Kosova dhe korrigjimi i kufijve

Opinione

Kosova dhe korrigjimi i kufijve

Nga: Nikë Gashaj Më: 11 gusht 2018 Në ora: 06:53
Nikë Gashaj

Në kohën e fundit  opinionin publik e ka habitur hapja e  çështjes së korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, nga kryetarët e Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiniq. Në lidhje me të, imponohet pyetja se çka ojo nënkupton: ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve, respektivisht dhënjen Serbisë pjesën veriore të Kosovës ku me shumicë jetojnë serbët në disa komuna, në  kompenzim me Luginën  së Preshevës.

Natyrisht se për këtë çështje delikate do të vendosin përfaqësuesit politik të Kosovës dhe faktori nderkombëtar. Mirëpo, megjithatë nuk është e tepërt të dëgjohet dhe zëri dhe mendimi i ndonjë prej shqiptarëve jashtë Kosovës. 

Me shpërbërjen e ish-RSFJ është hapur edhe çështja e Kosovës. Ajo si element i federalizmit jugosllav ka pasë të drejtë sikurse dhe republikat e ish-Jugosllavisë në shkëputje dhe në shtetin e vetë. Populli shqiptar i Kosovës ka qenë i vendosur, këmbëngulës dhe i qendrueshëm në rrugën e tij të vetme drejtë pavarësisë së Kosovës në kufijtë e saj të territorit integral, donë me thënë në kufijtë të pa cenueshëm. Ajo ka qenë jo vetëm pasojë e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë por dhe shprehje dhe pasojë e një politike të dominimit shekullor mbi shqiptarët. Një strategji e tillë duke zbatuar dhe ushtruar represion dhe dhunë brutale fizike ndaj shqiptarëve nga ana e regjimeve të ndryshme politike dhe ushtarako-policore, në veçanti nga shteti serb, nuk ka ofruar kurrfarë mundësie për zgjedhjen politike të statusit të Kosovës dhe më gjerë të çështjes kombëtare të shqiptarëve në rajon. Prandaj, shpallja e Kosovës si shtet i pa varur dhe sovran, si dhe njohja e saj nga 116 shtete rajonale, evropiane dhe botërore në krye me SHBA, ka kënaq dhe kënaq kërkesat dhe dëshirat e popullit shqiptar kudo që jetojnë në vende të ndryshme të botës bashkëkohore. Po theksojmë  se njohja e Kosovës nga shumica e fuqive të mëdha dhe shtetëve të tjera është bër për tërësin territoriale  të Kosovës, pra të kufijve të pa “korrigjuar” apo të pa cunguar, për çka elita politike e Kosovës duhet të ketë shumë kujdes në dialogun me Serbinë dhe faktorin ndërkombëtar. Se ndryshimi i kufijve është i pa pranueshëm, e për çka nuk duhet as të hapet fjala.

Ne na duket se teza e “korrigjimit” të kufijve të Kosovës me Serbinë paraqet një pazarllëk, marifetlluk dhe dredhi politke në dëmë të Kosovës, e që  është e pa lëjueshme dhe e rrezikshme për sovranitetin e shtetit të Kosovës. Në të vërtetë ajo ka të bëj me ndërrimin e kufijve të Kosovës duke ia dhënë  territorin e veriut të Kosovës Serbisë, gjoja në kompenzim me Luginën e Preshevës, ku janë vetëm tri komuna: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa në Kosovën Veriore janë disa komuna, sa jam në njohuri, me një territor shumë më të  madh.  Prandaj, edhe sikuse kjo të ishte e mundëshme, e mos të cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, fjala është për një territor disproporcional, që do të ishte në dëmë të Kosovës.

Jam i mendimit, se nëse përfaqësuesti politik të Luginës së Preshevës, kanë paraqit një kërkesë të tillë politike për tu bashkuar me Kosovë është e preferueshme që  sa më parë ta tërheqin kërkesën e tillë, sepse ajo është në dëmë të pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës, me qenë se, ajo nënkupton dhënien e veriut të Kosovës Serbisë. Serbët në një pjesë të madhe jetojnë në shtete të ndryshme rajonale, evropiane dhe botërore, por për ta Serbia nuk kërkon ndërrim të kufijve dhe as të drejta të veçanta. Edhe pas ramjes së regjimit të Millosheviqit, akoma nukë është bërë katarza e plotë apo spastrimi i  liderëve aktualë  serbë nga sindromi i politikës së vjetër. Politika e Serbisë ka ndikuar dhe ndikon në një masë të madhe në insistimin e sebëve të Kosovës që zgjedhjen e problemëve të veta ti kërkojnë në Serbi e jo në organe shtetërore të Kosovës. Ajo çka e shton radikalizimin dhe njëheri keqësimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe në Kosovë është problemi i Kosovës Veriore, saktësisht i Mitrovicës. Në këtë territor padyshim është përzie dhe përzihet Serbia, respektivisht pushteti i saj politik me qellim të krijimit të institucioneve paralele duke dëshiruar që në këtë mënyrë ta shkëpus këtë pjesë të territorit Kosovar.

Pikërisht, për gjithë atë që cekme më lartë vështirë mund të ndëtohen marrëdhëniet e mira ndëretnike në Kosovë deri sa të mos ndryshoj politika serbe e Beogradit, respektivisht derisa ajo të mos heqi dorë nga pretendimet territoriale në Kosovë. Megjithatë, pala shqiptare si shumicë etnonacionale në Kosovë duhet të bëjnë përpjekje serioze për përmirësimin e pozitës së pakicave kombëtare, e në veçanti të komunitetit serbë në hapësirën e Kosovës. Ajo nuk duhet të jetë indiferente apo të mbesë në rafshin verbal përkitazi me përkujdesjen e ndërtimit të Kosovës multietnike dhe demokratike, si dhe të funksionimit të sistemit ligjor dhe të sendërtimit konsekuent të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare, prandaj dhe të serbëve në Kosovë.

Perfundim: jam i mendimit se Prishtina në dialog me Beogradin dhe faktorin nderkombëtar duhet ta ketë një Platformë politike të miratuar nga Kuvendi apo nga Qeveria e Kosovës. Ajo  duhet të kërkoj njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, çka besoj dhe e bënë. Njohja e Kosovës nga Serbia mund të shërbej si fakt se Serbia është kthyer drejt ardhëmerisë evropiane. Ajo do të dëshmonte se ajo është largua nga nacionalizmi serb. Gjithashtu, në qoftë se Serbia dëshiron në Evropë i duhet të bëjë njohjen e Kosovës. Përndryshe, nëse jo, Kosova mund të funksionoj si shtet dhe pa njohjen e Serbisë.

Është e  preferueshme që Kosova pakicave kombëtare në territorin e saj, prandaj dhe komunitetit serb tu garantoj të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave kombëtare sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. A standardet ndërkombëtare nënkuptojnë normat juridike ndërkombëtare dhe praktikën pozitive të vendeve të demokracisë prendimore. Aty vjenë në konsiderim dhe diskutimi për ndonjë autonomi  kulturore dhe vetëqeverisëse të komunitetit serb në kosovë. Por një autonomi me një vëllim të kompetencave të caktura dhe për çështje të definuara të sigurimit normativ, institucional dhe praktik të barazisë së plotë të të drejtave qytetare(civile) dhe politike, kulturore, ekonomike dhe sociale të serbëve në Kosovë, si dhe për realizimin i tyre do  të kujdeseshin dhe do ti mbikëqyrnin organet  përkatëse shtetërore të Kosovës  dhe të organeve gjegjëse  të Bashkësisë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat