EU-ja po hapet për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Opinione

EU-ja po hapet për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 29 qershor 2018 Në ora: 19:13
Sherif Ramabaja

Me fillimin bisedimeve për anëtarësim në EU, që pritet të fillojnë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, për reformat që kanë ndërrmarr këto dy shtete, do të duhet të shpërblehen. Me këtë EU-ja ndjek edhe qëllime strategjike, të pengoi ndikimin e fuqive të tjera në rajon. Kështu shprehen mediat gjermane për ngjarjen në fjalë, kurse politikanët në Shqipëri reagojnë në mënyra të ndryshme.

Pozita përshëndet vendimin dhe i gëzohet suksesit, kurse opozita e quan si dështim të plotë dhe fajtor e bënë qeverinë.

Shtete e EU-së në parim kanë rënë dakord të hapin negociatat e pranimit me vendet e Ballkanit, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Megjithatë vendet duhet të demonstrojnë përparim drejt reformave, para se bisedimet të mund të fillojnë.

Bisedimet e para pritet të startojnë në fillim të vitit të ardhshëm. Kështu njoftuan diplomatët pas negociatave mes ministrave evropianë në Luksemburg. Duke nisur negociatat e pranimit, EU-ja do t`i shpërblej të dy vendet për përpjekjet e tyre për reformat dhe t`i nxitë ato drejt përparimit të mëtejshëm. Shqipëria dhe Maqedonia kishin bërë “Përparim të shquar”, tha ministri gjerman për çështje evropiane i partisë SPD. Përveç kësaj, siguria dhe interesat ekonomike të EU luajnë një rol specifik. Ballkani ndodhet në mes të EU dhe kufirit me vendet anëtare si Geqia, Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Kroacia. Hendeku në mes të vetë EU-së veçanërisht  është i ndjeshëm në Bruksel, sepse Rusia, Kina dhe Turqia aktualisht po e zgjerojnë ndjeshëm ndikimin e tyre në rajon.

“Të gjithë duhet ta pranojmë se paqja, stabiliteti dhe demoracia në Ballkanin perendimor janë me rëndësi të madhe për të gjith ne në Bashkimin Evropian” tha Roth.

Ende deficite të konsiderueshme

Shqipëria dhe Maqedonia me të vërtetë do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, por kuptohet pas kalimit të disa viteve. Arsyet: akoma kanë deficite të shumta në fusha të tilla si, sundimi i ligjit, pavarësia gjyqësore dhe lufta kundër krimit etj. Nëse kriteret plotësohen, shtetet anëtare vendosin për secilin rast me vota individuale. Gjatë bisedimeve të pranimit, mund të paraqiten pengesa dhe komplikime që do të mund të shkaktonin bllokimin apo ndërprerjen e plotë të tyre, siq është rasti me Turqinë.

Negociatat me Turqinë si vend kandidat filluan që me 2005, por aktualisht bisedimet janë de facto të ngrira, për shkak të zhvillimeve në vetë Turqinë, përfundojnë komentet në shtypin gjerman.

Kjo është një vërejtje që të ketë kujdes se si do të veprojmë. Të kryhen reformat e kërkuara dhe me kohë. Të punohet në ruajtjen e klimës politike si nga qeveria dhe opozita dhe të tregohet pjekuri politike sepse kjo është interes nacional e jo personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat