VETTING-u i vërtetë e dekriminalizon shtetin në Shqipëri - Bota Sot
VETTING-u i vërtetë e dekriminalizon shtetin në Shqipëri

Opinione

E hënë, 24 shtator 2018

VETTING-u i vërtetë e dekriminalizon shtetin në Shqipëri

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 21 qershor 2018 Në ora: 11:53
Skënder Sadri Kapiti

Mafiooligarkia  e krimit, e korrupsionit dhe e  hajdutërisë nuk ka ngjyrim politik, nuk njeh jo vetëm ligjin por  nuk njeh as skrupull, as etikë dhe as moral.

Krimi dhe korrupsioni i ngritur  dhe i instaluar në sistem është  njëkohësisht vetë liria  dhe avokatia më e sigurtë për pandëshkueshmërinë e tyre.

Kjo është  se çfarë ka realizuar politika e tranzicionit në Shqipëri, prej së cilës vjen pamundësia për ndërtimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor në Shqipëri,  por edhe në Kosovë si i njejti ralitet edhe atje.

Nisur nga fakti shumë i vështirë i arritjes së miratiit të Ligjit të VETTING-ut , miratim i cili u krye falë vetëm vullnetit dhe presionit të SHBA dhe BE-së, pasi: politika ,pushteti e drejtësia shqiptare bënë një rezistencë të jashtëzakonshme kundër miratimit të VETTING-ut së pari, dhe  nisur edhe nga fakti i pengesave dhe vonesave për ndërtimin e strukturave të VETTING-ut që bëjnë po politika, pushteti dhe drejtësia në Shqipëri. Këto tregojnë se shteti dhe aktorët  e instrumentet kryesore funksionale të shtetit  të cilat janë politika, pushteti dhe drejtësia dhe pa përjashtuar këtu as median janë korruptuar dhe kriminalizuar  shumë thellë dhe për pasojë është kriminalizuar edhe shteti.

 Shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni politiko-juridik  i mafiooligarkisë keqfunksionon dhe sillet si një shtet  instrumental kriminal dhe antidemokratik në funksion dhe në shërbim të politikës, pushtetit  e pushtetareve  dhe të drejtësisë së kriminalizuar.

Ky realitet i rëndë dhe mosbesues ka krijuar edhe një apati kolektive, paralizë dhe humbje besimi te qytetarët shqiptarë se Shqipëria  mund të bëhet.Këtë e tregon fakti pasi akoma askush prej peshqve të mëdhenj të krimit dhe të korrupsionit  mafiooligarkik nuk është vënë akoma para drejtësisë si dhe eksodi e largimi nga  atdheu  i shqiptarëve të kërcënuar nga krimi, korrupsioni, varfëria ,pasiguria dhe sidomos nga padrejtësitë politike, juridike, ekonomike, intelektuale  etj..

Pra VETTING-u poqese se e pastron dhe e ndëshkon politikën dhe drejtësinë e kriminalizuar , kjo do të thotë se do të kemi edhe fillimin e procesit të dekriminalizimit të shtetit shqiptar , pra atë të çmontimit të krimit dhe të korrupsionit nga sistemi politiko-juridik dhe gjithinstitucional.

Kjo do të thotë po kështu po ta shprehim me fjalë akademike juridike dhe demokratike modestie se me zbatimin e VETTING-ut fillon edhe ndërtimi dhe funksionimi  i shtetit ligjor me standarte moderne.

 Unë jam i drejtërdrejtë në atë që shprehem dhe them  dhe po pyes se në qoftëse në Shqipëri akoma nuk ka dhe nuk funksionon një shtet ligjor me standarte moderne shtetformuese ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, dhe se ky është shkaku kryesor i mosintegrimit të Shqipërisë në BE; dhe ky është edhe shqetësimi më i madh i perendimit për Shqipërinë, pasi nga një shtet i tillë nuk luftohet as krimi i organizuar dhe as korrupsioni.

Dhe them perseri  se prej kësaj politike, këtij pushteti dhe kësaj drejtësie të kriminalizuar dhe  prej padrejtësive të tyre, dhe  përderisa shqiptarët, pra, prej tyre marrin arratinë dhe kërkojnë azil në perëndim , atëhere një shtet i cili sillet dhe vepron kështu  dhe kur nuk është  dhe nuk funksionon si  shtet ligjor atëhere ai  shtet  i përket alternativës tjetër, atij të një shteti mafioz,  joligjor dhe kriminal.

Pra VETTING-u po përballet dhe do të përballet me një politikë, pushtet e drejtësi të kriminalizuar tejskajshmërisht, pra do të përballet me një shtet të tillë të kriminalizuar prej kësaj drejtësie e politike.

Prandaj zbatimi dhe suksesi i VETTING-ut do të përballet me sfida të vështira dhe rezultatet duan kohë që të arrihen që VETTING-u të   dekriminalizojë  shtetin , dhe dekriminalizimi i shtetit  i hap rrugën konsolidimit të lirisë, patriotizmit, ligjit  dhe  demokracisë së vërtetë.

Prandaj si tillë, një VETTING  po i tillë duhet edhe në Kosovë, ku të çlirohet  nga krimi dhe korrupsioni edhe atje politika, demokracia, ligji, shoqëria dhe shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test