Kur Ramush Harajdinaj ishte lypsar dhe kontrabandues i votës?!

Opinione

Kur Ramush Harajdinaj ishte lypsar dhe kontrabandues i votës?!

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 12 korrik 2018 Në ora: 12:33
Ramush Haradinaj

Misër, misër, një kokërr misër ju lutem zotëri. Ishte kjo apo-theozë mjerimi, skamjes, ishte kjo apotheozë e bukës në kohën e Migjenit tonë të Madh.

Kurse sot një votë deputeti është apotheozë e ditëve të sodit, një apotheozë mjerimi, apotheozë krimi i kohës tonë, është kjo një apotheozë e qyqarëve tanë politik, të cilët si lypsar kërkojnë të kontrabandohet ndonjë votë e ndonjë deputeti për koalicionin apo Partin e tij. Këta qyqar politikan s'kan as fytyrë e as faqe për tentim kontrabandimit te deputetëve për interesat e tyre. Por edhe ma qyqar janë ata  deputet te cilët lejojnë veten të kontrabandohën.

Deputetët e cilës do koalicioni apo partie nuk kane te drejtë të lu-ajn lojën e kontrabandimit te tyre, sepse populli nuk ua dha votën që të bëhen objekt kontrabandimi por të jenë ne shërbim të popullit.

Apotheozë mjerimi shpirtëror i qyqarëve tanë politik është kontrabandimi me deputet, kjo është ligështi njerëzore, por edhe tradhti e ndonjë deputeti karshi popullit. Pa fije turpi kontrabandohet vota për tu bërë Kryeministër apo edhe Kryetar shteti

Ju lutem unë dua te bëhem Kryeministër, dua te bëhem gjithsesi Kryeministër me aminin e Klanit Pronto, por edhe me ndihmën e kontrabandimit te ndonjë deputeti. S’ka gajle sepse edhe vota sot është bë mall tregu, veç trego sa kushton një votë z. Deputet.

Ky është mjerimi i kohës sonë. Kjo është apotheozë e kontrabandimit me votën e popullit, ky është mjerimi i jonë moral, intelektual por edhe me shumë mjerimi i jonë politik.

Ai sot si kryeministër po shet dushk për gogla, është ngujuar, është ngujuar ne rrethin e nëntë të ferrit te Dante Aligerit, kur mbi kokë po i rrinë Kadri Veseli me shpatë për ta rrezuar për tokë. Nuk e ka larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat