Vetëm me gjoba nuk ndalohet katastrofa e aksidenteve në komunikacion

Opinione

Vetëm me gjoba nuk ndalohet katastrofa e aksidenteve në komunikacion

Nga: Riza Haxhiu inxhi. i dipl. Më: 5 gusht 2018 Në ora: 23:57
Riza Haxhiu inxhi. i dipl.

Ne vitet e fundit e sidomos ne javët e fundit, aksidentet kanë marre jetën dhjetëra apo qindra qytetareve në vende të ndryshme të vendit, ndërsa vazhdimi ne rritje i kësaj katastrofe, po tregon paaftësinë e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve te saja për tu përballur me këtë gjendje të rendë. Kjo tregon neglizhencën institucionale për ti mbrojtur jetërat e qytetareve të Kosovës.

Me këtë Qeveri dhe garniturë pushtetarësh ne institucionet përgjegjëse, vështirë se pritet të marrë fund saga e zhvatjes së qytetarëve përmes monopoleve që janë instaluar nga mungesa e një konkurrence të mirëfilltë e të ndershme si në QAK, ne Qendrat e Kontrollit teknik te automjeteve, ne rrjetin e pa numër te autoshkollave, ne Qendrat e autorizuara te kontrollit mjekësor për certifikatave mjekësore qe shtrihen ne te gjitha komunat e Kosovës.

Nuk ka ditë qe rrugëve te Kosovës te mos kemi një e më shumë te vdekur nga aksidentet me fatalitet. Ku qëndron problemi nuk është vështirë te dihet:

Autoshkollave anë e mban Kosovës, qe janë me numër te shumta e pa kushte dhe cilësi, e qe nxjerrin shofer te rinj, nuk ju intereson dija e kandidateve, por vetëm përfitimi qe sa ma shume te regjistrojnë kandidatë dhe te fitojnë para.

Instruktoret apo ekzamineret qe janë ne komisione, bashkëpunojnë me pronaret e autoshkollave dhe i kalojnë kandidatet edhe pa njohuri dhe shkathtësi elementare vetëm  pse marrin bakshish duke u korruptuar. Për ketë dëshmon pasuria e tyre qe kane krijuar me punën e tyre si ekzaminer.
Gjykatat nuk e respektojnë masën disiplinore sipas raportit te policisë për gabimin e ber , por veprojnë sipas dëshirës, apo intervenimeve te lidhjeve familjare, çka tregon se efekti i tyre nuk po duket frytdhënës.
Qendrat e Kontrollit teknik te makinave e bëjnë punën shkel e shko, sa për formalitet, ku automjeti kalon kontrollin teknik edhe po te mos jetë ne gjendje te rregullt.
Certifikatat mjekësore merren nga qendrat e autorizuara pa as një kontrollim mjekësor. Këto qendra nuk i mbikëqyre as nuk i kontrollon as kush.

Siguria rrugore është problem kompleks qe përfshinë: rrugë të sigurta, sinjalizime rrugore, grahes të aftësuar mirë, edukatë, ndërgjegjësim dhe informim te plot te përdoruesve të rrugës si dhe ndëshkim te pa tolerueshëm ndaj shkelësve të ligjit

 Nëse nuk merren masat e duhura dhe lejohet vazhdimi i kësaj prirjeje, numri i vdekjeve nga aksidentet do të ketë tendencë rritjeje.

Zyra e Auditimit të Përgjithshëm në Kosovë duhet te veproje sa ma par ne kryerjen e detyrave rreth auditimit ne te gjitha institucionet për “Sigurinë rrugore”. Krahas analizimit të shkaqeve dhe faktorëve që ndikojnë në aksidentet rrugore, nëpërmjet auditimit, duhet synuar të ofrojmë një pamje të përgjithshme mbi funksionimin e instrumenteve politikë të përdorur nga institucionet e përfshirë në sigurinë rrugore.

 Grahësit e rinj te automjeteve kanë më shumë gjasa që të shkaktojnë aksidente , për shkak të jo përgatitjes cilësore, mungesës se edukatës, moshës se re dhe pa përvojës. Prandaj institucionet përkatëse duhet te kenë një qasje të koordinuar, ne edukim, trajnim, licencim, zbatim, komunikim dhe përdorim selektiv te teknologjisë, në kombinim me masat e tjera të sigurisë rrugore s’janë; rrugët e sigurta, automjete të sigurta, ndërgjegjësimi dhe informimi i plot i grahësve te automjeteve.

Qëllimi i këtyre përpjekjeve duhet të jetë për të krijuar një situatë në të cilën siguria e përgjithshme në rrugë, te jetë detyrë dhe përgjegjësi permanente për te zvogëluar ne masë te madhe rrezikun ne komunikacion dhe rritjen e sigurisë te të gjithë pjesëmarrësve ne rrugët e Kosovës.

Deri më sot, sistemi i dhënies së lejes së patentë shoferit, nuk ka provuar të jetë shumë efektiv në uljen e rrezikut të aksidenteve. Trajnimi duhet të përqendrohet në krijimin e shoferëve të cilët duhet të jenë të sigurt, dhe jo vetëm teknikisht kompetent, që do të thotë se duhet të kenë rritje të përqendrimit dhe vetë-vlerësimit në kuptimin e faktorëve që rrisin rrezikun.

Trajnimi, objektivat e trajnimit dhe testi duhet të përforcojnë njëri-tjetrin dhe një qasje e strukturuar duhet të ndërmerret për të siguruar që drejtuesit e rinj të mjeteve të marrin përvojë të gjerë me të gjitha kompetencat e nevojshme.

Shkurtimisht disa nga rekomandimet dhe masat që duhet të merren nga institucionet e përfshira në sigurinë rrugore janë :

Lufta permanente ndaj korrupsionit dhe nepotizmit ne te gjitha institucionet qe atakojnë sigurinë rrugore
Rritja e ndërgjegjësimit ndaj problemit ne këto institucione
Masa te reja përmirësimi të sigurisë rrugore që adresojnë rreziqet ndaj shoferëve të rinj
Të zbatohen kufizime mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit në fazat fillestare të drejtimit
Rritja e nivelit të kursit të praktikës për fazën e shoqërimit nga të rritur
Te sigurohen masa penguese apo penalizuese të efektshme ndaj sjelljeve të papërshtatshme
Përmirësimi i trajnimeve dhe testimeve për drejtuesit, me fokus vetë-ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e rrethanave që çojnë në drejtimin e sigurt
Marrja në konsideratë e pasojave të vendimeve politike që nuk lidhen direkt me sigurinë në rrugë
Të kuptojmë përfitimet e zgjidhjeve teknologjike për monitorimin dhe zbatimin, si dhe për të ndihmuar shoferët e rinj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat