Dita triumfatore e merituar e shumë ëndërruar

Opinione

Dita triumfatore e merituar e shumë ëndërruar

Nga: Sali Leka Më: 23 qershor 2018 Në ora: 10:17
Sali Leka

Në borë në akull kufirin e kemi kaluar.

Kufiri i armatosur, i fortifikuar.

Flaka e barutit gjoksin na e përvëloi.

Por ëndrrën e shpirtit nuk na e shkrumbëzoi.

Dëshirën e zemrave me Europën e bashkuam.

Me ty dhe për ty Europa e humanizuar.

Shekull mbas shekulli do të jemi të nderuar.

Bashkë të forcuar, të dashamirësuar.

 

Me poezi, me këngë shkodrane dhe me serenata korçare.

me gëzim e harmoni.

Në 28 qershor 2018 kudo në Shqipëri me betim e krenari

Që në 25 qershor 2017 populli shqiptar e ka merituar.

Nisjen dhe fillimin e negociatave në Brukselin e lartësuar.

Me Parlamentin Europian i kulturuar me shqiptarët i dashamirësuar.

Për ditën e shënuar fitimtare bashkë jemi lodhur, kemi kontribuar.

Shqiptarë mendimtarë vizionarë, të gëzohemi, të vitalizohemi.

Si besimtarë guximtarë të betohemi, të bashkohemi, të krenohemi.

Që e tërë bota njerëzore me nderim të na dëgjojë.

Edhe Europa madhështore me admirim, të na shikojë.

Europa e zhvilluar e kulturuar demokratike e pluraliste.

Në 28 qershor 2018 do të shpalli sihariqin e bardhë të vërtetë.

Aty në parlamentin e bashkimit Europain në Bruksel.

Do të hapi negociatat me Shqipërinë kastriotiste humaniste.

Shënkonstandiniste teuratiste ishte dhe ashtu do të jetë.

Shqipëria bashkë me Europën e civilizuar iluministe.

Në parlament do të pyesin i pari kush del, si e hap e çel.

Do të dalin Gjermanët, Francezët, Belgët, Italianët.

Danezët, Hollandezët, Hungarezët, Helënët, Bullgarët.

Rumunët, Suedezët, Spanjollët, dhe tërë Europianët.

Do të flasin dhe do të hapin dialogun e negociatave.

Europianët mendimtarë triumfatorë të epokave.

Europianët guximtarë, vizionarë të situatave.

Me Shqipërinë do të nisin bisedimet e anëtarësimit.

Në Europën e zhvilluar të industrializuar të integrimit.

Do të debatojnë me njëri-tjetrin, do të flasin Europianët.

Do të vendosin, do të konkludojnë sikur janë tanët.

Shqiptarët janë të sinqertë ballëhapur të drejtë.

Janë mobiluzuar dhe ngritur duke punuar të tërë.

Por nuk e fshehin, kanë shumë për të plotësuar, për të bërë.

Edhe unë poeti Sali Leka bashkë me shokët dhe shoqet e mia.

Që i ka lindur nëna, i ka rritur babai dhe ndritur Shën Maria.

Bashkë me Tiransit, Durrsakët, Krutanët, Lisjanët, Shkodranët.

Kelmendasit, Dukagjinasit, Pukjanët, Mirditorët, Matjanët.

Tropojanët, Hasjanët, Kuksianët, Dibranët, Lurjanët.

Elbasanasit, Skraparllijt, Tepelenasit, Kolonjarët.

Vlonjatët, Gjirokastritët, Himariotët, Myzeqarët.

Sarandiotët, Konispolasit, Delvinjotët, Përmetarët.

Bashkë me ty Europa e madhe me këngë piano e kitare.

Për ty Europë me poezi shkodrane dhe serenata Korçare.

Sa shumë gëzohemi, dhe vitalizohemi kur të shikojmë.

Sa bukur do të shkulmojnë, të gurgullojnë, të vallëzojnë.

Vjosa, Drino, Kalasa, Shushica, Devolli, Osumi, Shkumbini.

Erzeni, Mati, Buna, Cemi, Valbona, Kiri dhe Drini.

Shpirti e zemra, do t`na shkëlqejnë, do t`na këndojnë.

Gramozi, Çajupi, Trebeshina, Tomorri, Korabi, Luniku.

Dajti, Taraboshi, Jezerca, Gjallica, Shkelzeni, Shebeniku

Edhe unë filizi i Atdheut, trashëgimtari i Skënderbeut.

Do të këndoj dhe jehoj si ciceroni i korifeut.

Unë shkrimtari i tregimeve të vërteta faktike.

Poeti i poezive lirike, erotike, eposike.

Atdhetare, njerëzore, kombëtare historike.

Do të shkruaj poezi e tregime përsëri.

Për drejtësi dhe demokraci, kulturë e dituri.

Pa drejtësi dhe demokraci, s`ka kulturë as dituri.

Pa kulturë, pa dituri, ka rrëmujë, katrahurë, batërdi.
Ka mënxyrë, diktaturë, tragjedi në çdo familje dhe shtëpi.

Ka potere, llumzhume, gurgule dhe shamata zuzare.

Ka egërsi dhe ligësi capacule dhe demostrata langare.

Kurse unë bashkë me shokët dhe shoqet e mia.

Që i ka bekuar Jezu Krishti dhe Perëndia.

Nuk zhgarravitemi nëpër protesta e demostrata.

Por ulemi në bisedime me dialog e negociata.

Edhe mbas 28 qershorit 2018.

Me parlamentin e Bashkimit Europian në Bruksel.

Do të takohemi, të përshëndetemi dhe të bisedojmë.

Se ishim jemi dhe do të jemi shembull dhe model.

Për Europën kemi kontribuar, me Europën do të kontribojmë.

Me Europën do të gëzojmë, do të këndojmë.

Për Europën kemi kontribuar, edhe kur ishim të bllokuar.

Me tela me gjëmba të gozhduar të rrethuar, izoluar.

Kurse sot jemi të liruar me dëshirë të frymëzuar.

Me vullnet dhe vitalitet të viganizuar, të lartësuar.

Me Edi Ramën, të betuar, të krenuar, të admiruar.

Me drejtësi, rregull dhe demokraci të konsoliduar.

Me Europën akoma më shumë kemi për tu forcuar.

Për tu zhvilluar, qytetëruar, civilizuar dhe kulturuar.

Shqipëria kishte dhe ka pasuri, por nuk e kanë statistikuar.

Sa milion ton kusarët dhe zuzarët kanë shumëfishuar.

Sa kanë fshehur dhe nëpër botë e kanë transportuar.

Shqiptarët sot nuk kanë varfëri, por nuk janë numruar.

Sa korrupsionistë skurrikë të pangopur janë paksuar.

Asnjëri sot nuk ushqehet me tullon dhe rracion.

Askush në punë në këmbë nuk shkon.

Por Luli tramvaj, tren, avion u premton.

Por kur të formojë republikën e re në rrjesht skalion.

Të egërsuar, të inkuadruar, si bolshevikët në revolucion.

Luli mjeshtri, projektuesi, novatori dhe zbatuesi shabllon.

Ka krijuar, firomën e shamatave, zhurmave, demonstrative.

Për të errësuar jehonën triumfatore të negociatave.

Luli me poteren e gurguleve llumrave turbullon.

Si Enver komunisti Luli ulurin trumbeton, tmerron.

Pushteti merret dhe mbahet me grykën e pushkës.

Klasat borgjeze të përmbysen të shtypen me patkoin e mushkës.

Dyzet vjet Enver Marksisti bëri kërdi e hata.

Katërmijë e pesëqind djem e burra, ka gri e vra.

Si armiq të tërbuar me Europën na kishte ndarë.

Si kafshë të egra na kishte lidhur me litarë.

Ateistë të pa Fe, dhe të pa harmoni tremilion shqiptarë.

Na rriti enverizmi, pa etikë, pa dituri, pa vizion, as kulturë.

Por na nguliti retorikë, ligësi, përsekucion, diktaturë.

Sali Leka Cel: 068 38 55 304

Me dashamirësi për Europën tonë të ndaluar, të larguar.

Me shumë besim sublim për parlamentin në Bruksel.

Ishte dhe është për vllazrim shembull model.

Parlamenti Europian me deputetë të kulturuar, të dituruar.

Me unanim sublim Shqipërinë ka për ta pranuar, të nderuar.

Me admirim për popullin shqiptar i shumë sakrifikuar.

Shumë i rraskapitur, i stërmunduar, i shtypur, i diskriminuar.

Nga disa klika antinjerëzore, uzurpatore mizoriste.

Klika dhe grupime anarshiste obskurantiste monstruoziste.

Që tokën shqiptare e kanë dashur dhe e duan për ta shkretuar.

Popullin shqiptar e duan për ta grabitur, për ta mjeruar.

Për ta sunduar, për ta gënjyer, për ta mashtruar dhe skremuar.

Këto klika me ingranazhe enigmatike nuk janë demaskuar.

Veprimet e tyre rrënqethëse tragjike, nuk i kanë ndëshkuar.

Se deri në vitin dymijë e trembëdhjetë.

Organet proçeduriale ligjore juridike ishin qelbëzuar.

Strukturat artistike, sociale mediatike ishin infektuar.

Ishin llumzhuar, zhgërryer, përlytur dhe gangrenizuar.

Si e si sa më shumë për vete me përfituar, me u pasuruar.

Për të tjerët sa më shumë me u përlyer, kacafytur, masakruar.

Me kaq për sot, do të këndojmë përsëri me poezi.

Edhe mbas 28 qershorit 2018, do të jetë mrekulli.

Shqipëria në Europë krah për krah në Bruksel.

Me blerim e shkëlqim si lulja kur hap sythin e gjethe çel.

Unë bashkë me shokët e mi do të këndojmë me lezet.

Por edhe do të demaskojmë me guxim vitalitet.

Ata që duan akoma, ibret dhe mysibet, si mbret dovlet.

O bobo, vaj halli, vaj medet, ç`na ka gjet, kush uluret.

Ai që s`ka dinjitet, as karakter iradin, asilmin vullnet.

Jam i obliguar parlamentin Europian me e falenderuar.

Që në 28 qershor negociatat me Shqipërinë ka për ti filluar.

Se shumë mirë e ka studiuar dhe situatën e ka kuptuar.

Që Shqipëria këtë eveniment të shënuar e ka merituar.

Po, po, ka dy vjet që e ka merituar dhe tejkaluar.

Në Europë me u antarësuar dhe me u bashkuar.

Paçka se në Tiranë ka persona të egërsuar, të infektuar.

Të gangrenizuar dhe nuk kanë për tu gëzuar.

As kanë për të kënduar, por do të vajtojnë.

Edhe natën në gjumë nuk do të pushojnë.

E kush janë këta që do të lëngojnë dhe të rrënkojnë?

Janë langarucët, shtrembalucët, zuzarët, kusarët.

Brutalistët, vulgaristët, zgërdheckit, gënjeshtarët.

Bashkë me skurrikët, gelbockit, fallsifikatorët dhe censorët.

Po, po, censorët e tregimeve të dobishme të vërteta.

Tregimet e mrekullueshme të shkrimtarëve Europianistë.

FADIL PAÇRAMI, HASAN PETRELA, KUJTIM SPAHIVOGLI

KASEM TREBESHINA, KAPLLAN RESULI, FREDERIK SOKOLI.

PIRO KUQI, DHIMITER XHUVANI, MINUSH JERO, DHORA LEKA.

FATBARDHA SPAHIU, FAIK BALLANCA, DHE SALI LEKA.

Liriku eposiku me 85 libra, por nuk i botuan censorët.

I mbyllën, i fshehën, i katranosën urithkit, mizorët.

I gozhduan, i mbërthyen në ingranazhet e diktaturës makbethiste.

Të mënxyrës dhe të kartahurës pedeiste monstruoziste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat