Ata që e vranë, e vjedhën, dhe e shitën, nuk mundë të udhëhqin Shtetin

Opinione

Ata që e vranë, e vjedhën, dhe e shitën, nuk mundë të udhëhqin Shtetin

Nga: Hafiz Shala Më: 25 maj 2018 Në ora: 22:31
Hafiz Shala

As që nuk mundë të udhëhëqin më Kosovën,  Qëvërinë, dhe, nuk mundë të udhëheqin më Parlamëntin e Kosovës
Këmbanat trumbetojnë nga të gjitha anët, duke jau tërhjekë vrejtjen dhe atë të fundit së çka po i pregatitet Kosovës.Të gjithë e dëgjojnë, ofshajnë, por, askush nuk e merrë hapin e guximshëm që ta shpëtojë këtë Kosovë, të mjerë, e cila ka mbetë në duar të bashibuzokëve, hajdutve, kriminelave dhe tradhëtarvë.

Por, fatëkëqësishtë, deputetët e zgjedhur nga populli të ngulfatur nga udhëheqësit e partive respektivishtë klaneve politike, disa nuk dojnë ta çajnë kokën, disa nuk guxojnë, ndërsa një pakicë e vetmuar është e pafuqishme që të ndryshojë diçka për të mirën e vëndit, sepse ju mungojnë numrat.
 Pikërisht, qysh në këtë moment vendimtar dhe kritkë, për shtëtin janë ma të vlefshëm se edhe jeta individuale, para asajë kolektive-popullit, i cili për habi as që jepë shënja që egzistonë.
Flitet për bisedimet përfundimtare dhe pajtimi me Serbinë, por është jashtë çdo logjike që të flitet për këtë hap historik por tragjik për Kosovën, si asnjihërë ma parë gjatë gjithë historisë së sajë.
Së pari, si mundet me i udhëheq bisedimet ai të cilin e apostrofova përmes këtijë titulli, që e vuri Kosovën në pozitë, jo vetëm inferiore por totalishtë bllokuese dhe poshtruese për interesa personale(shpëtim nga Gjykata Speciale).

Si shansë të fundit për ta shpetuar Kosovën nga kapja e titulluarvë(udhëheqësve) me vetëdije, prej tyre si akte tradhëtie ndaj shtetit.
Një President, i cili,prej fus(pus)notës e deri te bisedimet, gjoja teknike, ku, me kohë ju patë tërhjekë vrejtja se bisedimet, pa kushte, janë tragjike, për Kosovën. Dhe, se Kosova, jo që nuk fitonë asgjë(tani po vertetohemi), se po humbë në çdo aspekt.

Me pëlqimin e udhëheqësit të deritanishëm të bisedimeve me Sërbinë, dhe pa autorizim të Parlamentit të Kosovës, në emër të popullit, zhvillojë biseda në pranin e përfaqësuesve të BE-së dhe ato private, pa e pyetur as veten e as popullin. 
Se si dhe në çfar subjekti Kosova po bisedonë me Serbinë : si autonomi, si provincë e jugut të Serbisë apo, kush dreqin e di, Prishtina po bisedonë me Beogradin.
Në prillë të vitit 2013, në Washingtonë DC,me kërkesë të ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, u mbajtë nji dëgjim(dëshmi) nën udhëhqjen e Nënkomitetit për Europë dhe Azi për ” Kosovën dhe Serbinë, Shtegu deri te paqe” e drejtuar nga Kongresmeni Dana Rorhabacher Kryesues i ketij Komiteti ne Kongres.

Ky ka qenë nji trup i vetëm zyrtar nga Perendimi për ta kundërshtuar sponzorimin e Europës pajtimin e nënshkruar nga Kryeministri i athershëm i Kosovës dhe ai i Serbisë.

Ndërsa, që ai doli se ishte si nji “ Quick fix” qe do të dështonte, për nji paqe të qëndrueshme dhe stabilitetin në Juglindje te Europës.
Në atë kohë, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, botonë artikullin : “Ta ruajmë Republikën e Kosovës”, duke ju adresuar tentativave të Serbisë, për ta ndarë veriun e Kosovës, juridikishtë dhe i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës për ta kundërshtuar hjekjen e emrit Republikë, si kushtë i vënë nga Serbia për të marrë pjesë në takime rajonale.
Në këtë takim në Panelin për të dëshmuar dhe shprehur pikpamjet e tyre, muarën pjesë : Shërley Cloys DioGuardi, Roland Gjoni dhe Robert Churcher, në emër të Ligës,ndërsa, si anëtar i Komisionit ishte edhe Kongresmeni Eliot Engël, Daniël Servër nga Instituti për Paqë në Washington DC.
Që nga Kryesuesi Dana Rorhabacer, Daniel Servër dhe përfaqësuesit e Ligës ishin kundër këtyrë bisedimeve, pa kushtë, dhe nivel të barabartë si dy shtete. Dhe, se me këto bisedime Kosova, lë që nuk fitonë por humbë dhe atë që e ka fituar me gjak.
Për habi, pro bisedimeve ishte Kongresmeni Eliot Engël.

Bisedimet “ Standardet para statusit” siç u quajtën dhe  patë thënë edhe George H. Bush, presidenti i vjetër, janë sikur “Kërri me dalë para kalit dhe me ngreh Karrocën”.
A do të lejonë Parlamenti i Kosovës që bisedimet ti udhëheq ai që Kosovës ja sjelli të gjitha këto të këqija me pretendim se është i vetmi që mundë të sjell “vëndime të mëdha”.
Ai qënuk ka të ndalur duke e thelluar edhe ma tepër në obligimet ndërkombëtare deri vërtetë te ndarja e pjesës veriore, sipas teorisë së askush nuk fitonë gjithçka dhe askush nuk humbë gjithçka.

Pse,Kosova pakë ka humbë?!

Dhe çka tjetër duhet të humbë Kosova për ta njohur Serbia, e cila në preambullën e Kushtetutës , Kosova figuronë si pjesë e sajë.
Pse Bashkësia Ndërkombëtare asnjiherë nuk ja tërhjeku vrejtjen Serbisë, që mos ta pengojë Kosovën në anëtarësimin e mëkanizmave ndërkombëtar, e cila e ka vazhduar avazin e saj gjithmonë me të vjetrën.
 A ja vlenë më të humbë territor Kosova, për tu anëtarësuar në OKB, me status vëzhguesi si Palestina, ose për të fituar Liberalizimin e vizave që askund nuk po duket në horizont.
Anipse e trumbetojnë pushtetëmbajtësit se i kanë krye të gjitha obligimet, që nuk është ë vërtetë, e tani do të ju vihen edhe kushte të tjara shtesë si përshembull Asociacioni i Komunave me shumicë serbe me fuqi egzekutive, si pushtet i tretë.
Dhe, më falni, por po më duket nji kurthë e pregatitur edhe nga ndërkombëtarët të cilët thonë me tër gojën se, Kosova e ka të siguruar integritetin teritorial që në shikim të parë ashtu edhe do të mbetet derisa të themelohet Asociacioni me fuqi egzekutive.
Që, nji ditë qoftë edhe pas dhjetëvjetëve të funkcionimit të gjysmuar të Kosovës e penguar nga ky organ njinacional e në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në mënyrë të njianshme, do ta shpallin veriun e Kosovës Autonomi me të drejtë shkëputje dhe definitivishtë ti bashkangjitët Sërbisë.
Dhe, dhashtë Zoti, të jemë shumë i gabuar, edhe miqt tanë ndërkombëtarë do të na thonë: na falni, por edhe ju e shpallët Kosovën e Pavarur nga Serbia (anipse edhe me pëlqimin e tyre), tani duhet të pajtoheni sepse mundë të ketë implikime shumë të rrëzikshmë ndërkombëtare(duke aluduar në Rusinë).

Dhe kjo, po bjenë edhe ma e rrezikshme se ideja e udhëheqësit të bisedimeve me Serbinë në biseda zyrtare, dhe private me Vuqiqin për ndërrim teritoresh.

E çfar ndërrimi të bëjë Kosova, me e dhënë teritorin e saj, për teritorin e saj: Veriu me Kosovën Lindore, që në këtë rast të shpalljes së Autonomisë vëriut, Kosova Lindore as që vjenë më në shprehje. Sepse kjo kastë politike asnjiherë nuk e ngriti çështjen e reciprocitetit të të drejtavë të shqiptarvë nën Serbi
me ato të serbvë të veriut të Kosovës.
Ky ndoshta është shansi i fundit që populli të ngritet nëse ende frymonë dhe ti largojë urgjentishtë , nga pushteti të gjithë klasën sunduese. 
Dhe, më bësomani se e para që do të reagojë kundër nji hapi të tillë, është Serbia sepse ajo shpresën e ka nga kjo klasë, që përditë i bënë koncesione asajë për ta shpëtuar lëkurën e vetë.

Dhe, me siguri që do ta kërcënojnë edhe Bashkësinë Ndërkombëtare me ndërprerjen e bisedimeve duke e fajsuar Kosovën se
me tjëtërkëndë nuk do të kenë suksesë për bisedimet.
Si mundë të ketë paqë me nji shtet që lëre nuk kërkojë falje, për krimet monstruoze të urrejtjes shtazarake ndaj shqiptarve, por, çdo ditë dhe në çdo rastë rrinë kujdestar duke e penguar Kosovën,duke gënjyer, propagnduar, prej asajë se Kosova është ajo që nuk po i zbaton marrëveshjet(që dorën në zëmër askush në Kosovë nuk është në dijëni se për çka është biseduar,çka është vendosur, çka është realizuar. 
Sepse, këto kanë mbetë në vetëdijën të pavetëdijëshmit - udhëheqësit të këtyre bisedimeve fantomë, nga i cili askush nuk i kërkojë llogari, dhe askush nuk i kërkojë përgjegjësi për gjëndjen katastrofale politike, ekonomike e shoqërore.
Nji shtet që nuk funkcionon, në rendë të parë ligji,dhë drejtësia e kapur dhe e kontrolluar nga këta kapës që e kanë rrokë për fyti shtetin e tyre, dhe, për ti mbrojtë kundër çdo akuze, këta i vendosën njërëzit e vetë në poste kyqe e posaçërishtë, gjykatat, prokurorët dhë organet e rendit dhe të sigurisë.
Asnji shtet, nuk ka vullnet ti kontaktojë për bisedime, për marrëdhënie diplomatike, ekonomike e shtetërore, sepse, çdonjëri nga këta, janë me akuza të rënda që në vendet demokratike, as njëzetë e katër orë nuk do të qëndronin në pushtet.
Është tragjikomike kur shtetet me ekonomi ma të zhvilluar, nuk kan numër të ministravë e zëvëndësministrave të një Qëverie pakicë që nuk funkciononë, dhe nuk është në gjëndje të sjellë asnjë vendim që praktikishtë, është në nji bllokadë totale.

Që, po mos të ishte KFO-ri,do të kërcënoheshin kufijtë shtetëror ku në nji gjëndje të tillë të jashtëzakonshme,kush është ai organë që do të vendosë në emër të shtetit.

Është, indikative se si klasa sunduese ndihet disi jopërgjegjëse, sepse, Amerika do të marrë pjësë në bisedimet përfundimtare, që do të thotë në nji mënyrë shfajësim nga gabimet e rrezikshme, që ata i kanë bërë në dëmë të Kosovës.
Vetem Amerika duan që do të jau shpëtojë fytyrën që nuk e kanë, dhe nuk e kanë pasë kurrë.  
Por, a do të thotë kjo që edhe ndërkombëtarët kanë dorë në këto pazare, jashtë dijenisë së popullit. Kjo, në vendët e tyrë nga vijnë, ata, do të ishtë fund i karierës dhë përgjegjësi kriminale për sjellje të tilla.
Një gjë është shumë e sigurtë se përderisa punohet pas shpinës së popullit nga kushdoqoftë,do të rezultojë me gjakdërdhje dhe ndonjë konfliktë të brëndshëm, deri te eskalimi në aspektin ndërkombëtar.

Gabimet në politikë rezultojnë në viktima në njërëz dhe atë tërësishtë të pafajshëm, por të manipuluar, të nënçmuar, të nëpërkëmbur dhe të poshtruar.
Këta, që e mbajtën Kosovën pengë, të izoluar!të manipuluar për interesa politike, brenda natës i ndërruan qëndrimet, qasjet dhe veprimet kundër asajë që i ofenduan njërëzit, i sulmuan, e nxitën popullin kur ishtë fjala për demarkacionin me Malin ë Zi dhe, ja mur “gjynahet” atij që pa pëlqimin e Parlamentit respektivishtë të cilin e nxiti, e manipulojë, dhe ju premtojë, dhe në fundë e nënshkrojë humbjen e 8200 hektarve që ishte si kushtë gjoja për liberalizimin ë vizave, kushtë unikatë në politikën ndërkombëtare, përpos Kosovës të pazot shtëpie.
Në të vërtetë, kurrë dhe asnjiherë nuk e kamë menduar që pasë gjithë asajë që e përjetojë Kosova, pas përkrahjes dhë ndihmave politikofinanciare si nga SHBA dhe BE e posaqërishtë Gjermania,nuk ishin në gjëndje kjo udhëheqje e ardhur si me dhunë në pushtet që po i quajmë kriminël për krime ndaj popullit të vetë,që ta drejtojë vëndin në drejtim të duhur.
Këta që sotë drejtojnë institucionet e Kosovës gjoja në bazë të “meritave të luftës” dhe krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mërgim nga marksistat-leninistat - enveristat që në të vërtetë nuk ishte ushtri e organizuar në bazë të artit ushtarak, pa oficer kariere, sikur që ishte FARK-u i

Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Dr.Ibrahim Rugova, të cilët i luftuan, i vranë dhe e injoruan.
Falë atyre  martirve që u keqpërdorën nga këta profiter që luftën as që e shijuan, por duke i këqpërdorur osë thënë troq vjedhur mjetet financiare të grumbulluara nga “Vëndlindja thërret” që i duel duqi kriminelit të luftës dhe paqes si Xhavit Haliti më shokët të “Prontos”.
I cili i shtyer nga gjaku i kriminelit, fizikishtë u përplasë ndaj Deputetit të LDK-së Arben Gashit, që u zu keq nga kamërat dhe i njëjti vazhdonë sikur mos të kishte ndodhur asgjë.
Çfar ironie nga deklarata e tij, se gjoja paska rrëshqit në parketin e Parlamentit që e paska mbulue “akulli” apo pastruesit e kanë harrue ujin që nuk e paskan mbledhur e gati e theu qafën nënkryetari i Parlamentit ku rrezikohet vendi i punës atij  të mjeri.
Duke ju kërkuar falje që e zuna në gojë këtë monstrum por qëllimi ishte që përmes këtij, e keni një pasqyrë të pushtetarve që po e rëndojnë Kosovën ma shumë se tanket e Milloshëviqit, gjatë masakrave ndaj civilve të pafajshëm në luftën e fundit, që sotë jetojnë nën ethet e kësajë kaste  e cili i terorizonë me skamje të tejskajshme përderisa vetë prej opingave të Pirotit, u bënë milioner në kurrizin e popullit, duke e vjedhur mundin dhe djersën e diasporës, që nuk kursejë asgjë për ta ndihmuar ushtrinë e vërtetë dhe luftën e drejte të popullit të Kosovës.

E jo të këtyre pushtetarve ish komadantët e “Rognerit” që i vranë në prita djemtë ma të devotshëm të Kosovës, duke i furnizue me armatim luftëtarët që ishin në vijën e frontit.
Kjo është gjëndja e Kosovës nga e cila ose duhet të dilet me largiimin e këtyrë nga pushteti, edhe pse është shumë vonë,ose Kosova si shtet po venitet deri në mosëgzistim apo shkrirje nën kthetrat e armikut shekullor, Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat