Operacioni LIBELLE - evakuimi i civilëve nga Shqipëria në vitin 1997

Opinione

Operacioni LIBELLE - evakuimi i civilëve nga Shqipëria në vitin 1997

Nga: Astrit Zemaj Më: 22 qershor 2018 Në ora: 14:22
Astrit Zemaj

 

Operacion LIBELLE është angazhimi i parë i forcave tokësore gjermane me shkëmbim zjarri pas Luftës së Dytë Botërore.

Përmes ketij operacioni brenda rreth 12 orëve, ushtarët e Bundeswehr-it evakuan më 14 mars 1997 shtetasit gjermanë dhe të huaj të cilët gjendeshin të ngujuar nga trazirat dhe perplasjet e armatosura në Shqipëri.

Gjendja në Shqipëri sidomos gjatë trazirave të muajit Mars 1997 ishte kaotike dhe pothuajse i gjithë shteti shqiptar gjendej në luftë civile nga jugu deri në veri.

Duke qenë të rrezikuar, në të njëjtën periudhë edhe njësitë e forcave amerikane dhe italiane permes operacioneve paralele kishin evakuar qytetarët e tyre nga Shqipëria.

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë me datën 11 mars 1997 ju kishte bërë thirrje të gjithë gjermanëve të cilët gjendeshin në Shqipëri të largoheshin menjeherë nga vendi. Si pasoj e perplasjeve të armatosura, kollaptimit institucional dhe trazirave të cilat kishin kapluar rrugët e vendit, një transport i qytetarëve gjermanë nga toka drejt bregdetit të Adriatikut pas datës 13 mars 1997, as që mund të provohëj.

Të gjendur në ketë situatë, jo vetëm gjermanet por edhe shumë shtetas të vendeve tjera të cilët gjendeshin në Shqipëri, ishin strehuar në ambientet e Ambasadës gjermane në Tiranë.

Qeveria federale gjermane e kancelarit Helmut Kohl, pas pranimit te informacioneve nga terreni dhe ne konsultim me Bundestagun gjerman si dhe me koordinatorët e institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë në vend, kishte vendosur që të intervenoj permes një operacioni ushtarak të shpëtimit dhe evakuimit, i cili në literaturën ushtarake njihët me emrin "Operacioni LIBELLE".

Në mbrëmjen e datës 13 mars 1997, pason vendimi i ish ministrit të mbrojtjes Volker Ruhe për reagimin e Bundeswehr-it ndaj gjendjes. Forcat e marinës gjermane vehën në levizje në ujrat e adriatikut, si dhe gjashtë helikopterë transporter CH-53G, të cilët operonin në kuadër të kontigjentit gjerman SFOR në Bosnjë dhe Hercegovinë.

I gjithë operacioni dhe njesitë për nderhyrje me gjithësejt 89 ushtarë ne mengjesin e 14 marsit 1997 zhvendosën në Dubrovnik të Kroacisë dhe paralelisht ishin venë në dispozicion edhe tre aeroplanë C-160 Transall të cilët gjendeshin në bazën ushtarake në Landsberg( 24 ushtarë duke përfshirë 6 ndihmës mjekë).

Perderisa herët ne mengjes, helikopterët gjermanë kishin filluar levizjet nga baza ajrore e SFOR-it në Rajlovac për tu zhvendosur në Dubrovnik, paralelisht me ketë, forcat e marinës gjermane përmes detit i afrohën portit të Durrësit.

Pas njoftimit nga Ambasada e Gjermanisë n? Tiranë, se perfundimisht terheqja nga toka dhe deti është i pamundshëm, pason vendimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë që 6 helikopterët gjermanë të SFOR-it të lëvizin nga Dubrovniku për në Podgoricë dhe pastaj në Tiranë.

Rreth orës 15:00, pas rifurnizimit me karburante, nën komandën e kolonelit të forcave ajrore, Henning Glawatz( më vonë pensionohët me gradën, gjeneral brigade), fillon nisja e helikopterëve gjerman për në Tiranë dhe ulja në aeroportin e Laprakës është realizuar në orën 15:40 të datës 14 mars 1997.

Rreth zonës së zbarkimit ka pasur një shkëmbim zjarri mes ushtarëve gjerman dhe dy automjeteve të paidentifikuara/ forcave të panjohura dhe ushtarëve të cilët pas kunderpergjigjës me zjarr zbrapsen ne drejtim te panjohur.

Nga kjo perballje e armatosur dhe shkëmbim zjarri, njëri nga helikopterët gjerman dëmtohët lehtë, perderisa nuk ka pasoja për operacionin tjera apo viktima në njerz. Saktësisht sipas njoftimit zyrtar të Bundeswehrit janë shkrepur gjithësejt 188 plumba nga armët e ushtarëve gjerman.
Kundërpergjigjeja me zjarr e forcave gjermane gjatë evakuimit në Tiranë njihët edhe si perplasja e parë e ushtarëve gjermanë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mes orës 16:00-16:30, helikopteri i fundit gjerman i përfshirë në evakuim largohët nga Tirana dhe Operacioni LIBELLO, konsiderohët i përfunduar. I gjithë qëndrimi në tokë i gjashtë helikopterëve gjerman ishte perfunduar brenda 45 minutave.

Gjithësejt 98 qytetarët gjerman (duke përshi edhe personelin e Ambasadës) dhe të huaj nga 22 vende, të cilët ishin evakuar nga Tirana, arrijnë në Podgoricë dhe nga aty trasferohën për në aeroportin e Këln / Bonn, perderisa me datën 15 mars 1997 helikopterët kthehen bazën ushtarake në Rajlovac.

Më datën 20 mars 1997 parlamenti federal, Bundestagu, me një shumicë absolute përmes një rezolutë miratoi operacionin i cili ishte një kordinim superlativ mes diplomacisë, politikës dhe forcave të armatosura gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat