Çfarë morali politik dhe njerëzor ke sot Hasan Preteni kur folë për korrupsionin?!

Opinione

Çfarë morali politik dhe njerëzor ke sot Hasan Preteni kur folë për korrupsionin?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 8 korrik 2018 Në ora: 13:47
Ragip Guraziu

Falë teje dhe atyre si ti që kur e përqafojnë postet nga ledhatimet e qeverive,që deri dje ishe në ‘’qytykë’’, thotë populli,si kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit,ti vetë Hasan Pretenim,thuhet kë shtu;’’ Ish kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni në një koment në Facebook ka reaguar ndaj vendimit për rritjen e pagave. Ai shkruan se prokurorët dhe gjyqtarët janë në pozitë të konfliktit të interest nëse veprojnë kundër këtij vendimi. Sipas tij, kryeministri Ramush Haradinaj duhet zbrapsur këtë vendim, nëse ka moral dhe integritet. Ish kreu i AKK-së: Kryeministri të zbraps vendimin për pagat, nëse ka moral dhe integritet. Te lumtë…

Po banu fer e tregom mua dhe qytetarëve të Kosovë….

Ti për këto vite sa ushtrove këtë fuksion, sa luftove korrupsionin për gjatë mandatit te juaj?! Sa i burgos për këtë fenomen, që për ju dhe qeverinë e institucionet tona politike e shtetërore, është bërë virus, a për qytetarët e Kosovës kancer, që po ua grynë zemrat për disa vite.

“Ka mjaftuar opinioni i Agjencisë, ka të bëjë me etikën, moralin dhe integritetin shtetërorë, të gjitha veprimet tjera janë të panevojshme. Prokurorët dhe gjyqetarët janë në pozitë të konfliktit të interesit nëse veprojnë. Po ata po përfitojnë nga ky vendim, po si të veprojnë kundër vetvetës. Gjykata mund të dënoj dikënd ( edhepse kjo nuk do të ndodhë kurrë) por vendimi duhet zbrapsur nga kryeministri, nëse ka së paku moral dhe integritet”, shkrimi i juaj, Preteni…

 Korrupsioni dhe krimi vazhdojnë të lulzojnë si në kohën e juaj, edhe tani….

Pa Vetting nuk do të ketë kurrfarë lufte reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por vetëm orkestrime të rasteve nga politikanët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale.

"Nuk është çështja këtu as e ish-demarkacionit me Malin e Zi, si dhe as e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Kanë fakte të bollshme se krimi dhe korrupsioni vijnë nga partitë politike, udhëheqësit e tyre, si dhe nga pushteti shtetëror i lidhur ngushtë me mafinë ekonomike, e cila i ka kapur tërësisht ekonominë, pronën dhe shtetin. Por, të gjitha këto i di BE-ja, këtu e ka EULEX-in. Ai i ka përcjellë dhe ka informacione dhe fakte të bollshme mbi krimin e korrupsionin. Dhe, megjithatë tolerohet ky krim politik dhe ekonomik. 

Ka rrezik që liberalizimi të fitohet si kompromis për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e që në fakt me këtë fillon jo vetëm de-fakto, por edhe de-jure shkatërrimi i shtetit të Kosovës, akoma të pakonsoliduar si duhet",shkrim I autorit,që për korrupsionin dhe juve kan shkruar edhe të tjerët,por,mos po do me ju bashkangjit partve politike siç bëri,ish-avukati I popullit,që xerro rezultat deri sa ushtronte kete zanat,fjala është për Kurteshin e ju bashkangjit,pas mandatit,Vetëvendosjes dhe më shumë po bënë zhurmë në Kuvend sesa po zgjidh probleme. Ja kështu jeni ju,por jam I bindur shumë mos (qaj dërrasa),populli,se kot se koti,se puna jote është parë,dhe Gjykata Speciale duhet me pas pune edhe me ju bile shumë më shumë,që pa ju derguar juve disave prapa grilave,e të tjerët pas juve,Kosova nuk bëhet rehat dhe dita ditë kush më shumë e kush më pak po e quriditni Kosovën tej mase.

"Betejë" të institucioneve të Kosovës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, por se tanimë është krijuar bindja e madhe se me këtë klasë politike nuk do të shkapet asnjëherë shteti i kapur nga nëntoka kriminale, por kjo klasë e korruptuar, politika dhe drejtësia, nuk do të arrijë ta mashtrojë BE-në me luftën false kundër korrupsionit e krimit. Madje ,sipas analistëve, tani besohet se edhe pa VETTING nuk do të ketë kurrfarë lufte reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por vetëm orkestrime të rasteve nga politikanët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale. Analistët theksojnë se klasa politike e Kosovës i mashtroi sërish qytetarët duke iupremtuar se pas demarkacionit menjëherë do të kemi liberalizim vizash, por pakkush po e beson tani këtë pa luftimin me dëshmi konkrete të krimit dhe korrupsionit.

Me këtë klasë politike, kurrën e kurrës nuk do të shkaet asnjëherë shteti

Konsideroj se është i sigurt që me këtë klasë politike kurrën e kurrës nuk do të shkapet asnjëherë shteti, as nuk të arrijë ta mashtrojë politika dhe drejtësia BE-në me luftën false të korrupsionit e krimit, prandaj edhe ai është optimist i dobët se mund të kemi përgjigje pozitive për vizat nga BE-ja."Fare pak ka gjasa që kosovarët të mund të lëvizin të lirë në Evropë pa viza deri në fund të vitit 2018, apo edhe me gjatë. E them pasi që kështu edhe në mbledhjen e së premtes të Këshillit të Bashkimit Evropian, nuk është rekomanduar heqja e vizave për kosovarët. Kot është duke pritur BE-ja rezultatet në të ashtuquajturën "betejë" të institucioneve të Kosovës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kjo nuk do realizohet kur po qe se BE-ja nuk merr masa ndryshe, ose vendim në vete për të mirën e qytetarëve, ose qytetarët e Kosovës do të jenë peng i institucioneve tona të vizave".

Tanimë është e qartë që pa VETTING nuk do të ketë kurrfarë lufte reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por vetëm orkestrime të rasteve nga politikanët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale, që ka arritur t'i mashtrojë serish klasa politike. Politika kriminale i ka mashtruar qytetarët duke iu premtuar se pas demarkacionit menjëherë do të kemi liberalizim vizash, prandaj qytetarët më nuk kanë besim te këto institucione të inkriminuara, nuk duan më tallje që po e bën me qytetarët kjo klase politike e inkriminuar, të cilët njëri pas tjetrit e thoshin se deri në fund të qershorit do të marrin rekomandimin, e realiteti është se sipas të gjitha gjasave as që do të ketë sivjet liberalizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat