Mospranimi teknik i banesave po vështirëson zhvillimin ekonomik të Prishtinës

Opinione

Mospranimi teknik i banesave po vështirëson zhvillimin ekonomik të Prishtinës

Nga: Fiknete Bejta Më: 13 korrik 2018 Në ora: 12:39
Fiknete Bejta

Prej 1000 lejve të ndërtimi janë të lëshuara në 16 vitet e fundit prej tyre 44 kanë leje përdorimi, ndërsa vetëm dy kanë certifikatë përdorimi.

Procesi i lejeve të përdorimit dhe i pranimit teknik ka mbeturë shumë mbrapa. Mos përfundimi i këtij procesi në vazhdimësi po dëmton ndërtuesit e po ashtu edhe blerësit e banesave.

Procesi i pranimit teknik dhe pajisjes me leje të përdorimit për ndërtesat e ndërtuara sipas lejeve ndërtimore, të lëshuara bazuar në Ligjin Nr. 2004/15 për Ndërtim, ceket se investitori obligohet që 7 ditë pas përfundimit të ndërtimit të ndërtesës duhet të bëjë kërkesë pranë organit kompetent, për caktim të komisionit për pranim teknik të punimeve, gjë e cila, në shumicën e rasteve ndodhë por trajtimi i kërkesave nga ana e Komunês nuk bëhet, pra trajtimi i një kërkesë e tillë bëhet me vonesë ose fare nuk trajtohet.

Në Zyret e Komunês së Prishtinës janë me qindra kërkesa për pranim teknik që ndërtuesit dhe blerësitë e banesave janë duke i pritur , e një pritje e tillë po vazhdon me vitet të tëra ndërsa komuna nuk ka asnjë strategji se si të dilet nga kjo situatë.

Komuna e Prishtinës do të duhet të punoj shumë dhe seriozisht që të lëshohen lejet e përdorimit për të gjitha objektet që plotësojnë kriteret sipas ligjit, kështu duke e mundësuar regjistrimin e objekteve në kadastër. Regjistrimi i objekteve në kadastër do tê ndikojë në zhbllokimin e mbi 500 milionë eurove të cilat do të ndikonin pozitivisht në tregun financiar të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat