit, vetëm sërbët  participojn me 12%!!

As në aspektin e sovranitetit dhe tërsisë teritoriale të shtetit, situate nuk çëndron më mire. Sovraniteti dhe juridikcioni I shtetit  nuk shtrihet në të ashtuquajturin “veri”. Shum here kam lexu se si filan ministrit apo zyrtarit të Kosoves, nuk iu leju hyrja në veri!!!,  se në veri nuk rrespektohen fare simbolet e shtetit, madje nuk rrespektohet  as valuta  zyrtare!!!

Shtrohet pyetja se pse minoriteti serb në Kosovë dhe vet Serbia, insistojnë në mënyrë ekstreme  për  formimin e një asociacioni. Duhet me qenë tejet naiv dhe mos me e kuptu prapavin e insistimit.

Në formë të rezimesë, kushtetuta aktuale nuk është product I interesit dhe vullnetit të popullit. Mosshtrirja e sovranitetit  në mbar teritorin e shtetit, përveç tjerash, e ven në rrezik edhe vet  shtrirjen teritoriale të shtetit. Këto momente, bëjnë me kuptuar se procesi  I  bërjes  së pushtetit, jo vetëm që nuk lëvizë por paraqet edhe rrezikëshmeri. Kësaj rrezikëshmerije I kontribon edhe vet dialogu me Serbin, për të cilin, mendimin tim do e shprehi në artikullin e rradhes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat