Shtatë kusarët e korrupsionit galopantist të CEZ-DIA GROUP - Bota Sot
Shtatë kusarët e korrupsionit galopantist të CEZ-DIA GROUP

Opinione

E martë, 23 tetor 2018

Shtatë kusarët e korrupsionit galopantist të CEZ-DIA GROUP

Nga: Sali Leka Më: 23 korrik 2018 Në ora: 12:28
Sali Leka

Për dijeni z. Arta Marku kryeprokurore e Republikës së Shqipërisë. Juriste juridike e përkushtuar për të drejtën të vërtetën. E betuar për Vetingun që do të triumfojë.

Dhe për dijeni z. Gramoz Ruçi kryetari i parlamentit socialist modernist i votuar nga populli dhe do ta votojë edhe në 2019.

I nderuar  Gramoz Ruçi!

Mos i ledhato shtrembalarët, gënjeshtarët, langarët, brutalët dhe vulgarët, por në shtator hap kuvendin me popullin shqiptarë mendimtarë vizionarë, i dituruar, i kulturuar dhe shumë durimtarë i admiruar.

Nuk revoltohet as nuk egërsohet kur shikon si e vjedhin e grabisin sy ndër sy vetë ata që ishin dhe janë rojtarë, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë, qeveritarë, kontrollorë, financierë sekretarë, kryetarë, sekserë, zuzarë dhe mizorë.

Mos mendo se durimi dhe mos revoltimi i popullit janë dobësi zgërdalle, por janë aftësi vitale, janë veti dhe cilësi të mrekullueshme të rracës Arbnore Iliro Shqiptare fisnike vigane në Ballkan.

Mos spekulloni me këto hynere dhe karaktere shembullore shqiptare me jehonë mbarë botërore.

Spekullimi dhe rezilizmi janë firoma e më e keqe më e hidhur se mizorizmi masakrimi anarshizmi kaotizmi dhe monstruozizmi.

Në muajin nëntor 2017,  ambasadori amerikan Donald Lu tha: “Në janar 2018 do të filloj arrestimi i peshqve të mëdhenj, të krimit dhe të korrupsionit galopant”.

Asnjë redaksi gazete, asnjë televizion nuk e mori në intervistë dhe nuk e pyeti: “I nderuari ambasador i Amerikës demokratike, kush janë peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit? Na trego emrat e kriminelëve dhe të kusarëve”…

Përkundrazi, gjashtë gazeta dhe gjashtë televizone u vërsulën me gënjeshtra të stisura, të neveritura: “Donald Lu dhe Romana Vllahutin janë bërë gurvernatorë të qeverisë dhe kanë cënuar rëndë sovranitetin e Shqipërisë“.

Del pyetja: Si është e vërteta? Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e Parlamentit Evropian Romana Vllahutin, të dy të palodhur, të papërtuar, kanë kontribuar për të mirën e popullit shqiptar më shumë se dy qeveri shqiptare dhe katër parti mozharitare dhe opozitare. Donald Lu, Romana Vllahutin, Johanes Hahn dhe Frederika Mogerini i dijnë emrat e kriminelëve gjakatarë dhe kusarëve zuzarë.

Edhe të shtatë kusarëve të të CEZ-DIA GROUP që kanë grabitur shtatë vjet rresht fonde monetare kolasale të shqiptarëve, që paguan faturat e dritave fiktive dhe fatura afrofe, të pa arkëtuara, në bankën e shtetit.

Edhe unë me shokët e mi i kam ditur dhe i di emrat e kusarëve të CEZ-DIA GROUP, që kanë grabitur pa brerje ndërgjegjeje djersën dhe gjakun e shqiptarëve.

E kam obligim për të treguar dhe për të demaskuar këta kusarë zuzarë në poste dhe funksione partiake dhe zyrtarë të lartë të PD, që lëshojnë mallkime frenetike, kur janë të zhytur kokë e këmbë në llum-zhumin e hajdutërisë me çizme, si ato të kryelësëistes që hodhi në parlament kundër Kryeministrit!

Unë i di me emër e mbiemër, me bëma e marifete, por emrat e tyre do t’i tregoj kur të më pyesin redakistë e gjashtë gazetave, por asnjëra prej tyre, as kanë pyetur e as pyesin kush janë kusarët e korrupsionit, por zhvatin e vjedhin akoma më shumë duke i stisur allashverishet e majme me lloj lloj montazhi dhe trukimi, për të përbaltur të vërtetën dhe për të mistifikuar mashtrimin dhe manipulimin.

Kurse në televizion unë nuk dal për të folur, se më neverisin moderatorët e televizoneve skurriste, me emisione kaotiste, që nuk bashkëbisedojnë, as nuk pranojnë fakte konkrete, as tregojnë të vërteta, por orientojnë panelin e analistëve në studio të flasin gënjeshtra, të sajojnë misibecka të shtrembëra.

Këta analistë të ftuar dhe të korruptuar nga manipulatorët dhe falsifikatorët e gjashtë televizoneve kanë njëzet vjet që nga viti 1998 që nuk kanë demaskuar asnjë krimnel, asnjë kusar e langar, as gënjeshtarë shtrembalarë.

Po të thuhej e vërteta siç është dhe të cilën e dijnë edhe këta analistë, por nuk iu intereson ta publkojnë se janë të lidhur me një mijë e një fije me zuzrarizmin dhe babëzitzimin, pëdëizmi dhe lësëizmi jo më që nuk do të guxonte të vërsulej në: mejdan” me vezë e çizme zhveshur, por as ta hapte gojën.

Kur të dalë në publik gazeta e shtatë e të qarkullojë në Tiranë dhe Shqipëri, unë me shokët e mi do të shkruajnë emrat e shtatë kusaristëve galopantistë të ÇEZ-it, që kanë zhvatur paratë e popullit, por sot theksoj: Mua, vëllezërvetë mi, pesëmbëdhjetë kushrinjve të mi, njëzet e pesë shokëve të mi, dyqind e pesëdhjetë miqve të mi klani monstruozist  pedeist leseist, na kanë grabitur nëntëqind e pesëdhjetë milion lekë.

Kemi të drejtë t’i bëjmë padi juridike penale direkt Arta Markut, Kryeprokurore e Përgjithshme e Republikës, juriste e devotshme, e përkushtuar për të drejtën, të vërtetën.

Do ta bëjmë padinë juridike kur të forcohet dhe konsolidohet vetingu, por kusarët kanë banka dhe shpenzojnë miliarda fonde monetare që vetingu të pengohet dhe të shtrembërohet si langare.

Prandaj duhet televizioni i shtatë investigativ antikusarist, antikorruptiv, antiiluziv, antimonstruozist, antiabuziv, antianarshist antikaotist.

Për ingranazhet dhe masakrat skurrikiste të korrupsionit të njëzet viteve 1993-2013, kam shumë fakte konkrete dhe mbushen dy romane voluminoze me nga pesëqind e pesëdhjetë faqe, që meritojnë vlerësime vizionare, çmime letrare dhe shpërblime me fonde monetare.

Fatkeqësisht në Tiranë ka ndodhur metamorfoza monstruoze njëzet vjet janë shpërblyer libra me gënjeshtra, sajime, trillime, spekullime, abuzime dhe shtrembërime të rëndomta dhe me fallsifikime skandaloze.

Unë nuk jam dëshpëruar nga këto padrejtësi makabre langare zuzare njëzet vjeçare, por jam i preokupuar, i përkushtuar për të eleminuar korrupsionin në ekonomi, që ka gërryer jetën paqësore humaniste të popullit.

E ka gërryer dhe shkretuar bashkë me korrupsionin në letërsi, gazetari dhe televizion. Korrupsion galopant në strukturat artistike mediatike.

Del pyetja pse nuk jam dëshpëruar? Përgjigje: As nuk dëshpërohem por as nuk frikësohem, për të treguar të vërtetën përarsyese: Kam shkruar, shkruaj dhe do të shkruaj, jo për fitim personal, as për shpërblim kolosal, por shkruaj se e kam obligim të bëj punë të mira, ta ndajë të drejtën nga e shtrembura, ta ngrejë lart të vërtetën e dobishme mbi gënjeshtrat e shumta, por të llumta, të pista.

Ballëhapur, kam dalur dhe dal për të mirën e popullit shqiptar fisnik vital.

E pse? Sepse isha dhe jam shkrimtar eposik, intelektual publik me vizion ilminik demokratik.

Edhe përpara litarit dhe plumbit të drejtën nuk e shtrembëroj, të vërtetën nuk e mohoj, edhe sikur, t`ma shkurtojnë jetën.

Në Tiranë ta shkurtonin jetën deri në vitin 2013 kur denoncoje dhe demaskoje afera korruptive galopante me padrejtësi makabre obskurante, por ka akoma segmente anarshiste kaotike që i anatemojnë, i diskriminojnë njerëzit mendimtarë vizionarë të kulturur, fisnikë eposikë të admiruar që kanë kontribuar dhe kontribojnë për të mirën e jetës humano paqësore të popullit shqiptar i shumë vuajtur, i vjedhur, i grabitur, i rraskapitur.

Kurse redaksitë e gazetave mbushen çdo ditë me shkrime editoriale ekskluzive, por krejt gënjeshtra me sajime të stisura, me fjalë brutale, vulgare të pista dhe me shtrembërime langare zuzare të neveritura, të stisura, të shtirosura.

Po citoj disa shtrembërime të tyre: ”Funksionarët e parlamentit Europain Johannes Hahn, Knut Flenkeinsten, Frederika Mogherini, ambasadorët Donald Lu dhe Romina Vlahutin janë bërë vegla që përdoren nga qeveria socialiste se i ka blerë Edi Rama ashtu si ka blerë edhe votat e popullit shqiptar dhe do t`i blejë, nëse nuk rrëzohet me protesta“.

Këto fjalë i shkruajnë llumzhistët dhe i flasin analistët nëpër studio televizive.

E vërteta është dhe do të jetë: Për Edi Ramën dhe partinë socialiste kanë votuar 75 % të popullit shqiptar 2013, 2015 dhe 2017.

Kurse në vitin 2019 dhe 2021, do të votojnë 85 % të popullit shqiptar baraz me dy milion e dyqind djem dhe burra, vajza dhe gra.

Sipas mendjes së mykur të fallxhorëve dhe të magjistarëve të zhytur të përlytur në ligësinë dhe egërsinë e tyre.

Edi Rama na qenka super miliarder gjigand me pasuri të madhe kolosale që ka blerë dhe do të blejë votat e dymilion e dyqind mijë shqiptarëve.

Një fjalë e popullit thotë: “E padrejta i ka kockat e shtrembura, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”.

Kurse unë shkruaj dhe do të shkruaj: Juve shtrembaluc, gënjeshtaruc, langaruc, do ta rrëzoni Edi Ramën me qeverinë socialiste kur të tregoni të vërtetën dhe të drejtoni të shtremburën e thyer.

E vërteta është: Dëgjoni gënjështarë shtrembalarë dëgjoni! Tregoni publikisht popullit shqiptarë çmimin dhe vlerën monetare e një vote që paguan Edi Rama për të blerë dymilion e dyqind vota në fushatat zgjedhore fitimtare në vitin 2019 dhe 2021.

Vetëm këto dy fjalë të vërteta sa lekë shitet e blehet një votë zgjedhore e rrëzojnë Edi Ramën nga kolltuku i kryeministrit dhe nuk e rrëzojnë dyqind miliarda lëvozhga skorrore, që shkruani e flisni juve gënjështarë shtrembalarë bashkë me langarë zuzarë reziluck, të zbrazur, të pangopur me broçkulla, mysibecka, gelbocka të padobishme për jetën njerëzore të çdo kombi dhe të çdo rrace në universin e galaktikës botërore.

Kurse unë me njëzet e pesë shokët e mi, jemi të obliguar, të flasim të drejtën, të shkruajmë të vërtetën.

Kemi votuar për Edi Ramën dhe partinë socialiste pa interes pa kushte, pa na dhënë lekë droge për votën tonë fitimtare.

Edhe në vitin 2019 dhe 2021, do të votojmë për Edi Ramën dhe partinë socialiste. Bashkë me votën triumfatore do ti japim Edi Ramës falas e gratis njëzet mijë lekë fringo të reja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test