Çfarë kulaçi po përgadit Hashim Thaçi?

Opinione

Çfarë kulaçi po përgadit Hashim Thaçi?

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 19 gusht 2018 Në ora: 14:46
Hashim Thaçi

Kështu do të arrijmë deri te shteti “modern” i Kosovës, që sipas kryetarit Hashim Thaçi, duke kërkuar korigjimin e kufirit me Serbinë, ky shtet sipas kësaj logjike dhe ideje do të humb më shumë se ç’mendohet, nëse bënë pazare politike me tokat e veta.

Një politikë e tillë e z.Hashim Thaçi, do e quajmë edhe “çull politik” në mes Thaçit dhe politikës së Beogradit, në të cilin shto ujë e shto miell me palën serbe, do e kuptojë sëcili se çfarë do i del shija, dhe përshtypjae kësaj politike brenda këtij qullipo zihët dhe fshihët diçka e  rrezikshme për Kosovën.

Kjo do ishte një krizë serioze politike për Kosovën dhe qytetarët e saj, kur edhe kryetari i vendit me vetëdije po i prinë kësaj krize. Në këtë mënyrë, fati i këtij populli po ecëndhe rrëshqet mbi rrotat e qerrës së thyer, dhe për gjitha mundësitë e shkatërrimit të këtij shteti, që po i prinë Hashimi, duke e prerë shiritin e dështimit pa hyrë në betejë fare.

Edhe Amerika, dhe shumë shtete të perëndimit, janë kundër kësaj ideje, që të korigjohen kufinjtë e Ballkanit, në këtë rast kundër korigjimit të kufirit Kosovë-Serbi, sepse një lojë e tillë do e ndez barutin në gjithë rajonin, që do të ishte shumë vështirë të caktosh një përgjigje tjetër, përveq një shpërthimi të ndonjë konflikti, apo lufte të pa nevojshme.

Ky rrezik mund të rritet në përpjestim me masën e pa pajtuar të rajonit dhe pikërisht për këtë gjë duhet të jemi të vetëdijshëm se mund të ndodhë ndonjë befasi e frikshme, që i tërë Ballkani perëndimor do e merrte një dozë të tharmit, e cila do ta fryente situatën, deri te ndonjë shpërthim i fuqishëm dhe i dhimbshëmnë veqanti edhe për Kosovën, e cila i ka akoma të freskëta kufomat e veta të luftës së fundit dhe një pjesë të tyre të pa gjetura.

Athua vallëHashim Thaçi, është mbreti i Kosovës, i cili ka dorëza të bëjë çka të dojë me këtë popull të lodhur  deri në shpirt dhe të bëjë çka të dojë me shtetin e Kosovës, dhe sipas kësaj logjike ky vend do mvaret nga ky njeri dhe njerëzit e tij, dhe në favor të shtetit të  Serbisë, sikur do ta shpërblejnë me një çmim të lartë, dhe ajo që do ia vëjë kulmin, është zonja F.Mogerini, e cila do ia propozoi edhe Nobelin, z.Hashim Thaçi?

Sëcili që mendon se është një protagonist i veqantë, në fund të fundit nuk eshtë i dobishëm për shoqërinë dhe rrethin e vet shoqëror, për popullin e vet dhe shtetin, por vetëm do ta ketë një zotërim të përkohshëm, që sëcili do ia huq, edhe nëse e konsiderojnë vetën Hitlera, Millosha, apo Envera, një ditë duhet të japin llogari para atdheut dhe popullit të vet!

Virtyti mbi të gjitha do të jetë serioziteti, pasi kështu e kërkon e vërteta dhe e drejta njerëzore, në këtë rast edhe qytetarët kosovarë, të cilët janë njerëzit më të fortë, ose më të merituarit e këtij njerëzimi, duke qëndruar përballë çdo lloj fantazme dhe çdo lloj nënçmimi e tradhëtie...

Flitët për të drejta njerëzore por kjo nuk shikohet realisht fare, vetëm ka një lëvizje rrotull kësaj çështje, të cilën e përdorin për qëllime tjera, ashtu do të ishte edhe me të drejtat e popullit kosovar, fatkeqësisht është një lojë e turpshme, duke e ndrydhur këtë kategori të njerëzimit, kur është e mundshme zgjidhja e problemeve të këtij populli prej vetë Evropës.

Zanafilla e rrezikut të shtetit të Kosovës ka filluar më herët, por ajo që e përbënë thëmelin e procesëve të këtij fenomeni si formë e veqantë ka lidhje me vetë njerëzit e këtij trolli, të cilët në këtë rast do të ishin të  paguar, përndryshe do quheshin  tradhëtar të këtij populli dhe këtij vendi, që punojnë për dikënd tjetër dhe kundra vendit e popullit të vet.

Domëthënja bazë e shkakësisë, sipas sëcilës asgjë nuk ndodh pa një shkak të theksuar dhe i qëllimit final, apo sipas të cilit edhe iniciativat e Thaçit dhe formave të organizimit të tij, jo vetëm në këtë rast, por edhe shumë iniciativave të tjera, do e merr po atë formë të njëjtë të projektimit, që ky realitet, a do mundet të përputhët me natyrën që do ta modefikojë realitetin e gjërave dhe kushtet e marrëdhënieve të ndërsjella në mes Kosovës dhe Serbisë, kurrsesi jo, sepse Serbia është dhelpër dhe agjente e çdo plani që përgaditët përballë saj.

Nga ana e tjetër, filozofia e Thaçit dhe këmbëngulësia e tij në korigjimin e kufirit me Sebinë, edhe nësenënkupton mundësi riparimi e kompletimi të historisë,kush garanton se nuk do të shpalosen edhe shumë rrjedha të tjera shpërthimi në rajon dhe gjetiu, të cilat flijnë ndër shekuj dhe ndër palët e historisë.

Kulaqi të cilin po e përgadit Hashim Thaçi, nuk është i pjekur mirë dhe ka më shumë tharmë se brum, ka më shumë toksina se shije, dhe cili do që da ta provojë, do të ketë pasoja të pa shërueshme. Hashim Thaçi dhe cili do tjetër, duhet ta bëjë një matematikë të thjeshtë, a mundet Kosova ti përballoj edhe ndonjë konflikti, apo lufte të mundshme pa Ushtri të vetën?

NATO-ja, Amerika dhe aleatët e saj nuk kanë  mundësi gjithherë të na bëjnë roje, dhe të na mësojnë se si të ndërtojmë shtetin tonë dhe të na mbrojnë në çdo hap. Klintoni, Bleri, Olbrajt, tani më janë mplakur. Miqtë e presidentit historik të dr.Rugovës, i kemi përbuzur dhe i kemi zhgënjyer të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat