Pasojat e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, për shtetet e vogla anëtare?

Opinione

Pasojat e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, për shtetet e vogla anëtare?

Nga: Jakup Azemi Më: 17 korrik 2018 Në ora: 13:48
Jakup Azemi

Dy vjet prej kurë u mbajt referendumi për dalje nga BE-ja, në Mbretërinë e Bashkuar intensfikohet beteja politike midis dy fraksioneve në Partinë Konservative e cila është në qeveri.

Kryeministrja Britanike Tereza May, e cila trashëgoi postin e kryeministrit pas humbjes së referendumit nga ish kryemnisitri David Kamerun (David Cameroon) në Qershor të vitit 2016, deri tani ka qenë në gjendje të i mbijetoj disi trubullires së Brexit-t (titull i adoptuar që nënkupton dalje e Britanisë nga UE) duke ecur si  mbi maje shpate. Para referendumit Zonja May ishte deklarue si një përkrahëse e rezervuar e ish-kryeministrit Kamerun për mbetje të Britanisë në BE, por pasi mori rolin e kryemistres, ajo u deklarue si drejtuese e cila do të siguronte që Britania të realizonte Brexit-in. Fillimisht ajo iu nënshtrue kritikave të rrepta të protagonistëve të rrymës të cilët synojnë për ta mbajtur Britaninë në UE edhe përkundër referendumit. Kjo rrymë pretendojnë që referendumi duhet ë kishte vetëm karakter këshillues e jo edhe obligues për qeverinë. Por, rezultati i zhgjedhjeve të parakohëshme të vitit 2017 në të cilat partia konzervatore mezi fitoj shumicën duke u detyrue të ndërtoj një koalicion të brishtë me një numër të vogël deputetësh të partisë Ulster Unioniste të Irlandës së Veriut, të cilët e përkrahin Brexitin, u perceptuan si një mesazh nga qeveria që votuesit dëshirojnë një dalje të formës së lehtë të vendit nga UE-ja, apo një gjysëm-dalje (soft Brexit). Në paraqitjen e parë para kabinetetit të saj qeveritar të një projekti që do të jet platforma për negociata me BE-n, javen e kaluar kryeministrja May arriti disi të siguroj shumicën e kabinetit të saj qeveritar për një platformë negociuese me BE-n. Projekti parasheh një dalje të lehtë të vendit nga BE-ja, me objektiv kryesor ruajtjen e aksesit në tregun më të madh në bote, atë të BE-s. Mirëpo, shumë shpejt, pasuan disa dorëheqje të disa minsitrave, dy prej të cilëve ndër më kryesorët dhe ndër protagonistët kryesor per dalje të plotë; Sekretari i shtetit Boris Johnson dhe Ministri për dalje (Brexit Minsiter) David Davies.

Dorëhrqjet e tyre kanë ndezur alarmin e rrymës që preforojnë daljen e plotë nga UE apo të njohur si hard Brexit. Ndonëse nuk i plotëson pritjet e rrymës së soft Brexit, projekti i zonjës May konsiderohet si një goditje e atyre për dalje të plotë të cilët kanë paralajmërue rrebelim ndaj këtij plani dhe pritet një intensifikim i luftës së tyre për të i imponue kryeminsitres te modifikoj planin, dhe të realizoj një dalje te plote. Një dalje e plotë, mendohet se do ti siguronte Britanisë kontroll të plotë të kufijve (duke ndalë emigracionin e madh nga vendet europiane), dhe rikthim të politikës së saj të jashtme të pavarur.

Por çfar pasojash do të ketë për BE-n dalja e Britanisë?

Eshtë debatue shumë debatue shumë për pasojat ekonomike dhe olitike të Brexit-it si për Britaninë ashtu edhe për vet BE-n, duke përfshirë ato politike, ekonomike si dhe ato ustharake, duke pasë parasyshë se Britania ështe superfuqi nukleare, por nuk është debatue asnjëherë për pasojat e që do të ketë dalja e Britanisë (nëse një gjë e tillë vërtet ndodhë) për shtetet anëtare me ekonomi të vogla dhe përgjithësisht peshë më të vogël ekonomike e politike. Qyshë nga themelimi i institucioneve të para të BE-s kanë ekzistue dy teori apo dy qasje kryesore të cilat e kanë përcjellë integrimin dhe zhvillimin e BE-s. Njëra teori – ajo e ndër-qeverisjes (intergovernemntlist approach) e ka projektue BE-n si një bashkësi shtetesh të cilat integrohen për qëllime kryesisht ekonomike, por në të njëjtën kohë ruajnë intetgritetet e tyre, duke ruajt  pavarësine shtetërore në një masë që vendeve anëtare ju siguron politikë të pavarur në shumë fusha përfshirë ato të jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë, emigracionit etj. Deri tani BE-ja ka qenë e rreguuluar si një bashkësi ndërqeveritare (an intergovernmental organisation).

Qasja apo teoria tjetër, ajo e Federalizmit, e ka pare BE-n si një project që duhet të ttelloj integrimin dhe arrij në një rregullim europian federal ku do të kishte harmionizim më koherent të politikave të shteteve anëtare me qendrën – Brukselin, dhe dorëzim më të madh të sovranitetit të shteteve anëtare.

Kriza e madhe ekonomike, dhe pa-aftësia e BE-s per të projektue një zë unanim gjat dhjet apo pesëmbëdhjet viteve të fundit, e karakterizueme me rregulla jo-unike në shumë fusha, kanë shtyrë fuqitë kryesore të BE-s në radhë të pare Gjermaninë dhe Francën të nisin përgaditjet për federalizimin e BE-s. Kjo qasje e fuqive kryesore të BE-s ka alarmue Britaninë, e cila nuk dëshiron një federalizim të BE-s, pasi kjo do të nënkuptonte dorëzimin e politikës dhe agjendës së saj të politikës së jashtme, gjë e cila do të shkonte kundër interesave të saj si superfuqi ekonomike dhe ushtarake - nukleare. Edhe pse kjo gjë nuk është shprehur shpesh publikisht, supozohet që kjo do të ket qenë ndër arsyet  kryesore pse një pjesë e madhe e elitës politike dhe akademike në Angli (jo domosdoshmërisht në tërë territorin e Britanisë) të ken qenë rreshtue pro Brexit-it. Jo rastësisht do të hasnim në një deklaratë domethënese e cila e konfirmon këtë observim, nga ish përfaqësuesi Britanik në OKB Sir Christopher Meyer i cili pak kohë pas referendumit të 2016 do të ket deklarue: “në muajt dhe vitet në vazhdim, Mbreteria e Bashkuar do të zhvilloj një aktivitet të jashtëm të papparë për shumë vite të kaluara”. Dhe një aktivitet I tillë nuk ka mungue, ndonëse jo në përmasa të tilla çfare Meyer kishte parashikue.

Shtetet e vogla anëtare dhe ato që synojnë anëtarërim në BE, me dalje eventuale të Britanisë humbin një garantues të mbijetesë së shteteve nacionale brenda Bashkimit Euopian në formën ekzistuse –  rregullimin ndër-qeveritarë

E bëmë këtë vështrim për të shpjegue më mire efektin e daljes evetuale të Britanisë nga BE-ja në mënyrë që të ekspozohet më mirë fati i shteteve të vogla në një rregullim të ardhëshëm federal europian, nëse përfundimisht shkohet drejt tij. Një Europë federale do të kishte pasoja të mëdha për ekzistencën afatgjatë të shtetve te vogla si rasti i Luxemburgut, pse jo edhe i Belgjikës, si dhe shteve të Ballkanit Perëndimor, si Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Kosova, Shipëria, etj, pasi do të ken aderue në BE në një të ardhme jo shumë të largët. Mos-prezenca e Britanisë si një nga fuqitë më të mëdha me qasje ndër-qeveritare do të jet një humbje e madhe për shtetet e vogla, prandaj, duhet gjetë forma bashkëpunimi rajonal por edhe midis shteteve me interesa të përbashkëta për rezistimin e tundimeve të fuqive të medha që përmes votimve brenda institucioneve të BE-s te sigurohet një balans ashtu që shtetet e vogla të jenë në gendje të prosperojnë duke mbrojtë edhe interest e veta nacionale e kulturore në planin afatgjatë.

Pra Britanikët, me Brexit kan synue edhe një efekt anësor, duke paraparë edhe të ashtuquajturin efekt domino i cili parashihte që referendumi pro-Brexit të manifestohej edhe në vende tjera evropiane si Francë dhe Holandë vende në të cilat partitë nacionaliste ishin në rritje, dhe të cilat thirrnin për dalje nga BE-ja edhe të këtyre vendeve. Dhe natyrisht, frika nuk ka qenë e pabazë duke pasë parasyshë rritjen e elektoratit të partive popullore, nacionaliste, në këto vende. Ky trend vazhdon të rritet, duke përfshirë edhe Gjemrmaninë, Poloninë, Austrinë, Hungarinë, por Brukseli deri më tani ka arritë të i pëballoj tundimet e nacionalizmave me sukses. Mbetet të shihet se si do të zhvillohen gjërat viteve në vazhdim, por elitave politike dhe intelektuale në Kosove e Shqipëri u mbetet të sillen me inteligjencë dhe shkathtësi politike brenda këtyre konteksteve të reja dhe të i sigurojnë interesat vitale të të dyja vendeve.

Autori është studjues i Marrëdhënje Ndërkombëre dhe Studimeve Europiane, dhe kandidat për doktoraturë në UCL, Universiteti i Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat