Letër publike Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit

Opinione

Letër publike Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit

Nga: Ragip Guraziu Më: 17 gusht 2018 Në ora: 11:12
Ragip Guraziu

Jam në dijeni se,pa lexue fare histori kombëtare,nga një ''FUQI'', qe ke,nuk di nga, nuk po mundet kush të eliminojë,ju dhe politikat e juaja,nga skena politike,dhe me siguri do jesh ai që do i prish ekipit të Kosovës,por mos harro me e marrë me vete,ose së paku me e lexue kete dokument qe e kam pregaditur rrafsh 3 ditë,se të hynë në punë dhe ndoshta do e kishe një pik ''gjaku'',shqiptari në zemrën tënde,dhe shif ku kanë qenë territoret shqiptare e ku kanë mbet?!

Po duket janë marrë vesh për një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. Asociacioni apo 'Zajednica', në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit.

Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës. Ky rrënim do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh z. Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Tanimë e dimë mirëfilli që Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që e ka bërë më herët, ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese, ndërsa janë disa nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që preken nga përmbajtja e marrëveshjes. Unë konsideroj se ka qenë një skandal në vete fakti që është lejuar hartimi i një statuti për Asociacionin deri në fazën finale vetëm nga një ekip serb, dhe tani askush nga Qeveria kosovare nuk ka informacione për përmbajtjen e tij, kur kemi parasysh se asnjë shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.

 Pra, po del që asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për Statutin, që do të prezantohet në Bruksel. Unë mendoj që ky nuk është lëshim i rastësishëm, por është pjesë e prapaskenave që i ka bërë presidenti aktual i Kosovës gjatë negociatave të tij të dëmshme me Vuçiqin për Asociacioni, apo siç njihet ndryshe 'Zajednica', që është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor, Asociacioni do t`ia mundësojë pakicës serbe në Kosovë një autonomi substanciale në pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, prandaj kjo është një fazë të rrezikshme për stabilitetin e vendit, të cilës situatë po i kontribuon negativisht edhe vetë kreu i Republikës së Kosovës, me konferencat e tij të panevojshme dhe me deklarimet për korrigjime kufijsh etj.

Ja pse ke të drejtë të këmëngul për Luginën e Preshevës,Bujanovcit e Medvegjes,sepse Kosova është në trrualin e vetë,Serbia ka të zabtuar territore shqiptare,deri në Nish

Shkaqet dhe mënyra e shpërnguljes së muhaxhirëve shqiptarë nga territori i sanxhakut të Nishit në Kosovë (1875-1878

Për çështjen e shpërnguljes së shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në kohën e Krizës Lindore nuk është shkruar shumë. Në disa punime historiografike të mëparshme dhe në disa të tashme për shkaqet e shpërnguljes, mënyrën dhe numrin e tyre nuk janë dhënë shënime të mjaftueshme, madje edhe ato që janë dhënë, shpeshherë janë jo objektive.

Në kohën e Krizës së madhe Lindore 1875-1878 në Gadishullin Ballkanik janë bërë ndryshime të mëdha shoqërore, politike dhe etnike. Në disa vende është ndryshuar gati krejtësisht struktura dhe përbërja e popullsisë. Ndryshimet demografike dhe etnike kanë patur pasoja të mëdha për marrëdhëniet e mëvonshme politike dhe shoqërore në mes të këtyre popujve.

Nga territori i Sanxhakut të Nishit pikërisht nga kazatë e Nishit, Prokupljes, Kurshumlisë, Leskovcit dhe Vranjës u shpërngulën shqiptarët, të cilët u vendosën në Kosovë, Maqedoni dhe vende të tjera. Bashkë me shqiptarët u shpërngulën edhe pak turq dhe çerkezë që ishin atje.

Krahina e Sanxhakut të Nishit, Jabllanica, Kosaonica, Toplica, Pusta Reka, Veternica, Polanica, Medvegja dhe disa të tjera, duke përfshirë dhe qytetet Nishi, Prokuplj, Kurshumlinë, Leskovc e Vranjë, kanë qenë të banuara edhe me shqiptarë. Në kazanë e Prokupljes dhe të Kurshumlisë ka dominuar elementi shqiptar. Sipas ndarjes administrative të Turqisë Evropiane, deri në vitin 1873 kazatë e Nishit, Pirotit, Leskovcit, Trenit, Prokupljes, Kurshumlisë dhe Vranjës përfshiheshin në një tërësi administrative — Sanxhakun e Nishit, i cili ishte në kuadrin e Vilajetit të Kosovës.

Kështu territori që shtrihej prej maleve të Kopaonikut dhe trevës së Krushevcit, deri te afërsitë e Nishit dhe në jug deri te Kumanova, e më tej, në lindje me Vilajetin e Kosovës ishte i banuar edhe me shqiptarë.

Shtresa e varfër, çifçinjtë, fshatarët e lirë, zejtarët dhe tregtarët pa dallim feje dhe kombi qenë në pozitë të vështirë dhe njëlloj të shtypur e me shumë detyrime ndaj spahinjve dhe pushtetit osman.

Për numrin e shqiptarëve që kanë jetuar në territorin e Sanxhakut të Nishit, pikërisht në kazatë e Nishit, Pirotit, Vranjës, Kurshumlisë, Leskoveit dhe Prokupljes, ekzistojnë shënime dhe statistika të ndryshme. Statistikat që ka lënë administrata turke nuk janë të sakta, sepse popullsia ndahej sipas përkatësisë fetare, në myslimanë dhe të krishterë. Shënimet e administratës serbe dhe të Bullgarisë shpeshherë janë tendencioze dhe jo objektive.

Në bazë të shënimeve që disponojmë, të cilat janë mjaft kontradiktore, shihet se numri i shqiptarëve që ka jetuar në territorin e Sanxhakut të Nishit ka qenë mjaft i madh.

Sipas disa shënimeve statistikore të Serbisë, në qendrat e kazave të mytesarifllëkut (Sanxhakut) të Nishit numri i shtëpive ka qenë: në Nish 3 500 shtëpi të të krishterëve, 2 000 shtëpi myslimane turko-shqiptare, në kazanë e Nishit fshatra të banuara me shqiptarë kanë qenë: Breznica, Trnava, Pasjaça, Çiflluku, Mesgraja, Trupalle etj. Piroti kishte 3 000 shtëpi të krishtere e 800 shtëpi turke-shqiptare. Leskovci 2 500 shtëpi të krishtere e 1 000 shtëpi turke e shqiptare. Në Prokuplje kishte 140 shtëpi të krishtere e 656 shtëpi turke e shqiptare, në Tren 300 shtëpi të krishterë 15 shtëpi turke, ndërsa Kurshumlia pothuajse ka qenë qytezë shqiptare e banuar me 150 shtëpi shqiptare.

Sipas një shënimi tjetër, thuhet se Leskovci deri në vitin 1877 ka patur 5 000 banorë shqiptar mbi 900 shtëpi shqiptar të vendosur në 900 shtëpi. Sipas regjistrimit të vitit 1873, në kazanë e Leskovcit ka patur 2 500 shtëpi ortodokse-serbe ,e 1 000 shtëpi myslimane.

Në shënimet statistikore që ka dhënë qeveria serbe si dhe te disa historiografë që kanë shkruar për këtë çështje, nuk bëhet kurrfarë dallimi në mes të turqve, çerkezëve dhe shqiptarëve.

 Shqiptarët, në bazë të përkatësisë fetare, konsideroheshin si turq dhe si nënshtetas të Perandorisë Osmane. Dihet mirë se shqiptarët nuk kanë patur asgjë të përbashkët me turqit dhe, ashtu si serbët e të tjerët, kanë qenë të robëruar dhe të shfrytëzuar nga pushteti osman. Madje, shqiptarët kanë qenë në pozitë më të vështirë, sepse nuk kanë patur të drejtë shkollimi në gjuhën amtare. Numri i turqve të ardhur nga Anadolli në Ballkan ka qenë i vogël. Në këtë trevë ka patur turq në qytetet Nish, Pirot, Leskovc, Prokuplje dhe Vranjë, sidomos nëpunës, oficerë dhe ushtarë, ndërsa numri i banorëve të përhershëm ka qenë i vogël. Në fshatra nuk ka patur turq, prandaj numrin më të madh të banorëve që përmenden në rubrikën myslimanë e përbënin shqiptarët, shumë më pak turqit dhe çerkezët. Këtë e vërteton edhe fakti se në Nish dhe në Pirot flitej gjuha e përzier turke dhe shqipe, e në Vranjë, Leskovc, Prokuplje dhe Kurshumli vetëm gjuha shqipe. Disa historiografë të vjetër, madje edhe të rinj, shqiptarët në këtë trevë i konsiderojnë si nënshtetas turq (turski podanici) dhe përpiqen t’u japin pozitë të privilegjuar në Perandorinë Osmane, gjë që është një gabim i madh.

Toplica në prag të çlirimit ka pasur 18 333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokupljes 10 825, prej tyre 4 618 serbë e 6 207 turq e shqiptarë; rrethi i Kosanicës 6 708 banorë, prej tyre 575 serbë e 5 951 turq dhe shqiptarë dhe afro 800 çerkezë12. Edhe shkruesi i këtyre shënimeve statistikore, shqiptarët i bie të njëjtë me turqit.

Sipas statistikës së datës 1.II.1878 që bëri administrata serbe, në rrethin e Prokupljes kanë qenë 51 fshatra me popullsi serbe, 22 fshatra me popullsi të përzier, me 858 shtëpi serbe dhe 882 shtëpi shqiptare, 74 fshatra me shqiptarë, me 1 538 shtëpi, ndërsa për 14 fshatra nuk ka shënime, sepse, me rastin e regjistrimit në to, nuk është gjetur askush. Në bazë të shënimeve të mëvonshme, këto 14 fshatra kanë patur 245 shtëpi shqiptare, që do të thotë se kanë qenë 1 783 shtëpi shqiptare.

Në kazanë e Prokupljes ka patur edhe 325 shtëpi çerkeze13. Sipas këtyre shënimeve statistikore, 51 fshatra në rrethinën e Prokupljes kanë qenë me popullsi serbe, mirëpo në bazë të mbiemrave që mbajnë banorët e fshatrave shihet se edhe në këto 51 fshatra ka patur shqiptarë, brezincët muhaxhirë që kanë ardhur nga Brezinca, devçët nga fshati Devça e Poshtme dhe e Epërme, kostanicët nga Kostanica, lepajët nga Lepaja, pojatët nga Pojata, reçicët nga Reçica e tjerë; Këta fshatra kategorizohen si vendbanime vetëm me popullsi serbe.

Sipas Jovan Haxhivaljeviçit, në Prokuplje dhe rrethinën e saj ka patur 2 505 shtëpi shqiptare, 2 031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke. Në Kurshumli ka patur 1 956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome.

Carl Saxi në Sanxhakun e Nishit, pikërisht në kazanë e Leskovcit, ka gjetur 24 000 shqiptarë dhe 22 500 serbë, në kazanë e Kurshumlisë 19 000 shqiptarë dhe 500 serbë, në kazanë e Prokupljes 15 000 shqptarë dhe 1 500 serbë e në kazanë e Vranjës 25 000 shqiptarë dhe 60 500 serbë17. Dr. Aristides Roukis vë në pah se kazaja e Vranjës ka patur 23 500 shqiptarë dhe 60 500 serbë.

Me depërtimin e ushtrisë në rajonin e kazasë së Nishit. Prokupljes, Kurshumlisë, Leskovcit dhe Vranjës, nga fundi i vitit 1877 dhe në fillim të vitit 1878, shqiptarët në mënyrë masive filluan të shpërngulen nga këto vende dhe të shkojnë në drejtim të Kosovës, në Maaedoni dhe në vende të tjera. Shpërngulja e tyre vazhdoi edhe pas paqes së Shën Stefanit deri në kohën e Kongresit të Berlinit dhe më vonë.

Më 13 mars 1878 u nënshkrua paqa e Shën Stefanit në mes të Rusisë dhe Turqisë, me të cilën Rusia, për të siguruar depërtimin dhe dominimin në Mesdhe, krijoi Bullgarinë e Madhe. Sipas paqes, Serbia duhej të zgjerohej në drejtim të Novi Pazarit dhe Sanxhakut të Prishtinës.

Në Kongresin e Berlinit u ndryshuan vendimet e Shën Stefanit. Edhe këto vendime cenonin interesat e popullit shqiptar dhe maqedon. Në këtë Kongres dolën hapur qëllimet pushtuese të shteteve të mëdha dhe atyre ballkanike. Me vendimet e Kongresit, Austro-Hungaria arriti ta largojë Serbinë nga Sanxhaku i Novi Pazarit dhe të Prishtinës, pasi difinitivisht asaj iu dhanë territoret e Sanxhakut të Nishit — Kazaja e Nishit, Pirotit, Prokupljes, Kurshumlisë, Leskovcit dhe Vranjës. Zgjerimi i Serbisë nga juglindja.. . gjeti edhe përkrahjen e monarkisë së Danubit, sepse, kjo, në vend të territorit që Serbisë ia dha Rusia me paqen e Shën Stefanit, e orientonte nga juglindja në drejtim të Maqedonisë lindore dhe Bullgarisë. Austro-Hungaria vilajetin e Kosovës e konsideronte si territor të zonës së vet pushtuese. Ajo, për të forcuar pozitat e veta në Vilajetin e Kosovës, ishte edhe për ndryshime etnike: për largimin e popullsisë shqiptare nga territoret e çliruara të Sanxhakut të Nishit, në njërën anë, dhe, në anën tjetër, për largimin e popullsisë serbe nga Vilajeti i Kosovës. Princ Milani ka patur pëlqimin e monarkisë dhe duart e lira që të shpërngulte me forcë shqiptarët nga rajoni i Sanxhakut të Nishit.

Në bazë të disa burimeve dhe raporteve të përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të mëdha dhe të Serbisë shihet se fajin kryesor për shpërnguljen e shqiptarëve e mban princ Milani dhe Austro-Hungaria. Princ Milani dhe qarqet zyrtare dëshironin që Serbinë ta bënin një shtet me popullsi thjesht serbe, sepse kishin frikë nga ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha dhe nga mundësia e kthimit përsëri të sundimit turk në këto rajone. Në anën tjetër, diplomacia austro-hungareze e nxiti princin Milan që me forcë të shpërngulte shqiptarët me qëllim që të krijonte baza antagoniste në mes të Serbisë dhe shqiptarëve, që në të ardhmen të likuidonte mundësinë e afrimit politik midis tyre. Ajo friksohej nga pretendimet e Serbisë në Vilajetin e Kosovës, që e konsideronte si zonë të sferës së vet të interesit.

Ajo donte që Serbinë ta orientonte nga juglindja, sa më larg vilajetit të Kosovës. Diplomacia austro-hungareze, e përkrahur nga ajo gjermane, dëshironte që në Kosovë të krijohej një popullsi armiqësore ndaj Serbisë, që të pengonte aspiratat e saja në këtë drejtim. Siç shihet, qëllimet pushtuese të Austro-Hungarisë ndaj Vilajetit të Kosovës kanë kontribuar mjaft që qeveria serbe të shpërngulte shqiptarët nga rajoni i Sanxhakut të Nishit. Motivet dhe aspiratat e Serbisë në atë kohë kanë qenë identike me ato të Austro-Hungarisë, gjë që ndërmori një hap të tillë pa menduar për pasojat që mund të vinin më vonë. Austro-Hungaria bashkë me qeverinë serbe donin të paralizonin kërkesat e Portës së Lartë, që mund t’i shtronte në Kongresin e Berlinit, për të kthyer disa krahina që i humbi në fushën e betejës, sidomos krahinat me popullsi të besimit islam.

Shpërngulja e shqiptarëve ishte pasojë e lojës diplomatike të Austro-Hungarisë për të realizuar qëllimet pushtuese në Gadishullin Ballkanik.

Qeveria e princ Milanit qysh më parë, që në fillim të luftës së parë 1876, ndërmori masa që popullsia serbe të mos largohej nga territori i Sanxhakut të Nishit. Në lidhje me të emigruarit nga krahinat luftarake 1876-1877, në një shkresë drejtuar udhëheqësve të pushtetit të qarqeve dhe drejtoratit të Beogradit shkruhet: «Interesi i popullit serb është që tanët të mos i lëshojnë shëpitë e tyre në Turqi dhe të kalojnë te ne, sepse, atëherë në vend të tyre do të vendosen çerkezët dhe shqiptarët, e kështu elementi i huaj në mes nesh do të përzihet».

Për numrin e shqiptarëve që u shpërngulën në këtë kohë ekzistojnë burime të ndryshme dhe mjaft kontradiktore. R. L. Pavloviqi thekson se prej 81 fshatrave me popullsi shqiptare (për 16 fshatra nuk ka patur shënime) janë shpërngulur 1 867 shtëpi24. Sipas Jovan Cvejiqit, janë shpërngulur afro 30 000 veta25.

Në disa burime të tjera numri i shqiptarëve të shpëmgulur paraqitet shumë më i madh. Në bazë të burimeve dhe të dhënave statistikore të qeverisë serbe shihet se numri i tyre ka qenë shumë më i madh. Kurshumlia me rrethinë ka pasur 1 956 shtëpi shqiptare, kazaja e Prokupljes 2 504 shtëpi shqiptare dhe Pusta Reka 1 539 shtëpi shqiptare26. Qyteti Leskovc ka pasur 1 000 shtëpi turke e shqiptare, Nishi 2 000 shtëpi turke e shqiptare, Vranja 25 000 shqiptarë. Nga kjo mund të shihet se në kazatë e përmendura kanë qenë afro 10 000 shtëpi shqiptare. Që të gjitha janë shpërngulur. Sipas raportit të konsullit anglez, gjeneralit Bluntit, dërguar Marquis of Salisburyt, më 10 maj 1880, nga Selaniku, të cilit i bashkon edhe raportin e Z. Alvazezit, flitet për pozitën e muhaxhirëve dhe numrin e tyre, të cilët ishin vendosur në Vilajetin e Kosovës. Në raport, përveç të tjerash, Blunti shkruan: «Qëndrimin tim të vonshëm në Prishtinë dhe Shkup e shfrytëzova për të marrë informata për sa i përket gjendjes në përgjithësi në këtë vilajet. Në bisedimin e parë me valiun e Kosovës, shkëlqesia e tij, duke referuar për gjendjen e muhaxhirëve ose refugjatëve myslimanë nga Kurshumlia, Prokuplja dhe nga vendet e tjera, territore këto të përvetësuara tashti vonë nga Serbia për shkak të artikujve të Traktatit të Berlinit, deklaroi se tashti ata paraqitnin vështirësinë kryesore të tij me të cilën ai u mor. Numri i tyre vlerësohet prej 90 000 deri 100 000 dhe vendosmëria kryengritëse e tyre e shqetësonin shumë (valiun) dhe puna për t’i trajtuar ata në rregull, është tepër e vështirë»27. Në një raport tjetër shkruan se Maqedonia ishte një ndër krahinat ku në vitet 1877-1878 ishin grumbulluar shumë emigrantë.

Një pjesë e popullsisë turke (është fjala edhe për popujt e tjerë), pikërisht shumica e saj pas rënies së krahinës të Nishit dhe të Leskovcit nën pushtimin serb u grumbullua dhe u shpëmgul në Vilajetin e Kosovës dhe të Selanikut. Në dimrin e vitit 1877-1878 numri i emigrantëve që përfshinin këto dy vilajete ishte afro 300 000. Gjatë vitit 1878 nga anët e Selanikut një pjesë e emigrantëve u dërgua në Anadoll dhe Siri. Numri i emigrantëve u shtua më tepër kur, me vendimet e Kongresit të Berlinit, disa territore iu dhanë edhe Malit të Zi.

Sipas pohimit të dokumenteve të lartpërmendura shihet se në fillim të vitit 1878-1879 në Maqedoni ende gjendeshin 60 000 familje të emigrantëve turq, kjo do të thotë se ishte një grumbull njerëzish prej 250 000 vetash.

Të gjithë shqiptarët ishin shpërngulur nga territoret e kazave të Sanxhakut të Nishit, përveç të disa fshatrave që kishin mbetur në rajonin e Jabllanicës. Shqiptarë mbetën edhe në rrethinën e Preshevës dhe Bujanovcit, sepse këto territore pas Kongresit të Berlinit mbetën nën sundimin osman.

Shpërngulja e tyre ka qenë masive dhe e përcjellë me panik të tmerrshëm. Me rastin e hyrjes së ushtrisë serbe në Pirot, pushteti i ri gjeti gjithsej 2 270 shtëpi me 6 330 banorë të krishterë dhe myslimanë Me rastin e regjistrimit të mëvonshëm kanë qenë 1943 shtëpi prej tyre vetëm 159 shtëpi turke e shqiptare me 638 banorë.

Me rastin e hyrjes së ushtrisë serbe, në fund të vitit 1877 dhe në fillim të vitit 1878, në krahinat e banuara shumë vendbanime, fshatra dhe krahina të tëra ajo i gjeti të shkreta30. Pas hyrjes, pushteti ushtarak ka gjetur një popullsi me përbërje dhe strukturë të përzier, mirëpo qysh në luftën e parë të pasuksesshme të vitit 1876 filluan ndryshimet etnike, e në luftën e dytë 1877-1878 kryesisht u ndryshua gjendja etnike dhe struktura e popullsisë. Në vendbanimet e kazasë së Leskovcit vetëm në «Pustoreçkam arnautlluku» kanë qenë 53 fshatra me 2 700 shtëpi shqiptare. Me rastin e çlirimit ato fshatra janë gjetur të zbrazëta pa banorë, përveç ndonjë familjeje që ishte fshehur në male31. Meqë në këto fshatra nuk banonte askush, ato nuk u vunë në administratën e re të komunave. Në një raport shkruhet: «Në qoftë se këto fshatra përsëri banohen, prej tyre mund të formohen 5 deri 6 komuna; 3 në Pustorekën e Epërme dhe 3 në pjesën e epërme të lumit Jabllanica»32. Në të njëjtin raport shkruhet: «Në gjithë nahijen ka 10 369 shtëpi serbe, duke numëruar këtu edhe shtëpitë në qytet të turqve të mbetur dhe të ebrejve, dhe se, përveç këtyre, para shkuarjes së turqve dhe të shqiptarëve, kanë qenë në këto komuna edhe 1 322 shtëpi turke e shqiptare. Në qoftë se shtojmë edhe 53 fshatra të zbrazëta shqiptare llogaritim mesatarisht nga 30 shtëpi në fshat, atëherë në gjithë nahijen do të kishte 13 300 shtëpi».

Sipas statistikës zyrtare të Serbisë të vitit 1879, në Leskovc kanë qenë 2 061 shtëpi me 2 158 familje serbe e vetëm 158 shtëpi myslimane me 825 banorë, prej tyre në Leskovc 400 myslimanë, 120 turq dhe 280 romë.

F. Konitzi shkruan se në vjeshtë të vitit 1884 me rastin e kalimit të    tij përsëri nëpër Leskovc, dikur me 900 shtëpi turke me 4 500 njerëz, ka gjetur vetëm afro 60 banorë myslimanë me 15 shtëpi.

Në një shënim tjetër thuhet se prej 900 shtëpive turke në Leskovc, kanë mbetur vetëm 126 banorë myslimanë. Më në fund shihet se në Leskovc janë regjistruar 1 932 shtëpi, prej tyre 1 785 serbe, 115 turke, 32 ebreje dhe më se 700 shtëpi të zbrazëta.

Në rrethin e Leskovcit kishte 10 369 shtëpi të banuara    serbe dhe 1 322 shtëpi të zbrazëta shqiptare.

Sipas regjistrimit të datës 1.2.1878 në rrethin e Prokupljes në fshatra kishte 4 413 shtëpi, prej tyre 1 932 serbe dhe 2 481 shtëpi turke e shqiptare me gjithsej 14 676 banorë serbë dhe vetëm 978 banorë shqiptarë38. Prokuplja kishte 750 shtëpi të zbrazëta39. Shtëpitë e zbrazëta me 978 banorë u shënuan në regjistër të veçantë. Sipas disa shënimeve, shqiptarë «kanë mbetur në kazanë e Prokupljes, në fshatra të përziera si në Reçicën e Poshtme, në Pllanën e Madhe, në Jashanicë e në disa fshatra të tjera. Më vonë edhe këta banorë janë shpërngulur në këto vende.

Vetëm Pllana e Madhe ka patur 889 shtëpi shqiptare, pas shpërnguljes nuk ka mbetur asnjë.

3,85 për qind.

Është interesante se në një dokument shënohet se shqiptarët, me rastin e shpërnguljes, kanë plaçkitur dhe i kanë marrë popullsisë serbe pasurinë dhe gjënë e gjallë. Mirëpo, në bazë të saj që u tha më lart, shihet se shqiptarët nuk kanë mundur të marrin me vete pasurinë e tyre, madje dhe atë që kanë marrë e kanë hedhur rrugës, madje disa kanë harruar edhe fëmijët e tyre në djep. «Rastet e tjera përsëri flasin se shqiptarët dhe çerkezët me rastin e tërheqjes plaçkitën nga popullsia e këtushme kuajt, qentë dhe gjënë tjetër dhe i morën me vete, por më vonë ushtria jonë i mori përsëri ato nga shqiptarët»47. Edhe në një akt tjetër shkruan: «Gati nga të gjitha krahinat, të cilat ishin jashtë kufijve të mëparshme të atdheut tonë e tash gjenden në duart e ushtrisë sonë, arrijnë lajme se gjenden shtazë të marra shumë më tepër se sa i duhet për harxhim dhe ushqim ushtrisë luftarake».

Në fjalimin e mbajtur në Nish më 6.1.1878, princ Milani i drejtohet popullsisë së krahinave të çliruara se qeveria serbe u garantonte barazi të plotë të gjitha besimeve dhe kombësive, të cilat jetonin në territorin e krahinave të çliruara, u garantonte të drejtat e pasurisë, të zhvillimit kulturor dhe të besimit. Premtimet e këtij fjalimi kanë qenë shumë të vona, sepse shumica e shqiptarëve ishin shpërngulur. Në këtë fjalim princ Milani përpiqet që të hiqte nga vetja fajin dhe përgjegjësinë për shpërnguljen e shqiptarëve.

 Në bazë të mbiemrave, shihet se këta kanë qenë të «varfër», pasi iu është marrë pasuria raporti i poshtëshënuar ilustron pozitën e atyre shqiptarëve që nuk arritën të shpërngulen me kohë. «Sot erdhi Sali Rika, kryeplak i fshatit Pllanë e Madhe, në nahijen e Prokupljes, dhe tha se në fshatin e tij ka më tepër se 100 shtëpi shqiptare. Me ardhjen e ushtrisë serbe në këtë rrethinë, gjithë fshati u shpërngul në grumbuj, prej të cilëve asnjë nuk i ka bërë rezistencë me armë ushtrisë serbe. Tash në këtë kohë të ftohtë gjithë fëmijët do të vdesin nga dimri nëpër male. Për këtë unë kam ardhur para pushtetit serb me lutje ulje që të mos trazoj asnjë familje që kthehet nga arratija në vatrat e tyre. Të gjithë ata që i dëgjojnë këshillimet e mija dhe bashkë me mua tregohen para pushtetit serb, i garantoj me pasurinë dhe jetën time». Në këtë akt përmenden edhe emrat e atyre që garantojnë Mehmet Alia dhe Mehmet Beralla. Në Pllanën e Madhe nuk ka mbetur asnjë shqiptar. Kjo do të thotë se ata kanë qenë të detyruar të shpërngulen me kërkesën e organeve të pushtetit të ri. Në raportin e Z. Gould dërguar Marquis of Salisbury-t më 26.XI.1878 nga Beogradi shkruhet: «Dëgjoj se kohëve të fundit qeveria serbe po sillet me egërsi të madhe dhe të panevojshme madje mizorisht ndaj shqiptarëve, në krahinat e dorëzimit.

Nëse informata ime është e saktë dhe nëse kam çdo arsye të besoj se është ashtu, banorët paqedashës dhe punëtorë të mbi 100 fshatrave shqiptare në luginën e Toplicës dhe Vranjës u dëbuan nga Serbia në mënyrë të pamëshirshme nga konaqet e tyre në pjesën e hershme të këtij viti. Këta njerëz fatkeqë që nga ajo kohë janë duke shtegtuar poshtë e lart, duke vuajtur nga uria në vendin e egër përtej kufirit të ri serb. Këta nuk u lejuan të mblidhnin të lashtat e tokës së tyre, të cilat u korrën nga ushtarët serbë, megjithëse herë-herë dërgonin delegatë dhe shumë peticione qeverisë serbe, duke i ofruar në mënyrë përulëse nënshtrimin e tyre dhe duke premtuar se do të bëheshin të nënshtruar besnikë të princit Milan. Çdo herë kur kërkonin të kalonin vijën e reparteve të rojave, ata vriteshin dhe    në disa raste nga dëshpërimi i dukshëm ata merrnin masa hakmarrëse, të cilat serbëve u kushtonin shumë shtrenjtë. Kur pata mundësinë të takoj herën e fundit në Prishtinë ekselencës së tij pa dashje i thashë se këto fakte i di dhe se a duhen ato të pohohen. Jam i sigurt se madhëria e qeverisë së tij dhe shumica e Fuqive të Mëdha do ta thërresin qeverinë serbe, do t’i kërkonte llogari dhe do të insistojnë në gjykimin e rreptë të masave që iu bënë këtyre njerëzve të pafatë, krimi i të cilëve ishte vetëm për shkak të përkitjes së një race të huaj dhe besimit tjetër.

Ekselenca e tij shpalli botërisht se vetëm pjesërisht është i njohur me faktet e rastit dhe dëshiron që çështjen ta marrë më herët në konsiderim serioz».

Në raportin e konsullit të Turqisë në Nish, përveç të tjerash, shkruhet: «Para bashkimit me Serbinë, në qytetin Nish gjendeshin 300 shtëpi në një pjesë të veçantë të qytetit, në të cilat banonin 1 900 shqiptarë. Këto shtëpi kanë qenë pasuri e shqiptarëve të pasur, prej të cilëve afro 20, me rastin e ardhjes së    ushtrisë serbe, i shitën shtëpitë e tyre dhe u shpërngulën në Turqi. Të tjerët ikën dhe u fshehën në fortesën e qytetit, të cilët,    pas hyrjes së ushtrisë    serbe, u kthyen në qytet se solemnisht u premtuan që do t’ua kthenin shtëpitë dhe do t’ua ruanin jetën, pasurinë dhe nderin e tyre.

Vlera e pasurisë që lanë llogaritet në afro dy milionë pjastra. Prej të gjitha shtëpive kanë mbetur vetëm 20, të tjerat janë rrafshuar për tokë.»5Në    këtë raport janë dhënë    tri tabela me emrat, numrin e banorëve të fshatarëve dhe të shtëpive shqiptare.

Sipas tabelës nr. 1, rrethit (kazasë) së Leskovcit i takonin 88 fshatra dhe 3 320 shtëpi prej të cilave 1 248 janë shkatërruar. Në këto fshatra kishte 20 677 banorë. Gati të gjithë janë shpërngulur. Sipas tabelës nr. 2, rrethi i Prokupljes kishte 73 fshatra me 1 771 shtëpi, prej të cilave shumica ishin djegur apo shkatërruar. Në këto fshatra ka patur 13 320 banorë. Sipas tabelës nr. 3, rrethi i Kurshumlisë kishte 67 fshatra me 1 531 shtëpi shqiptare. Numri i banorëve që u shpërngulën dhe lanë pasuritë e tyre aso kohe ishte 12 480. Numri i përgjithshëm i fshatrave të lëshuar nga shqiptarët ishte 228 me 46 477 banorë.

Për qëndrimin e princit Milan ndaj shpërnguljes së shqiptarëve na flet një raport që Gouldi nga Beogradi, i dërgoi rnë 29.VI1.1878, Marquis Of Salisburyt në lidhje me caktimin e vijës kufitare në mes të Serbisë dhe Turqisë, njëherësh edhe për qëndrimin e gjeneralit Leshnjanin në Vranjë me gjeneralkolonelin turk Hysni Pashën, i cili kryente detyrën e Mehmet Ali pashës. Në këtë raport, Gouldi shkruan: «... Princi Milan ka për qëllim të qëndrojë në afërsi të Nishit dhe të Vranjës gjatë muajit të ardhshëm dhe nëse është e nevojshme, do ta zgjatë qëndrimin e vet vetëm për të aftësuar gjeneral Leshnjanin që të kryejë më lehtë detyrën në rast se paraqiten mendime të ndryshme në mes të tij dhe kolonelëve turq.. . Shumica e popullsisë myslimane të territoreve të dorëzuara, sipas pohimit të princit, tërhiqen gradualisht nga pjesët e tjera të pushtetit turk, domethënë, larg kufirit. Kur serbët morën Nishin herën e parë, ai kishte popullsi myslimane me rreth 3 000 deri 4 000 veta, nga të cilët 1 000 ishin muhaxhirë nga Beogradi. Këta njerëz të pafat nuk e morën kurrë nga Porta dëmshpërblimin, të cilin qeveria serbe u detyrua ta paguajë në emër të tyre për shkak të dëbimit me dhunë nga shtëpitë e tyre».

Pas armëpushimit që u nënshkrua në Edrene, më 29.1.1978, u formua Komisioni Ndërkombëtar nga përfaqësuesit e Serbisë, Rusisë dhe Turqisë, i cili u mblodh në Vranjë nga 10-12 shkurti 1878 që kishte për detyrë të caktonte vijën e demarkacionit. Në nenin 4 të paqes së Shën Stefanit shkruhet: «Myslimanët, të eilët kanë pasuri në territorin e bashkuar të Serbisë dhe dëshirojnë që të vendosen jashtë principatës serbe, do të mund t’i mbajnë pasuritë e tyre të palëvizshme dhe t’i japin me qesim ose t’i drejtojnë ato nëpërmjet të tjerëve.. ,»56. Edhe në nenin 39 të Marrëveshjes së Berlinit shkruhet kështu: «Myslimanët, të cilët kanë pasuri në territorin e bashkuar Serbisë, por nëse dëshirojnë që të vendosen jashtë principatës serbe, do të mund t’i mbajnë pasuritë e tyre të palëvizshme në Serbi edhe më, ose t’i japin me qesim, ose në drejtim të të dryshmet. Nga vendimet e Shën Stefanit dhe të Kongresit të Berlinit në lidhje me shqiptarët e shpërngulur shihet se edhe Fuqitë e Mëdha pajtohen me largimin e shqiptarëve nga rajoni i Sanxhakut të Nishit. Por, me qëllim që të zbutnin çështjen e tyre, në vendime u premtohej kompensimi për pasurinë e tyre ose u «lejohet e drejta» që atë pasuri ta shfrytëzonin dhe drejtonin nga larg, do të thotë prej së jashtmi. Mirëpo dihet qartë se sa shqiptarë kanë realizuar kërkesat e tyre dhe sa ka qenë e mundur zbatimi në jetë i këtyre paragrafëve. Komisioni serbo-turk kishte për detyrë që në një afat prej 3 vjetësh të caktonte çdo gjë që kishte të bënte me mënyrën e largimit, të shfrytëzimit ose të përdorimit në interes të Portës së Lartë të të gjitha pasurive shtetërore dhe të vakëfeve. Më 9 korrik u krye caktimi i kufijve shtetërorë në prezencën e Komisionit Ndërkombëtar me përfaqësuesit e Anglisë, të Italisë, të Rusisë, të Francës, të Austro-Hungarisë, të Serbisë dhe të Turqisë. Këta kufij mbetën deri në vitin 1912.

Qeveria serbe, me qëllim që të popullonte sa më parë krahinat e lëshuara nga shqiptarët, shpejtoi dhe menjëherë, në fillim të janarit të vitit 1878, nxori «Ligjin e përkohshëm mbi rregullimin dhe banimin e krahinave të çliruara». Për t’u vendosur në vendbanimet dhe krahinat e lëshuara nga shqiptarët, turqit, çerkezët e të tjerë posaçërisht kanë qenë të interesuar të ikurit e krahinave ende të paçliruara që ishin nën Perandorinë Osmane, pastaj të dëmtuarit nga lufta e kaluar dhe e tashme, banorët nga rrethina e Knjazhevcit, Krushevcit, Aleksincit, Kriva Pallankës nga Piroti, Novi Pazarit dhe disa krahina të largëta jashtë kufijve të Principatës Serbe, të cilët filluan të vinin në masë të madhe në krahinat e çliruara në pasuritë e turqve e të shqiptarëve. Ata kërkonin nga pushteti leje për t’u vendosur ose u vendosën sipas dëshirës së vet pa lejen e administratës shtetërore.

Në një telegram nga Prokuplja dhe Nishi, dërguar më 21 shkurt të vitit 1878 anëtarit të qeverisë dhe ministrit të Arsimit dhe të çështjeve kishtare, z. Alampije Vasiljeviqit, shkruhet: «Nga qarqet e Aleksincit dhe Knjaehevcit vjen populli këndej në grupe, me qëllim që të vendoset në fshatrat e lëshuara të shqiptarëve, menjëherë pas vendosjes paraqiten dhe kërkojnë ndihmë në ushqim dhe për farë. Shumica kanë çertifikata nga pushteti i atjeshëm.

'Nuk kam fuqi për të penguar ardhjen e tyre

Çështjet e kolonizimit të vendbanimeve të lëshuara nga shqiptarët, turqit, çerkezët e të tjerë në vendet e çliruara nga qeveria serbe është zgjidhur më vonë. Për zgjidhjen e marrëdhënieve agrare u formuan komisione të posaçme, pasi me marrëveshjen e paqes në mes të Serbisë dhe Turqisë u caktua pozita e popullsisë së shpërngulur në lidhje me pasurinë e mbetur. Në shkurt të vitit 1888 doli ligji mbi rregullimin e marrëdhënieve agrare në krahinat e reja të çliruara.

Me shpërnguljen e shqiptarëve, turqve dhe çerkezëve, u ndryshua struktura politike e krahinave të çliruara dhe u krijua një krahinë homogjene etnike vetëm me popullsi serbe, e freskuar me rryma të reja të popullsisë.61 Në krahinat e çliruara, shqiptarë, turq, ermenë, cincarë, grekë, ebrej, çerkezë etj. mbetën vetëm 12,51 për qind, ndërsa serbët përbënin 87,79 për qind.

Qeveria e princ Milanit, pasi ia arriti qëllimit që të shpërngulte shqiptarët, u përpoq ta pengonte Austro-Hungarinë në realizimin e planeve të saj në Vilajetin e Kosovës. Ajo, duke ditur pretendimet e monarkisë së Danubit dhe pasojat e rënda që vinin nga aksioni i shpërnguljes së shqiptarëve, u përpoq në sy të Evropës të tregohej se ishte e gatshme t’i kthente shqiptarët në vendet e tyre... Komanda ushtarake në fillim të operacioneve luftarake në territorin e sanxhakut të Nishit të banuar edhe me shqiptarë, me anën e një proklamate, u bëri thirrje shqiptarëve që të mos e kundërshtonin ushtrinë serbe dhe të rrinin në shtëpitë e tyre, se ajo u garantonte lirinë dhe sigurimin personal...

Thirrjeve dhe proklamatave të ushtrisë serbe shqiptarët nuk iu përgjegjën sepse ato nuk u jepnin garanci të mjaftueshme dhe linin përshtypjen se kishin qëllim propagandistik, në mënyrë që shqiptarët të mos bënin rezistencë ndaj ushtrisë serbe.

Shpërngulja e shqiptarëve nga territori i Sanxhakut të Nishit shkaktoi pasoja të dëmshme në marrëdhëniet serbe-shqiptare, gjë që më shumë se kushdo e ndienin shqiptarët e shpërngulur, të cilët humbën pasurinë e tyre dhe gjendeshin në një pozitë të vështirë ekonomike dhe shoqërore. Po ashtu edhe qeveria serbe filloi t’i ndjente pasojat e rënda që mund të vinin nga kjo shpërngulje. Ajo i kuptoi qëllimet e monarkisë së Danubit, e cila këtë shpërngulje u përpoq ta shfrytëzonte për realizimin e qëllimeve të saj pushtuese, në mënyrë që të largoheshin shqiptarët nga territoret e çliruara të Sanxhakut të Nishit, por, njëkohësisht, edhe serbët nga territori i Vilajetit të Kosovës. Qëllimet e Austro-Hungarisë në këtë drejtim nuk u realizuan, sepse popullsia serbe e Vilajetit të Kosovës mbetet e paprekur. Disa historiografë, në punimet e tyre, shpërnguljen e shqiptarëve nga territori i Sanxhakut të Nishit përpiqen ta paraqitin si ndërrim të popullsisë nga të dyja anët, gjoja, se nga Vilajeti i Kosovës është shpërngulur një numër i madh i popullsisë serbe. Dihet mirë se shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit janë shpërngulur në mënyrë masive, ndërsa nga Vilajeti i Kosovës është shpërngulur një numër i vogël i serbëve. Nuk mund të qëndrojë as pohimi se muhaxhirët shqiptarë ua kanë marrë me dhunë tokat serbëve në Vilajetin e Kosovës. Dihet mirë se muhaxhirët janë vendosur në fshatrat e çerkezëve, të cilët atëherë shkuan në Turqi, si dhe në tokat, pyjet e fushat e paçelura të agallarëve dhe bejlerëve dhe ishin në pozitë shumë të vështirë ekonomike të gjithë si çifçinj. Pushteti turk nuk ka lejuar dhe toleruar që shqiptarët të bënin presion në popullsinë e krishtere. Në një raport dërguar ministrit të Serbisë, më 30 maj të vitit 1879, flitet për shqiptarët, të cilët kishin ikur në kohën e luftërave 1877-1878 nga territori i Sanxhakut të Nishit, shumicës së të cilëve pushteti turk u kishte dhënë katundet e mbetura çerkeze në Kosovë..

Në sytë e Evropës diplomacia serbe u përpoq të tregohej se ishte e gatshme të pranonte kthimin e shqiptarëve në vendet e tyre, madje ajo dha edhe disa premtime. Në raportin e ministrit të Serbisë në lidhje me këto çështje jepeshin edhe këto propozime:

« - Qeveria serbe të pranojë si qytetarët të vet me të gjitha të drejtat pa kurrfarë ndryshimi në mes tyre dhe serbëve, pa cenuar besimin, zakonet dhe duke u dhënë garanci për sigurimin e jetës dhe të pasurisë.

— Pasi në luftën e kaluar shqiptarët e shpërngulur u shkatërruan materialisht, atyre t’u jepet ndihmë për ndërtimin e shtëpive dhe ndërtesave të nevojshme, mjete bujqësore, ushqime dhe fara me borxh apo falas.

— T’u falet tatimi për një vit, nëse është e mundur.

— Në vendet ku banojnë shqiptarët të dërgohen njerëz dhe nëpunës të shtetit me karakter dhe të ndershëm për sigurimin e interesave të shtetit që të fitohet besimi dhe dashuria te një popull i ndershëm dhe i besuar.

— Serbëve t’u merren armët ose t’u jepen edhe shqiptarëve. Në qoftë se nuk është e mundur të respektohet kjo, atëherë të mos lejohet që serbët e armatosur t’i sulmojnë shtëpitë e shqiptarëve. Të ndalohen mbytjet, zullumet, plaçkitjet, të mos ekzistojnë më çetat, të cilat janë më shumë të dëmshme se sa për interesin dhe mbrojtjen e shtetit.

Edhe disa diplomatë të shteteve të mëdha, veçanërisht të Anglisë , bënë presion në qeverinë serbe për kthimin e shqiptarëve. Në letrën e M. Obrenoviqit dërguar J. Ristiqit shkruhet: «Në lidhje me kthimin e shqiptarëve, me hapat që ndërmori z. Gouldi u bashkuan edhe përfaqësuesit e Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë dhe ka të ngjarë të krijohet koalicioni i përgjithshëm kundër Serbisë që të detyrojnë t’u hapë shqiptarëve dyert... Shqiptarët, — shkruan më tej M. Obrenoviqi, — nuk kanë dhënë kurrfarë shenje se janë të gatshëm t!u nënshtrohen ligjeve tona».66 Siç shihet, M. Obrenoviqi shprehej kundër kthimit të shqiptarëve në vendet e tyre. Përsëri M.M. Obrenoviqi,më 24.VIII.1879,    i shkruante nga    Nishi J. Ristiqit për vizitën e tij në qarkun e Toplicës dhe theksonte se gjithë krahina prej Mramori deri te Prokuplja ishte e pabanuar, e cila duhej të banohej. Ai thekson se «do të jetë vështirë të bëhet e banueshme ana e majtë e Toplicës, derisa të zgjidhet çështja e kthimit të shqiptarëve, sepse kryesisht atje kanë jetuar. Ana e majtë e Toplicës gjithashtu është pak e banuar, ka vetëm 3-4 shtëpi. Është e nevojshme që ajo të banohet me popullsi të krishtere që    më vonë kishte    për të shërbyer    kundër depërtimit të popullsisë shqiptar.

M.M. Obrenoviqi më tej thekson se z. Gouldi gjithnjë e mërzit lidhur me këtë çështje dhe se atij i vinte shumë mirë që turqit i zvarritnin bisedimet. Sipas tij, tendenca e paraqitur në Rumeli për bashkimin me Bullgarinë dhe aspiratat e shqiptarëve për pavarësi ishin dy pika të zeza në horizontin e Ballkanit.67 Çështja e kthmit të shqiptarëve në vendet e tyre ka qenë vetëm taktikë diplomatike e qeverisë serbe. Fuqitë e Mëdha bënin presion mbi qeverinë serbe që ajo të pranonte kthimin e refugjatëve shqiptarë në vendet e tyre. Z. Gould, agjent i Britanisë në Beograd, në një letër dërguar Marquis of Salisburyt, sekretar shtetëror për punët e jashtme, në lidhje me popullin shqiptar të territorit të çliruar shkruante: «Serbia do të ketë përgjegjësi serioze nëse nuk merr masa për mundësinë e kthimit të papengesë në shtëpitë e tyre, të banorëve të përzënë nga ngjarjet e luftës së kaluar dhe se këtë mendim e mbajnë edhe fuqitë e tjera». Gouldi thekson se qeveria britanike kërkonte nga Serbia që ajo të pranonte kthimin e shqiptarëve në shtëpitë dhe pronën që me të drejtë u takonte atyre.

Muhaxhirët shqiptarë që u shpërngulën nga sanxhaku i Nishit, u vendosën në Vilajetin e Kosovës, shumica në Sanxhakun e Prishtinës, pikërisht në kazatë e Mitrovicës, Vuçiternës, Ferizajt, Prishtinës dhe Gjilanit. Më pak kanë shkuar në Rrafshin e Dukagjinit. Një numër i konsiderueshëm i tyre është vendosur në Maqedoni në rrethinën e Kumanovës, të Shkupit, të Titovelesit, të Koçanës. Në territorin e Maqedonisë shkuan turq dhe më tepër shqiptarë të Surdulicës nga Vranja e rrethina, nga Leskovci e rrethinat dhe nga vende të tjera. «Në Edrene dhe Gymylxhe gjenden afro 200 mijë emigrantë. Në vjeshtën e vitit 1879 në Maqedoni ende gjendeshin afro 200 mijë emigrantë. Këta emigrantë nuk kishin mundësi as të jetonin në

Maqedoni, as të ktheheshin në vatrat e tyre.

Në muajt e dimrit gjendja e emigrantëve u bë një problem serioz...

Në Maqedoni muhaxhirët shqiptarë dhe turq kanë shkuar nga Surdulica dhe fshatrat përreth luginës së Vrellës, nga Masuricë, Jellashnica, Alaknice, Zhitoragja, Prekodolce, Binavce, Kalabovce, Alugojnica, Suvojnica etj. Nga të shpërngulurit nga Vranja dhe rrethina përmenden muhaxhirët e fshatrave Vërbqvë, Lepenicë, Dubnicë, Sodercë, Belogrebë etj. Nga rrethina e Leskovcit dhe e Dikovës. Disa kaluan në trevën e Preshevës, e cila mbeti edhe më tej nën sundimin turk. Në fshatin Ramcë e Madhe disa familje kanë ardhur nga fshati Mirosllavc i Leskovcit. Në fshatrat në rrethinën e Kumanovës, Sopot, Donji Konjare e në Orizarë ka patur madje edhe sot gjenden muhaxhirë nga fshatrat e Surdulicës dhe Vranjës, Lepnicës, Masuricës, Verboves etj. Në fshatrat në rrethinën e Shkupit, Dllogi dhe Ramanovce, familjet e muhaxhirëve rrjedhin nga rrethina e Surdulicës dhe e Vranjës. Muhaxhirët e Preshevës, të Kumanovës dhe të Shkupit shumica kanë ardhur nga qytetet Vranjë, Surdulicë, Leskovc etj., madje mbajnë edhe mbiemrat Vranjci, Surduliçani etj. Vendet më të mira për vendosjen e muhaxhirëve kanë qenë Presheva, treva e Shkupit dhe e Ovçe Polës, pjesët kufitare të Turqisë afër Serbisë, shumë prej tyre shkuan edhe më larg, deri te Pollogu, Ilçeva në rrafshinën e Manastirit dhe të  Ubçanës. Këtë e tregon edhe fakti se qytetet dhe fshatrat u rritën në pikëpamje të popullsisë, sidomos fshatrat si Klevça, Kumanova, Ramanova dhe Shkupi.

Muhaxhirët në disa vende përbënin shumicën e popullsisë. Në raportin e M. De Ringut dërguar Wadingtonit shkruhet për udhëtimin e tij prej Kumanove në Shkup dhe theksohet se Kumanova kishte 2 000 shtëpi. Në rrethinën e kazasë, sipas tij, kishte 27 fshatra myslimane shqiptare. Ai thekson se në këtë kaza kishte 5 000 myslimanë refugjatë, 4 000 të ardhur nga Vilajeti i Tunës e 1 000 nga krahinat e Sanxhakut të Nishit. De Ringu pohon se kajmekami mendonte se refugjatët, muhaxhirët, për shkak të pasigurisë nuk duhej të ktheheshin më në vendet e mëparshme të tyre. Në raport De Ringu thekson se qeveria serbe kishte dhënë urdhër që të prishej një numër i shtëpive të muhaxhirëve. Sipas një oficeri të lartë turk, Ismail beut, ishin konfiskuar të gjitha pasuritë e muhaxhirëve dhe se ata nuk kishin të drejtë të shfrytëzonin pasuritë e tyre. Nga popullsia muhaxhire u formuan fshatra të reja, si Umin Novosello afër Kumanovës. Në fshatra u vendosën më tepë,ishin shqiptarë.

Autori është gazetar-analist i pavarur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat