Sa dashnorë të mëdhenj jemi, do kënaqet Europa me ne! - Bota Sot
Sa dashnorë të mëdhenj jemi, do kënaqet Europa me ne!

Opinione

Sa dashnorë të mëdhenj jemi, do kënaqet Europa me ne!

Nga: Sulejman Mehazi Më: 10 korrik 2018 Në ora: 22:44
Sulejman Mehazi

Nëse dikush është i dashuruar aq shumë  pas Europës atëherë jemi ne, dashurinë që kemi ndaj saj s'mund të krahasohet me asgjë. Që nga 1990 e deri më sot, ta duash e ta keshë dashnore femrën që s'të do fare,  ta presësh 28 vjet e asaj mos t'ia ndiejë fare, kjo ndodh vetëm me ne.

Pusto dashuria sa e çuditëshme është!, kur ti i afrohesh me sinqeritet e me ashk, ajo të largohet me gënjeshtra e naze të lezetshme, këto refuzime  të hidhura  na duken të ëmbla si mjalti. Ata refuzo e ngarko, ne muuuuleeee të na pranojnë!

Ata na krahasojnë si fëmijë të vegjël e të pa aftë për dashuri, e ne muuuleee se jemi të rritur, të fortë e të aftë për të bërë dashuri! Ato, dashnoret e Europës mblidhen tog e thonë se ne s'jemi të aftë për të bërë shurrën e jo për diçka tjetêr , e ne muuule se jemi të aftë për të bërë  marrëdhënie seksuale me ato!

Ato thuaj se jemi të dobët për t'i kënaqur , e ne muuule se jemi të mëdhenj për t'i kënqur ato. Sa dashnorë të mëdhenj jemi, do kënaqet Europa me ne!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test