Putini për demokracitë paraqet rrezik

Opinione

Putini për demokracitë paraqet rrezik

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 korrik 2018 Në ora: 09:03
Sherif Ramabaja

Zonja Madeleine Albright, (Medlin Olbrait) që për shqiptarët është shumë e njohur, është në një turne për promovimin e librit të saj “ Fashizmi - një paralajmërim” të cilin ajo e quan “ Alarmues” Ajo e dha një intervju për gazetën “ Handelsblatt” dhe gjithashtu paraqiti pikëpamjet e saj për Donald Trumpin, Putinin dhe zonjën Merkel. Ne po paraqesim pikëpamjet e saj për Putinin dhe zonjën Merkel.

Rreth Vladimir Putinit :

Putini është i vendosur për të rivendosur madhësinë e Rusisisë, ai i sheh qeveritë demokratike si një armik për sistemin e tij. Ai dëshiron për të minuar demokracinë, kudo që është e mundur... Me fqinjët e saj, në Evropë, në SHBA etj. Ai vjen nga shërbimi sekret KGB dhe si person shquhet në propagandë.

Për planet e zgjerimit të Rusisë :

Për mundësinë që Rusia mund ti pushtoi shtetet Baltike, unë jam e shqetësuar vazhdoi ajo. Rusia përdor planet e zgjerimit si në kohën e Bashkimit Sovjetik që e justifikonte pushtimin e Çekoslovakisë në vitin 1968. Ata pretendonin se njerëzit e kërkuan ndihmën ruse. Kjo është e njejta që tash e përdorin për Ukrainën, Krimenë etj. Tani shtrihet gjoja një minoritet rusë në territoret baltike që shikon drejt Moskës. Në qoftë se Rusia do të veproi, ajo do të justifikoi veprimet e saj. Rusia gjithashtu është e pakompromis në luftën kibernetike dhe ne kemi parë ndërhyrjen ruse në zgjedhet në SHBA.

Rreth Angela Merkel :

Ajo ishte shquar në krizën e refugjatëve. I admiroj të gjithë ata për atë që kanë bërë, për bujarinë e tyre. Unë uroj që edhe vendet e tjera

 të ndjekin shembullin e tyre. Unë nuk do të dëshiroja që Gjermania ti mbyllte rrugët. Numri i refugjatëve tashmë është zvogëluar. BE ka rënë dakord për një plan, por Evropa është e mbingarkuar.

Duke lexuar pjesë të kësaj interviste nga zonja Albright (Olbrait) mbi metotad ruse për pushtimin e territoreve të fqinjëve mu kujtuan edhe metodat serbe që janë po të njejta. Kinse për t`i mbrojtur serbët ata mësynë ndaj, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnës dhe Kosovës.

Më parë janë të njohura aleancat greko - sllave të shekullit XIX kundër shqiptarëve, po kohët mund të ndryshojnë. Nëse vjen deri te konfliktet e sërishme në Ballkan shtrohet pyetja, a do ishte e mundur aleanca e përbashkët e Kroacisë, Bosnës, Maqedononisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë kundër Serbisë? Ndoshta jo për tjetër, po për t`i dhënë një leksion të mirë dhe për ta zbritur njëher e përgjithmonë në tokë. Tingëllon absurde të mendosh akoma për luftëra, kur bota me hapa të shpejtë po hyn në revolucionin industrial 04, po dikush nuk mbushet kurr mend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat