"Askush nuk mund t`ju bëjë të ndjeheni inferiorë pa miratimin tuaj" - Bota Sot
"Askush nuk mund t`ju bëjë të ndjeheni inferiorë pa miratimin tuaj"

Opinione

"Askush nuk mund t`ju bëjë të ndjeheni inferiorë pa miratimin tuaj"

Nga: Mr. Shefqet Avdimetaj Më: 11 korrik 2018 Në ora: 20:02
Mr. Shefqet Avdimetaj

Ishte data 24.11.1990, kur në Oslo,erdhën profesori i nderuar Jusuf Buxhovi dhe Hafiz Gagica,ish kryetarë i LDK-së për Europë, Amerikë dhe Australi, misioni i vizitës së tyre ishte formimi i degës së LDK-së për Norvegji.

Kishte kundërshtime dhe kërcënime nga disa përfaqësues të LPK-së, që kjo degë të mos formohej fare.

Por, ne edhe përkundër kësaj e formuam degën, u organizuam  dhe filluam shumë shpejt me formimine nëndegëve ane kënd Norvegjisë. Këtu vlenë të përmendet kontributi i pamohuar i z Fatmir Zymberit,Enver Seferit,Milaim Zekës,Qemajl Tarakut(tani i ndjerë),Rrustem Seferit,Daut Haxhës,Ejup Gashit e shum e shum aktivistëve tjerë.Kërkoj falje që nuk po i përmendi emrat e të gjithëve,që vëtrtetë kan kontribuar rreth kësaj qështjeje.

Unë pata fatin dhe privilegjën që të zgjidhem kryetarë i kësaj dege!

Arsyeja,pse po kthehem, pak sa në retrospektivë,është se, që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme nuk kam të ndalur që të interesohem dhe të bëj diqka për të mirën e vendit tim.

Nuk merrëm unë me politikë,por politika po merret me mua, edhe në Norvegjinë e largët,nuk po mundem të qëndrojë  indiferent...!

Jamë shumë i preukopuar me rjedhat dhe situaten aspak të lakmueshme ,në shum sektorë të vendit tim.

Ajo që mua personalisht ,më befason shumë, është inferioriteti i shoqërisë sonë, e sidomos inferioriteti i intelektualëve të Kosovës(përjashto disa që janë të angazhuar).Mendoj,se është koha ,që intelektualët tanë të kyqen shumë më shumë në proceset madhore politike,si psh. bisedimet me Serbinë,asociacionin e komunave etj.

Mungesa e veprimit intelektual sipas Cemberlein është imoralitet intelektual.

Mendoj, që intelektualët tanë do të duhej të vazhdonin,ashtu sic edhe e patën filluar aktivitetin dhe angazhimin e tyre para luftës,dhe të lirohen nga ky inferioritet.Duhet të ndjekin rrugën e trasuar nga Dr Agani,Dr Rugova,Dr Mark Krasniqi,Dr Anton Cetta etj

"Askush nuk mund t`ju bëjë të ndjeheni inferiorë pa miratimin tuaj" (E.Ruzvelt)

A thua, pse gjithë kjo heshtje?Ndoshta kanë edhe arsye?! A mos është arsyeja e daljes në skenë e disa "heronjëve"?Pseudoheronjëve dhe pseudointelektualëve?

Apo ndoshta u treguam shoqëri e paqytetëruar?

"Sapo shteti të jetë themeluar,nuk mund të ketë më nevojë për heronjë"(Hegeli)

Ne e formuam shtetin,tani kemi nevojë për kuadro me shkollimtë mirëfillt,intelektual të dëshmuar,që kemi shum, por nuk ju jipet hapsirë!

Tani kemi nevojë për intelektual dhe forca të reja,që ti japin shtetit shtytje, nga një e ardhme më e ndritur.

Intelektualët tanë,rinia jonë dhe populli ynë,nuk bën që të heshtin dhe të dorëzohen para të paditurve dhe atyre që për interesa personale janë në gjëndje që të japin cdo gjë,vetëm e vetëm që të shpëtojnë lëkuren e vet prej kamaleonëve.

"Jetët tona fillojnë të marrin fund, ditën kur fillojmë të heshtim për gjërat që kan rëndësi" thoshte M.Luther King Jr

Pa dashur në asnjë mënyrë, që ti nënvlerësoj ose të minimizojë kontributin e luftëtarëve të vërtetë të lirisë,mendoj se ne u treguam pak sa shoqëri i paqytetëruar.

"Heronjët dalin në skenë vec në shoqëritë e paqytetëruara"(G.W.F.Hegeli),ajo që eshtë më keqja,shumë prej tyre as që kan të bëjnë me kurrfar heroizmi as patriotizmi,mos ti përmendi me emra se jan shumë.

Është momenti i fundit që politikanët tanë ti afrojnë dhe të kerkojnë ndihmën e intelektualëve,për proceset madhore, para se të bëhet shumë vonë.

Mëso të vlerësosh atë që ke,përpara se koha të të mësoj të vlerësosh atë që kishe (H.Hesse)

"Pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë,të cilët udhëheqen nga ideja universale e progresit njerëzor" thoshte Presidenti Historik i Kosovës Dr Ibrahim Rugova

PS Nuk e shof vendin tim vetëm bardh e zi...janë bër edhe gjëra të mira,të cilat gjithësei i përshëndes...!

Por,me të vërtetë është bërë mjaft me udhëheqës,"heronjë" dhe "komandantë"

Është koha që të liroheni nga egoja e juaj,është në të mirën e popullit,por edhe në të mirë e juaj.

Nëse nuk i keni hypur tigrit,këtë mund ta bëni...Por nëse i keni hypur tigrit sic thoshte Churchill,ose duhet ta ngasësh deri sa të ngordhë tigri,ose ke mbaruar,tigri do të të haj ty...!

Shpresoj që këtë nuk e keni bër,nëse po,vaj hallit për neve...!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test