Këshilltarët rilindas shpallin “marren” e vet “nderin” e tyre!!!

Opinione

Këshilltarët rilindas shpallin “marren” e vet “nderin” e tyre!!!

Nga: Bislim Ahmetaj Më: 19 qershor 2018 Në ora: 00:09
Bislim Ahmetaj

Sot këshilltarët e majtë të një njësie zgjedhore i paskandhënë titullin “Qytetarë Nderi” një vrasësi. Dhe jo njëvrasësi të rëndomte por pikërisht atij që qëlloi me pesëplumba, me armën e shtetit, në ambjentet  Parlamentittë Shqipërisë, kolegun deputet te opozites , Liderin e Dhjetorit, AZEM HAJDARIN.

Ky veprim i këshilltarëve “socialist” të Hasit nuk duhet të çudisë asnjë mendje normale në këtë vend absurd edhe pse krahinës së Hasit, qytetarëve të saj i kahedhur baltë dhe e ka turpëruar si rrallë herë në historie vet të mbushur me vepra krenarie.

Them që nukduhet të çudisë askënd pasi me votat e deputetëvesocialist (dhe jo vetëm me to) është zgjedhur në krye të Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, njëriu qëudhëhoqi operacionin policor për shtypjen e demostratave të 2 Prillit në Shkodër, njëriu që përgjakuqytetin e lirisë në vigjilje të zgjedhjeve të parapluraliste me vrasjen  e katër “Martirëve të Demokracisë”. 

Kryetari  i këtyre këshilltareve“rilindas” në Tiranë ka thirrur në kabinetin e tij dhe pikërisht në postin e Ministrit të Brendëshëm ishhetuesin e diktaturës dhe bashkëpunëtorin në krim e trafik ndërkombëtar droge të vëllait të tij, ka vendosur në postin e ministrit të Jashtëm djalin e anëtarit të Byrose politike dënuar nga gjykatat e vendit pas viteve 90 me 11 vite burg për genocide.

Vet kryetari i këshilltareve socialist të Hasit  dhe të gjithë“rilindasve” shqiptarë është i  biri i ish anëtarit tëPresidiumit të Kyvendit Popullor, i cili firmosi varjen e poetit disident Havzi Nela. 

Dhe jo në 44-ën, as në 48-ën, por në 88-ën kohë kur vendet e tjera të lindjes poçliroheshin nga mortaja e komunizmit i ati ikryeministrit të sotshëm të vendit tonë firmoste dënimeme varje të kundërshtarëve të regjimit. 

Këshiltarët e vegjël socialist të Hasit janë thjeshtë një vegël frymorenë orkestrën kriminale që dirigjohet nga Edi Rama.

Vendimi i përfaqësueve të së majtës lokale të një zone tejet të përsekutuar nga regjimi komunist është helmi dhe vreri që Tirana zyrtare vjell mbi banorët e kësajzone, është xehri  luftës së klasave që Tirana zyrtare mbjell ndër këta banorë për të nxitur përçarjen dhekonfliktin mes tyre. 

Ata, këshilltarët socialist verbtazi e kanë ngritur duart e tyre të mpira nga ideologjia ose ndonjë shukë paresh tëndotura nga droga për të shpallur turpin e Hasit “nder” të vetin.

Vendimi i tyre  nuk i zbeh aspak vlerat dhemeritat e çmuara të Azem Hajdarit, Atij vetëm I rritet shkëlqimi dhe I ndihet mungesa. Azemi edhe pse u përndoq, ju banë prita, atentate dhe u ekzekutua sikundërshtarë politik në memorien e shqiptareve u skalitsi kampion I lirisë , si martirë I demokracisë, si hero i çeshtjes tonë kombëtare.

Ndaj ky vendim absurd, joligjor, aspak etik e aq më pak zakonor për këtë zonëme tradita të shkëlqyera tregon që misioni i të majtësshqiptare për përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes  nisur me 8 Nentor të 41-it akoma s’ka mbaruar.

Ky vendim idiot e dashakeq tregon se sa e dobët është kultura demokratike dhe ligjore në vendin tonë, sa larg Europës jemi edhe pse kryeministri lehë çdo ditë me orë të tëra për të kundërtën. 

As te ekzistencializmi i Dostojevskit, as te absurdi i Kamysë nuk mund të gjeshë përgjigjen e sprovave idjote që e majta shqiptarepo eksperimenton ndër shqiptarë. 

Mos i falë o Zot se e dinë shumë mirë se çfarë po bëjnë (!)

*Kryetar i Grupimit “DHJETOR ‘90”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat