Popull me dy - tri baba ende pa kësulë

Opinione

Popull me dy - tri baba ende pa kësulë

Nga: Kalosh Çeliku Më: 22 maj 2018 Në ora: 11:41
Kalosh Çeliku

Im Atë, Emin Çeliku i Riu: Shpeshëherë pranë Oxhakut me flakë ma përsëriste një thënje të tij parashikuese - historike: “Popull, me dy-tri Baba, ende pa kësulë”. Nuk kishte faj im Atë: Gjatë Luftës Dytë Botërore i kishte pritur këmbëkryq me mauzerrin përqafe, nagëntin në brez dhe bombat e italjanit me “dardhat” turke në xhepin e strukes zezë kaçake, hedhur krahëve në sofër pranë Oxhakut edhe miqtë, edhe armiqtë që i trokisnin tek porta. Shtëpi, e kaçakëve brez pas brezi maleve: Dervish Emin Çeliku (Xhambazi, krahut djathtë të Dervish Carës), Kalosh Zajazit, Mefailave dhe Mahmud Dumanit  e Imer Lumës. Edhe, Unë e vrisja mendejn me ditë, javë, muaj e vite: Çka do të thotë Im Atë me këtë Porosi historike për vajzat dhe djemtë e tij, në këtë Shtëpi kaçake, rrëzë Çukës?! Kur, Unë: hë për hë: nuk i kam Dy Baba, por Tri Baba e më shumë në Shtëpi pa Nanë. Histori, që sot e vërtetoi edhe, Koha e “vallazërim-bashkimit”.

Edhe, kurrësesi nuk i kuptoja veprimet e tia luftarake si fëmijë: nateditë me armët në brez, mauzerrin përqafe e “dardhat” turke në xhepat e strukes. Natën, “nagëntin” dhe hanxharin nën jastëk, mauzerrin mbi kokë, “kashikarat” (“dardhat” e turkut) në xhepat e strukes varë pas dere. Edhe, lejlekët në çerdhe pranverë e verë mbi çati, majë Lisit të midis Livadhit. Dukuri mistike, që mua gjithë natën më lente pa gjumë. Mezi më venin në gjumë bretkosat me këngët e tyre në “Liqenin” e fund - Livadhit. Mos them ndonjë cicërrimë e dallëndysheve mbi derën e madhe të shtëpisë. Zogjë shtegtarë, që çerdhet e tyre pas mërgmit nëpër vende të ngrohta, kur ktheheshin në vendlindje, i ndërtonin me thupra e baltë për çdo pranverë, përveç nënçative edhe në odën e miqëve, në tavan.

Babait, kurrë nuk i prishej qejfi, por i priste në çdo Pranverë me gëzim të madh. E nxirrte “nagëntin” nga brezi dhe i shkrepte dy-tri fishekë në qiellin e hapur mbi kokë. Padyshim, paralajmëronte Pranverën shqiptare. Derën ua hapte krah më krah zogjëve shtegtarë. Përmëtepër, ai para se ato të kthehen në vendlinje, vetë ua ndërtonte edhe çerdhet. Parashikim i tij mistik, që gjithë jetën do të na ndjek si familje dhe popull shqiptar i arratisur nëpër botë, pa e harruar vendlindjen.

Përmëkeq, edhe kur ditenatë xhindet asaj kohe, pasmesnate më hudhnin dorë më dorë majë çative e lisave mbi Çukë, e pak para agimit më kthenin mes Nanës dhe Babait, në shtratë. Mëkot, përpiqesha t’u ik nga duart duke hipur te Kodra e Tikeve, i hapja krahët të fluturoj në qiell. Xhindet kishin fuqi mbinatyrore, më kapnin edhe përtej mjegullave dhe më ndëshkonin vetëm me dy-tri shpulla bythëve. Ndoshta, edhe pse unë isha kukulla më e dashur e tyre për lojë. Askushi, nuk u besonte këtyre rrëfimeve fantastike dhe të frikshme me xhindet gra, Nusen me pashterkë të kuqe në Lëmë: as Nana e Babai pranë oxhakut. Thonin, ke parë ëndërra. 

Frika, papritmas më kapi vite më vonë, pasi u rrita burrë: Unë me Tri djem e pa asnjë vajzë, vetëm me një nip e mbesë, të mbetem edhe pa Shtëpi?! U dogjë për së dyti herë Shtëpia. Autori i zjarrit, ende mbeti i pazbuluar edhe sot e kësaj dite. “Miqtë” e mi, që aq shumë i paskam pasur “besnikë” në jetë, kishin vdekur, moti para kohe. E, Unë kisha mbetur fillkat vetëm me Poezinë, Gruan besnike mes ujqërve?!

Përçudi, edhe sot i dua Ulkojat e Malit, e jo ujqërit e fushës, kafshët shtëpiake me dy këmbë të arratisura arave me dy brinja në ballë e kokën në grazhd. Gruan kurtizane, që ende deri më sot, nuk e gjeti burrin besnik në Shtëpinë Publike?!

Punemadhe. E, asnjë bri në zemër. Unë jam në Shtpinë e Gruas besnike dhe Zemrën Shqiptare, edhe sot e kësaj dite deri në Vdekje e Ringjallje. Jo, si dikur në fëmijëri në prehërin dhe duart e Nuses me pashterkë të kuqe. Malli më ka marrë për një poezi të Rilindasëve, ose këgë dashurie të Cucave me dajre nën hijen e Lisit midis Livadhit!...

Babai, i kishte dy djem dhe një vajzë, ende gjallë nga shtatëmbëdhjetë fëmijë  mes varreve, që i lindi Nana në Katund: Dëshmi e arratisjes tonë si familje në, Paris. Arratisje e Vëllait madh, shkaku presioneve të shpeshta policore si mësues dhe për bukën e gojës. Përndjekje e paparë, që ende vazhdon edhe sot e kësaj dite në familje, dikur nga Partia Komuniste, sot nga Partitë Neokomuniste në “emër të popullit”.

Sugari i Babait ende është gjallë (?!). Penën e ka me dy tyta. I palos politikanët e arrarisur “patriotë” në histori: Tiranë, Shkup e Prishtinë. Herë pas here duke kujtuar Baba Dovletin. E sëmura e Ballkanit, kur e humbëte luftën edhe në Stamboll, shqiptarët e kërkonin Baba Dovletin?! Gjermanët, në Luftën e Dytë Botërore e humbën Berlinin, shqiptarët ende luftonin maleve, nuk i dorëzonin armët. Komunizmi, rrezikohej edhe në Rusi, shqiptarët me fotografitë e shokut Tito në demonstrata për “Kosovën - Republikë” (1981), e kërkonin “vëllazërim-bashkim”, në Prishtinë (Kosovë)?!

Vazhdimësi historike, sot e kryeministrit të IRJ të Maqedonisë Zaevi (“Shpëtimtari” i shqiptarëve, krah për krahu me kryeministrin e Greqisë Aleksis Cipras, pajtohen me pagëzimin e emrit të Republikës “vëllezërve” me atë: “Republika e Maqedonisë të Ilindenit”. Shtet, i Ri ende pa emër, që unë padyshim do ta pagëzoja si: Republika e Zajazit. Mesiguri, nuk do ta kundërshtonin “vëllezërit” si emërtim, por as edhe shqiptarët. Shkaku, se: Historikisht për themelimin e kësaj Republike ish Jugosllave, më tepër kanë dhënë gjak dhe djersë politike shqiptarët, sesa “vëllezërit maqedonas”. Edhe, atë: pakmëshumë se Izraeli me pula në Evrosion, e Shqipëria me shqiponja?!

Malli e merrte Babain të shohi një shtëpi shqiptare tradicionale në Ballkan, me sofër tradicionale pranë  oxhakut,  e tymeflakë, matanë mjegullave në Qiell. Lejlekët në çerdhe mbi çati me këngët e tyre kryengritëse duke paralajmëruar Pranverën Shqiptare. Dallëndyshet, në Odën e miqëve. Murgon, roje te pragu i derës. Dr. Dacin duke i përdredhur mustaqet Verë e Dimër tek pragu i derës.

Im Atë përsëgjalli, edhe pse dy djem i kishte të arratisur në Paris. Sugari, pas një kohe u krhye në Vendlindje, pranë Oxhakut. Hijen e Lisit, midis Livadhit. E vazhdoi luftën me penë. Edhe, Vëllai i Madh me vite pa vend pune në Shtetin e “përbashkët”.

Babain, malli e merrte të na shihte në Shtëpi. Edhe, kur ne rrallëherë ishim në Shtëpi, këmbëkryq te pragu i derës na priste me atë Thënjen e tij historike: “Popull me dy baba, ende pa kësulë”. Fjalën, siç duket e kishte asaj kohe për gjermanët dhe amerikanët.

Frikë e kam edhe sot, atë Thënjen e tij historike: “Popull me dy-tri baba, ende pa kësulë”! Shkaku, se: ne shqiptarëve po na përsëritet historia. Hë për hë, i kemi dy baballarë. Sot, na delë krah edhe i treti: Erdogani?!

Dhe, mëngjesin e gëdhijmë, ende pa kësulë…  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat