Sociopati Ali Ahmeti

Opinione

Sociopati Ali Ahmeti

Nga: Sulejman Mehazi Më: 18 korrik 2018 Në ora: 13:14
Sulejman Mehazi

Po qe se bëjme nje analizë psikologjike të politikanëve rrethepërqark trojeve shqiptare do të vërejmë, se, ndër më të vështir?t politikanë ?shtë Ali Ahmeti. Person  me psikologji të pazbuluar e mjaftë të fshehur nga popullata shqiptare në Maqedoni. V?reni sa i pazbuluar e i heshtur është, aspak s'merret me spektakle adidadeske ediramiane e me sjelljet ramushiane të pahijeshme.

Gjatë zgjedhjeve lokale e parlamentare sa i zëshëm e emocional, pas zgjedhjeve sa i ftohtë e i heshtur; sa patriotë, luftarak e revolucionar gjatë kampanjave zgjedhore e sa altruist, paqësor, i butë e gënjeshtar pas tubimeve zgjedhore. E dimë e jemi të sigurtë se dikush prej jush do thotê, ja artikushkruesi e përkrahë e i bën elozhe politike Ali Ahmetit Jo, jo kurrë se kemi përkrahur, përkundrazi si para zgjedhjeve, si gjatë zgjedhjeve, si pas zgjedhjeve e deri më sot e vazhdimisht artikullshkruesi e ka kritikuar guximshëm, ashpër, fuqishëm, rëndë e shumë keq Ali Ahmetin.

Çfarë si kemi thënë, jo vetëm dele, por edhe gomar i kemi thënë, por ai nuk sheh, nuk dëgjon e s'merr fare veshtë. E dini pse nuk kupton e s'merr vesht?, për shkak psikologjisë së tij sociopatike. Ai s'është psikopat, psikopatët i dëgjojnë ofendimet, kritikat e i dënojnë me burgje e vrasje, janë të ashpër e të rrezikshëm, diktatorë për shkak unit apo vetvetes së tyre egoiste, o ata si thonë, o bëhet kiameti. Psikopatët s'kanë ndjenja pozitive e sensibile, por të ashpra e të pandieshme, për një fjalë goje kallin dynjanë. Për fat të mirê, sjelljet e egërsuara e të palogjikshme të psikopatëve ia lehtësojnë punën popullatës për t'i shmangur e larguar shpejtë nga skena politike. 

Mirëpo me Ali Ahmetin ndryshon puna për shkak psikologjisë së tij Sociopatike. Sociopatët janë shumë më ndryshe sesa psikopatët, ata para popullatës bëhen e duken të butë, s'janë të ditur, por para të tjerëve bëhen dashuror, s'janë bombastikë e s'bëjnë spektakle politike, ata as që duan të dëgjojnë se çfarë thonë të tjerët për ata, çfarë të doni thoni, atyre s'ua ndien fare, kritikoni, shani, ofendoni gajle se kanë. Koncentrimi i tyre është fitorja ndaj konkurentëve politikë gjatë zgjedhjeve, përveç votave kurrgjë tjetër s'shohin para vehtes.

Sociopatët politikë jetojnë e veprojnë vetëm gjatë ditës së votimeve. Sa të doni shani e folni keq, palla s'ua ndien fare. Sociopatët janë politikisht shumë të suksesshëm, deklaratat e tyre para popullatës janë më shumë emocionuese sesa politike. Sociopatët me veprimet e tyre janë të logjikshëm e të arsyeshëm, ata me vetëdije e emocionojnë dhe e kallin popullatën, poashtu vetëdijshëm e qetësojnë dhe e urtësojnë. Sociopatët gjatë kampanjës zgjedhore shdrrohen në magjistarë, pas zgjedhjeve mashtrues. Ata gjatë qeverisjes rrinë nën hije të partnerêve koalicionues, kjo metodë koalicionuese çdo herë i bën fitimtarë ndaj partnerëve qeverisës.

Edhe pse Sociopati Ali Ahmeti rrinte i humbur, i zhytur e nën hijen e Gruevskit, po kù është tani ai, u eliminua. Ashtu veproi dhe me Buçkovskin e Cërvenkovskin, me Arben Xhaferin, Thaçin e Zijadin Selën, ku janë?, humbën të gjithë para Sociopatit Ali Ahmetit. I vetmi politikan shqiptar që mund të lavdërohet me fitoret e tij të njëpasnj?shme për shkak sëmundjen së tij Sociopatike! 

Ua bën me dije të gjithë politikanëve q? për të qenë fitimtar duhet patur sëmundjen Psikopatike të Ali Ahmetit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat