Kosova e pavarur jashtë Serbisë, apo Serbia brenda Kosovës

Opinione

Kosova e pavarur jashtë Serbisë, apo Serbia brenda Kosovës

Nga: Ali Hertica Më: 13 korrik 2018 Në ora: 09:45
Ali Hertica

Numroni: një, dy, tre...numrimi shkon deri në sa… dhe ndalet, aq janë shtetet të cilat kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, më pak se që i patë prognozuar Thaçi, i cili qëndroj gjatë në muajin e mjaltit,së bashku me "ortakun" e ti Pacollin.Menjëherë pas shpalljes politika dhe diplomacia shqiptare e Kosovës numronte të arriturat, të cilat i vilte  nga miqtë ndërkombëtarë. Nuk mungonin as vizitat e heepashershme te ministrit të jashtëm i cili kishte filluar t'a shfletoj librin e gjeografisë për të kuptuar më mirë ku gjendet Kosova në hartën globale dhe ku janë shtetet të cilat janë anëtare të OKB-së.

Falë internetit ai mund të merrte informacione të sakta për popullatën, ekonominë, sistemin shtetërorë, e shumë detaje të rëndësishme të tjera që atij do t'i hynin në punë, por më e keqja që web-siti i Ministrisë nuk kishte ndonjë pasqyrim të drejtë meqë akoma në Kosovë nuk është bë regjistrimi i popullatës në tërë teritorin e sajë,as i zejeve, ndërmarrjeve publike të cilat kanë mbetur ende të padefinuara private-apo publike, pastaj minierat pa minatorë e shumë imtësira të tjera, për të cilat ministri hijerëndë as që interesohet, e pse të interesohet kur ka filluar zejen e diplomatit ta përsosë, duke takuar ndonjë diplomat të rendit të tretë për t'i kryqëzuar këmbët para fotografit, edhe pse kjo nonshallancë diplomatike nuk praktikohet fare ngase këmbët duhet të mbahen paralel me këpucë mirë të llustruara, ece e lodhe veten me tëra këto kopalla... nejse të gjitha këto që u thanë, u numruan..., nuk do të ishin gjëra që do ta preokuponin lexuesin po mos të ishte 6 pikëshi famoz i Ban Ki Moonit, edhe pse lehtë me numrue prej një deri në gjashtë na rënduan shumë, edhe pse për këtë regjistër faktesh dihej që nga qershori, por kush ua varte pikave të Moonit, ishte koha e turshive dhe e festave vendore e ndërkombëtare, shumë festa për me i mbajtë mend, fatmirësisht që kreu politik i Kosovës i ka këshilltarët e shumtë që i regjistrojnë ato, kënaqësi e vërtetë.

Si u ngacmuan miqtë ndërkombëtarë dhe na luajtën lojën nuk e di, por kjo le që i hutoi ata por edhe qytetarët që pritnin investitorët e jashtëm të zbarkojnë në aeroportin e Prishtinës me çanta të mëdha parash, por disi ngeci ky manifestim ndërkombëtarë, asgjë nga pasrashikimet e ministrave tanë. Kur u hapën letrat dhe Mooni çeli "defterin" e llogaridhënjeve ne mbetëm pa tekst, vrap për të mbulluar marren-refuzim i fuqishëm i 6 pikave, dhe rrudhje në 4 pika. Nuk ka gjë të keqe meqë akoma mbetet 1244 si simbol i pavarësisë i regjistruar me këtë kod në KS, apo RKS tash u erdhi koha pehlivanëve të Dragashit, EULEX-i po në Kosovë por edhe rikonfigurimi i marrëveshjes me Serbinë për heqjen e barikadave ngase 1244 ende e mban atë në lojë. Kushtetuta nuk lëvizë, ajo qëndron e paprekur, virgjëreshë e vërtetë, pak ia prishë punën Mooni dhe rezoluta 1244, por nuk ka gjë të keqe, deri sa përpara kombinohej me togëfjalëshin Kosova pjesë e Sërbisë apo më përbërje të saj, tash është më ndryshe Kosova e pavarur jashtë Serbisë apo Serbia brenda Kosovës, hajt e merri vesh tëra këto fiskultura diplomatike, më mirë më thjeshtë me ia bë si humoristët shqiptarë "Stupcat,, Kosova e pavarur jashtë Serbisë, apo Serb ia brenda Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat