Kosova në duar harbutërie

Opinione

Kosova në duar harbutërie

Nga: Haki Latifi Më: 10 korrik 2018 Në ora: 18:10
Haki Latifi

Qytetarët e Republikës së Kosovës janë forma dhe përmbajtja e lirisë dhe e pavarësisë, por edhe garanca e qëndresës historike të saj, si dje e sot, edhe nesër! Kjo është përgjegjësia më e shenjtë që duhet ta ndjej çdo shqiptar kudo që ndodhet, e sidomos shqiptarët e Kosovës, që ende i kanë të pashëruara plagët e sakrificës biblike! Prandaj, shqiptarët që për interesa të ngushta të ditës, e harrojnë sakrificën dhe pranojnë të shkelin idealet e vendit dhe të popullit të vet, i përkasin mallëkimit! 

E, kush janë të këtillët?

Në rend të parë janë Ata që keqpërdorin votën e lirë, duke e tregëtuar, duke vjedhur, duke e shantazhur, duke e tjetërsuar... Të këtillët janë turpi mëkatar që ka të bëjë me tradhëtinë e pastër! Po, pikërisht tradhëti sepse të këtillët janë shkaku që fëmijët e Kosovës mbahen peng e të ndrydhur, të paperspektivë prandaj duan të ikin, sa më larg saj, anëve të botës!

Vjedhësit e votave janë vrasësit e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, sepse, duke vjedhur votat instaluan struktura mafioze që qeverisin me vendin dhe shkatërrojnë perspektivën demokratike të popullit të shumëvuajtur të Kosovës martire! Vota e duarve të zeza ka sjellur në pushtet injorancën, horra, gansterë, grabitës, hajna, kontrabandistë, mercenarë, vrasës ordinerë... Nga këto kallëpe janë me shumicë politikanët tanë, kancerozët e shtetit dhe shoqërisë kosovare. 

Pra le të dihet se, keqpërdoruesit e votës janë vrasësit e ardhmërisë së fëmijëve tanë!

Se është kështu e dijmë të gjithë, por si për çudi, heshtim dhe presim, pra pajtohemi me gjendjen dhe, me ose pa vetëdije bëhemi pjes? e gansterëve dhe e shkatërrimit të vetvetes sonë.

Por, a duhet që të pajtojhemi me këtë gjendje?

Natyrisht se JO! 

Ne duhet ti mbështesim vlerat! 

Në fushën e ndërtimit të shtetit, të shoqërisë, institucioneve duhet të jenë intelektualët, njerëzit me shkollë dhe dije, njerëzit e ndershëm, që fuqi e kanë mendjen e jo muskujt…

Kasta aktuale politike lirinë dhe pavarësinë e Kosovës po e mjelin si lopën për t’u pasuruar. 

Politika është bërë si ndërmarje punësimi, me në krye trinomin e padronëve Thaci-Veseli-Haradinaj që gëzojnë të ardhurat më të larta në rajon, e që shoqërohen me një armatë zëvendës kryeministrash, ministrash e zëvendministrash!!!

A e egziston prokuroria e Kosovës dhe pse nuk vepron, kur 

publikisht dhe zyrtarisht flitet për keqpërdorime marramendëse të buxhetit të Kosovës: 53 milonët euro e Bechtel Enkas; 36 milion për PTK-n e kontratave kriminale; 11 milion për rrymën elektrike të serbëve në Veri, që 20 vjet merret nga qytetarët shqiptarë! Së fundmi Qeverisë për dy fishimin e pagave 10 milion, plus  3 milionë për 80 zëvendësministrave që nuk kanë as zyra të punës; 80 milionë për listat fiktive të veteranëve të luftës...etj.etj!

Unë besoj se qytetarët e Kosovës duhet të kthjellohen nga gjumi i rëndë që i ka zënë dhe të marrin fatin në duar të veta, në mënyrë që ti largojnë njëherë e përgjithmonë nga skena politike këta matrapazë dhe ti jepet rasti që shtetin ta udhëheqin atdhetarët e vërtetë dhe të ditur. 

Mos të bëhemi sikur ky vend nuk është i yni, kemi përgjegjësi për këtë vend. Por, me përgjegjësi duhet të sillen edhe qytetarët.

Edhe sa herë i duhet thirrë ndërgjegjes së vonuar, edhe sa herë i duhet thenë me forcë STOP kësaj gjendje të udhëheqjes së shtetit që po na prodhon kancer duke ja zënë frymën zhvillimit të shtetit.

Edhe dhe sa herë duhet kërkuar pergjegjesi morale e ligjore për fajtorët e kesaj kolere shtetërore, që po i shkatërrojnë ëndrrat e brezit të Ri për ditë e nga pak?

Po pse strukemi e presim që zgjidhja te vijë vetvetiu?

Përgjigjia është Jo, ajo nuk vjen vetvetiu, ajo do të vijë atëherë kur të përgjigjen të gjithë ata që kontribuan për këtë të keqe, të përgjigjien penalisht të gjithë ata keqpërdorues të bugjetit shtetëror, si dhe ata që po i lartësojnë ata për ditë e me shumë. Në të kundërten le t’a lëmë vendin në mëshirën e Zotit, fajtorët le të bëjnë profite nga bugjeti i qytetarërve, i taksapaguesve të Republikës së Kosovës, kurse femijët tanë, të rinjtë në mungesë të ardhmërisë, le të përballen me pasojat dhe le ta marrin rrugën e mërgimit.

Ndërsa politikanët e pa përgjegjshëm, që janë fajtorët kryesor të kësaj gjendje, le të lartësohen majave të pushteteve, ndersa femijët tanë le të sorollaten dyerve të mërgimit.

Siç duket Kosova po kalon nëpër disa stade të epokës së harbutërisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat