Qeveri bandite mjaft më me poshtërsi

Opinione

Qeveri bandite mjaft më me poshtërsi

Bardh Nengurra Nga Bardh Nengurra Më 12 gusht 2018 Në ora: 15:44
Agresiviteti nga dita e parë e kryeministrit

Nuk paska asgjë më keq se sa kur vendin ta sundon një kastë banditësh, hajnash e kriminelesh që duken si llavë e ujqëve të uritun gjakpirës.

Gjithandej ku ka popuj që kanë krijue shtete e veta si bashkësi kolektive per jetesë, pushtetarët e atyne shteteve i sherbejn popullit të vet dhe shtetit, ndërsa në Dardani pushtetarët sundojnë shtetin dhe neperkambin popullin e vetë. Nepërkambja shkon deri në skajshmëni sa shpesh mendojë se si ka mundësi të sklavnohet kaq mizorishtë ky popull, populli im i cili jo fortë moti dinte te bashkohet deri në gjysëm milion veta dhe nepër kordone të tanksave e picgauerve të policisë e ushtrisë pushtuese serbe marshonte nga të gjitha qytetet e fshatnat e Dardanisë deri në Prishtinë per të kerkue të drejtat e veta.

Tash në shtetin e mvetësishëm dhe të lirë me pushtetar shqiptar, pa qen e pushtueme nga askush ky popull asht skllavnue mizorishtë dhe jo vetem se nuk i ndihet zani, por sado që në vetvete vuen dhe ankohet , po i tha diçka dikush kunder pushtetarve ai nuk të perfillë, idhnohet dhe irritohet. Pra disi quditrishtë delë në mbrojtje të pushtetarve matrapaz e hajna, të pushtetarve me nji biografi kriminele dhe mafioze per të cilen biografi do ua kishin lakmi edhe mafia italiane e COSANOSTRAS apo ato bandat nakromafioze të shteteve të Amerikës Latine.

Asnjihere nuk kam pas dëshirë që pushtetin në Dardani ta merr Ramush Haradinaj, asnjihere poashtu se kisha besue se ky ndonjiherë do deshmon se qenka edhe ma tutmak dhe i pagdhendun se sa unë kisha krijue pershtypjen time dhe opinionin per te nga të gjitha këto vite të pasluftës prej se ky formojë parti dhe konkurron per pushtet.

Në vitin 2004 tashma i ndjeri Presidenti Ibrahim Rugova i gjendun mes dy të këqijave pat zgjedhë atë ma të voglen dhe edhe me mashtrimet perfide dhe tradhëtinë e Nexhat Dacit, e pat ba koalicionin qeveritar LDK-AAK.

Kjo ju sherbeu militantve të AAK-së dhe liderit të sajë analfabet e me mendësi të odave , me mendësi kanunore që nëper vite të krekosen dhe të thirren në atë koalicion qeverisës. Dhe per të qen paturpësia edhe ma e madhe këta matrapaz jo vetem se sot thirren në atë koalicion, por ata thonë se janë parti simotër e LDK-së dhe janë miq të Ibrahim Rugovës.

Pra klysh të klaneve enverostaliniste të ish LPK-së që ja këthyen pushken Ibrahim Rugovës dhe strukturave ushtarake e ministrore tue ja vra disa dhjetra ushtarak profesionist gjatë luftës  1998-999 dje,  sot si AAK rrahin gjoksin se jan miq të Ibrahim Rugovës.

Populli naiv, quditnishtë i lig dhe frigacak perkrahu nëper të gjitha votimet që nga paslufta këta rrahagjoksa e fryfqa dhe ma në fund Ramush Haradinaj u ba i pari i qeverisë së Dardanisë. 

Agresiviteti nga dita e parë e kryeministrit

Asht ndoshta rast i vetëm në të gjitha shtetet e Europes që nji shef i qeverisë që nga dita e parë të fillojë me agresivitete e kerrcnime me punët e qeverisë.

Ramush Haradinaj hapin e parë fatal e bani posa erdh në fotelen e kryeqeveritarit kur ndau fond ( sipas disa mediumeve ) prej 350.000 euro  si damshperblim per familjet e viktimave të luftës së Kumanovës.

A nuk asht kjo rast pa presedan. Kryeministri i nji shteti të ndan damshperblime per nji grup njerzish që shkojnë nga shteti i vetë në shtetin tjeter per të fillue nji luftë. 

A nuk asht veprim naiv , diletant prej nji kryeministri që tu ndanë damshperblim njerzve që shkojnë ta ndezin nji konflikt në nji shtet tjetër?! Ndamja e damshperblimit automaikisht do thotë se dikush ( nga pushteti , apo nji person i madh i politikës ) i paska pas dergue ata djem të vriten , te masakrohen e torturohen në Kumanovë. Dhe perderisa as shteti i Maqedonisë nuk reagojë per veprimin e kryeministrit të Dardanisë ( Kosovës ) per mu kjo do thotë se rastin e paskan pas koordinue bashk ndonji rrjet mafioz kriminel i perbashkët maqedono-kosovar, e ky rrjet mundet të jetë vetem nga personat e kreut të politikës së të dyja shteteve. Me ndamjen e damshperblimit fajin ja hudh Dardanisë vetë kryeministri i sajë Ramush Haradinaj. Kjo kalojë në heshtje dhe askush su mor me rastin.! Megjithate heshtjen dhe misteriozitetin e këti rasti tragjik e theu vëllau i njenit nga ata që u vranë në at konflikt, kur nuk lejoj Ramush Haradinajn që ta peruron shtatoren e vëllaut të vramë. Ishte qesharake pothuej tragjikomike se si u struk si qingj kryeministri muskuloz i cili vetem pak ditë ma parë neë Prizren para kamerave te TV-ve perdori muskujt me nji Zonjë e cila ishte mbesa e Gjenaralit te Qeverisë se parë shqiptare, qeverisë se Ismail Qemalit, mbesa e Mehmet Derrallës. Në Deqan kryeministri u ba i urtë.

Veprim tjeter primitiv dhe agresiv asht shkuemja e kryeministrit në pushime me familje në hotelet e shtrejta të Zvicrrës. Pastaj rritja e pagave per veti me 100% dhe edhe vartësve të vetë, numri i ministrave, i zavends ministrave dhe skandale tjera të njipasnjishme të cilat paguhen nga djersa e puntorit të vendit.

Dhe ma e keqja e krejtë kësaj asht se sa here asht konfrontue me gazetar kryeministri asht ba nervoz, asht pergjigj me tone kerrcnuese, me fjalor banal, të ultë e primitiv. Me duhet rroga e madhe me ble kmisha e kravata pat thanë Ramushi per ta arsytue rritjen e pagës per veti!!!

Unë baj çka të m`teket! E baj pse kam qef ishte margaritari tjeter i Ramushit! A mos ta kam vjedhë nanën a babën a, i tha tjetrit.  

Ramush Haradinaj si i pari i qeverisë së Dardanisë u ba"  humanist ", ja fali 35.000 euro per sherim njeriut të cilin gjatë luftës Ramushi e ka kerrcnue me jetë, ja fali matrapazit dhe ish kryeministrit Bujar Bukoshi. Parat ja fali nga fondi i qeverisë.

Nuk vonojë dhe 30.000 euro ja fali nga fondi i qeverisë edhe ish Kryeministrit Akademik Isa Mustafës i cili u sëmur rand dhe i duhej tretman mjeksor në Gjermani. Harrojë Ramush aga  se e ka quejt Isë qeni vetem para pak mujve.

Pra parat e buxhetit të varfën të Kosovës Ramushi i merr per veti, i shperndan per të tjeret dhe thotë se ai ban çka ti teket. Perqudi Ramushit ju tek qe edhe kur i vdiq baba ( past ndjesë Ai ) ta varros ate si burrshtetas perseri me paratë e qeverisë. Harrojë Ramushi se në asnji shtet të Europes nuk varrosen ashtu asnji personalitet shtetnor e jo ma nji babë i kryeministrit. 

Po ja perkujtojë Ramushit se para pak javëve vdiq ish ambasadori norvegjez , ish ministri i Punve të jashtme të Norvegjisë, ish diplomati me renome nderkombëtare dhe ndermjetsues ne konflikte e lufta, mes tjerash edhe në ato të ish Jugosllavisë, pra vdiq z. Thorvald Stoltenberg që njiherit asht baba i ish kryeministrit të Norvegjisë qe tash asht Sekretar Gjeneral i NATO-së, pra baba i Jens Stoltenberg-ut dhe vdekja e varrimi i të ndjerit u ba si çdo varrim tjetër qytetar që bahet në Norvegji. Ky varrim nuk ju kushtojë asnji cent buxhetit të shtetit ma të pasun në botë Norvegjisë.

Po ta perkujtojë Ramush Haradinaj se para nji muej vdiq konsuli i Republikës së Kosovës në Malin e Zi dhe këtë vdekje as në lajme të RTK-së nuk e lajmruet. Pse ndodhi kjo o Ramush. A je ti kryeministër i të gjithë qytetarve të Dardanisë apo vetem i familjarve e miqve tu dhe i militantve partiak të partisë tande AAK-së?! 

Dhe tash Ramush aga del me margaritarin ma të ri. Vendos ( ky vetë shkruen vetë vulosë ) me ja lidhë nji pagë mujore pa asnji arsye e asnji meritë musteqokut të Prekazit , Rifat Jasharajt. Dhe ajo rrogë do jetë hiq ma pak se 1000 euro në muej , do e ketë Rifati edhe veturën dhe shoferin. Mirë që si ka ra ndermend me ja punsue edhe nji sherbtor me ja kreh mustakët Rifatit. E thash pa meritë per Rifat Jasharajn per faktin se në Dardani ka me qindra të tjerë qe personalishtë kan ba ma shumë per luftën dhe lirine e Dardanisë se sa ka ba Rifati dhe ata jetojnë në mjerim total. Asht poshtërsi dhe idiotizem që ti lidhet rroga mujore dikujt , qoftë ai edhe antar i Familjes Jasharaj, per shkak të sakrificës vetflijuese të kësaj familje. Meritat duhet me i gëzue individi në bazë të veprave që ka e jo në bazë të veprave të antarit të familjes se vetë. Mendojë se po ta kishte vetem pak ftyrë Rifat Jasharaj do duhej ta refuzonte rrogen, veturen dhe shoferin që i frojë ky far alamet kryeministri. Nuk kam asnji dyshim se Ramushi ja ofrojë jo pse ka aq respekt per te, por per ta fitue respektin e ti dhe familjes e perkrahësve të Familjes Jasharaj. E nxan presen per ta ujit aren Ramush aga se nuk i dihet, do ketë zgjedhje dhe i duhen votat.

Ndersa Rifatit nuk i duhen ato para, ai ka pensionin nga Gjermania, ai ka djalin ( Muratin Profesor në Fakultet ) ai ka plot familjar tjerë qe kan paga dhe kjo familje nuk ka nevojë per ekstra para. Ma shumë nevojë kan shumë luftëtar të UÇK-së qe as shtëpi mbi krye nuk kan. 

Ramush , ministri i Financave z. Bedri Hamza disa here të ka thanë, nuk ka ma para në arken e shtetit. 

Andaj ndal doren se nuk ti ka lanë pasuni trashiguese baba Hilmi ( pastë ndjesë ) e as nana Rukë parat e buxhetit të shtetit te cfilitun te Dardanisë.

Po flas edhe pak me ty Ramush.

Ramush na tmerrove tue u mundue me na bind se je mik i Ibrahim Rugovës. Si me të besue se je o Ramush kryeministri kur ti nuk le gja pa ba me ja shkatrrue LDK-në e Ibrahim Rugovës në vendlindjen e Ti, degën në Istog?!

I bleve votat në Serbi dhe i solle me paketa per kandidatin tand dhe pronarin e bordeleve në Gjermani, Gani Dreshaj kundërkandidat të Haki Rugovës, votat i bleve padyshim permes mikut tand shka z. Millan Radojçiq ati banditit nga Mitrovica të cilin ti e pret në zyren tande si mikun ma të mirë. Bile edhe e ke pranue , e ke thanë se e ke mik per biznese.! Çfar biznesesh ban kryeministri i shtetit me nji bandit që mes tjerash perflitet edhe si organizator i vrasjes së shkaut tjeter politikanit Oliver Ivanoviq!

Ramush kryeministri, miku nuk lufton mikun me vota të shkive, por matet fer me vota të qytetarve të vetë. Ti e ke que në Kushtetuese zgjedhjen e Haki Rugovës kryetar në Istog. A i ban miku mikut këso veprimesh?!

Ramush ti në foltore të Parlamentit i sulmonë dhe i ofendon deputetet e LDK-së që jan me tituj Akademik.  I ofendon paturpësishtë dhe me nji fjalor urrejtës dhe me shikime vrastare bile. Dhe si ta pranojmë neve rrenen tande tash se je mik i Ibrahim Rugovës ?!

Ramush ik , ik sa nuk te ka detyrue populli të ikesh. Mjaftë ma me budallaqet e me poshtersitë e tua.

Ramush teper me turr e ke marr punën. Nuk ka nevojë shteti per nji kryeministër të tillë.

Ti e ke sha Akademik Isa Mustafën per demarkacionin. Ja ke hudh ftyrës harten Murat Mehes. Tri vjet e ke bllokue Parlamentin, njerzit e tu bashk me rrugaqet e Al-Bin Kurtit kan djeg objekte publike , kan demolue trotuare e rrugë të Prishtinës, kan qa me gur koka policesh per ta pengue votimin e demarkimit të kufinit me Malin e Zi. 

Dhe posa more karriken e kryeministirit ti e fute në votim në Parlament po at ligj në po ata kufi dhe e kalove. 

Ramush ti ja vodhe , ja more me dhunë buxhetit të Kosovës 53 milion euro per Bertel Enkan turke. Nuk e perfille bashk me at hajnin tand qe ma mirë do i rrinte emni Kali se sa Pal, pra nuk e perfille deshminë e ish ministrit z. Lutfi Zharku që me fakte thoshte se borqi asht vetem 14.milion euro. Ti i shkoqe 53. Qudi që nuk i bane 54 dhe 40 per ty e at Kali Lekajn e 14 per Bertel Enkan turke.

Ramush pse ndryshove ligjin per qendrimin e margimtarve me vetura me targa të hueja nga 6 muje që ishte ma parë në vetem tre muej?! Pse kerrcnohen mergimtarët se po ju nxu vetura do i konfiskohet dhe do i dergohet në doganë?!

Don ti ti detyrosh pensionistet mergimtar që patjeter duhet të lajmrohen në vendet nga e kan pensionin në çdo gjashtë muej dhe se per shkak të moshes dhe shendetit të tyne kur shkojnë të lajmrohen në shtetin ku kan punue gjysem shekulli e që me fitimin dhe kursimet e veta kan ndertue mirqenje per veti dhe familjet e veta dhe kan investue gjithçka kan pas në vendlindje, don ti detyrosh që ti marrin makinat e veta dhe ma mos të vijnë fare sepse ata nuk mund ngasin veturat nga disa mija kilometra disa here në vit ( po i bie katër here kjo ) per ta shpetue veturen mos me ja konfiskue ligji i Ramush Gllogjanit, me ja dergue në doganë dhe me ja shitë per pak para në licitiacion. 

Ramush kryeministri e ke teprue me poshtërsi Ik the qafen  sa nuk ta ka thye populli dhe Zoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat