Njeriu i gabuar në vendin e gabuar!

Opinione

Njeriu i gabuar në vendin e gabuar!

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 21 gusht 2018 Në ora: 15:30
Ramush Haradinaj

Se Ramush Haradinaj (aktualisht kryeministër i Kosovës) është njeriu i gabuar në vendin e gabuar e tregoi dhe e vërtetoi me gojën e vet hiq më larg se dje! Me arrogancën e tij të njohur (është vërtetuar shkencërisht se injoranti paditurinë e vet e mbron me arrogancë) ai e sulmoi me fjalë rrugaçesh Elez Blakajn (ish prokuror i prokurorisë speciale të Kosovës),vetëm e vetëm se ai në punën e tij paska gjetur numër të madh veteranësh të falsifikuar sidomos në zonën operative të Dukagjinit! Dhe njeriu i gabuar në pozitën e gabuar shtetërore ne vend se të thonte se ka gabime në evidencimin e veteranëve në zonën operative ku ai, pra Ramushi ishte komandant, e sulmon ish prokurorin duke e quajtur: "hajn dhe pishpirik"?!...A është ky një fjalim i duhur i një kryeministri?!...

Të mos harrojmë se po ky person ,pra Ramush Haradinaj, vite më parë (atëherë ishte vetëm deputet opozitar), pothuajse me te njejtat fjalë prej rrugaçi e pat sulmuar edhe Murat Mehen, atëherë kryetar i komisionit shtetëror për caktimin e kufirit shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Bile atëherë me arrogancën e tij prej analfabet i ia pat përplasur në fytyrë hartat Murat Mehes?! Po i njëjti person, pra Ramush Haradinaj, kur i ul më karrigen e kryeministrit e pranoi dhe e firmosi vetë po atë projekt të demarkimit që e kishte bërë Murat Meha me ekipin e tij!?

Ramush Haradinaj, njeriu i gabuar në vendin e gabuar (kryeministër i Republikës), ne vend se të pranojë gabimet e evidentuara në raport me veteranët,pa fije logjike deklaron se në zonën operative të Dukagjinit, ku ai dikur ishte komandant (i vetëzgjedhur) kanë luftuar që të gjithë-i madh e i vog?l, andaj tash që të gjithë duhet të gëzojnë statusin e veteranit?! Dhe sipas atij statusi i dashka që krejt popullata e Dukagjinit të marrin të mira materiale nga buxheti i shtetit?!...Hajde kryeministër, hajde?!...Po ku të merren gjithë ato para o Ramush?!...Njeriu i gabuar në vendin e gabuar, siç duket nuk di rëndësinë e pozitës politike që mban dhe që i është dhënë?!...A e kupton rëndësinë e pozitës politike që mban i Ramush, apo atë vend e ke zënë që buxhetin e shtetit ta bësh rrush e kumbulla?!...A e kupton i Ramush se pozitën politike s? mban e ke për detyrë që për qytetarët e vendit të krijosh kushte që ata(qofshin edhe veteranët)të punojnë dhe jo të marrin para nga buxheti i shtetit?!

A e kupton ajo logjika jote i Ramush vendi zhvillohet duke punuar e jo duke i dhënë njerëzve të shëndosh fizikisht para pa bërë asnjë lloj pune?!...A e kupton ligjika jote se ata veteranë(të cilët sot fatmirësisht gëzojnë shëndet) dhe duhet të punojnë dhe në fund të muajit të marrin të mira materiale nga puna e vetë e jo tërë muajin të rreziten në diell e në fund të marrin para kot nga buxheti i shtetit?!...Edhe më keq akoma kur i sheh veteranët duke kërcyer nëpër plazhet e Shqipërisë që i ke dërguar ti me para të e shtetit?! Por, c'them edhe unë: ku e di njeriu i gabuar në vend të gabuar se çfarë është mirë e çfarë është keq?! Po të dinte dhe po të kishte veç pak ndërgjegje nuk do të ia dyfishinte vetës së tij rrogën e edhe më keq akoma; nuk do të merrte edhe rrogën tjetër në emër të invalidit të luftës?!...Nëse nuk e merr atë si invalid mendon?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat