Përse nuk lexojnë shqiptarët?

Opinione

Përse nuk lexojnë shqiptarët?

Nga: Gëzim Llojdia Më: 8 shtator 2018 Në ora: 18:51
Gëzim Llojdia

1.

Rreth një e katërta e të rriturve amerikanë (24%) thonë se nuk kanë lexuar asnjë libër në tërësi ose pjesërisht gjatë vitit të kaluar, qoftë në formë të shtypur, elektronike ose audio,shkruan në 23 mars 2018, Andreë Perrin  në Peë Research Center.Nuk duhet të vësh duart në kokë për këtë shifër të amerikanëve , po ta krahasosh me vendin tonë të dashur, ku shifra shkon te 1 milionshi shqiptar është si më sipër identik. Shqipëria, si vend i dalë nga një sistem tjetër , pas viteve ‘90 pësoi një bum të madh në botimet e librave. Pikërisht këtu lindi defekti më i madh.Pas mbi 20 vjet sot të gjitha shtypshkronjat janë kthyer në shtëpi botuese dhe pothuajse të gjithë shqiptaret me ndoca pak përjashtime, janë bërë nga pak shkrimtarë, aq sa një shkrimtare e quajti kështu fenomenin:”Një grua shqiptare , ka dy fëmijë dhe katër libra”.Lidhur me botimet sot nuk ke çfarë të flasësh.

 2.

Libraritë janë plotë,bibliotekat rrafsh me libra,shtëpitë e krijuesve,të miqve dhe shokëve, kioskat e gazetave  etj ,magazinat e shtypshkronjave ding dhe sërish botohen e ribotohen libra. Kemi tepricë dhe  prodhimtari të bollshme madje tepër të begatë,por s’kemi lexues. Nëse do të përdorim një fabul:’Shkrimtar shqiptarë sa mirë dhe sa prodhimtar”.Dhe :”Na falni ju krijues, por  për gjithë këtë krijimtari ,lexues s’ka.

3.

Të gjithë kërkojnë sponsorizime, për të nxjerr në treg,”kryeveprat e tyre”,por lexuesi nuk ua hedh sytë. Të gjithë rendin, apo vrapon nëpër përurime   të mëdha,mirëpo vetëm 3-4 a më shumë  i kanë lexuar librat. Gjithë ky bollëk ,kjo krijimtari, përse nuk shkon te lexuesi ka një faktor, që pengohet?Në fakt, një pjesë e tij shkon fare lirë madje dhurohet,mirëpo edhe ai produkt i krijuar me aq djersë e mundin shkon dëm. Nuk lexohet edhe kur jepet falas. Ka një pyetje gati të çuditshme?Nëse bujku prodhon, por nuk ka treg ,ai nuk e mbjell më tokën me atë farë? Kjo nuk do të thotë, që letërsia të   vdesë, duhen parë disa rregulla dhe disa ndryshime,se çfarë duhet bërë me letërsinë artistike në tërësi ,sepse letërsia dokumentare ka ende lexues  të pakët por ka ndërsa artistike pak ose aspak. Si duhet shpurë libri te lexuesi në mënyrë të atillë që lexuesi të bjerë në kontakt me librin dhe ta lexojë atë. Pamjet e Tv shqiptare  nga panairet e libri,t  pra nga festat bujshme të librit janë të trishta,dhe shifrat e publikuara s’janë aspak të reale. Lexuesit nëpër panaire janë gati gati si turistë, ata vizitojnë pavionet shumta ,shikojnë vitrinat me kopertinat e bukura i prekin dhe i lënë nëpër vendet e tyre. Mos vallë ky është tregues  se edhe një herë që ka rënë dëshira për të lexuar dhe në fund të fundit,  do lexoj ai që ka dëshirë,vullnet dhe pasion.

4.

 

Sa për çmimin e librave nuk mund të thuash se janë të shtrenjta. Problemi  shqiptar dhe botëror nuk qëndron te mos pasja e financave të mjaftueshme , por te mungesa e dëshirës për të lexuar. Një poet i njohur diku aty në një dritare të Fb,përplasi kartat njëhershëm me zemërimin e tij,  duke thënë se përse nuk lexojnë shqiptarët .Ditë më parë,të tjerë krijues edhe ata  të revoltuar bënë të njëjtën gjë. Përse shqiptarët nuk lexojnë? Ku ta kërkojmë fajin i nderuar poet, te lexuesi,te vetja apo te format, që duhen parë për leximin.

 Bëra një shënim më pas s e fshiva sepse të gjithë bënin vërejtjet e tyre ,filozofit e tyre arsyet e tyre  kërkohen te lexuesi pra te shqiptarët, që nuk lexojnë apo edhe kosovarët por nuk japin alternativat e tyre,në fund të fundit si do të bëhet kjo punë?.Trishtimi dhe muzgu që ka përfshirë letërsinë është i dukshëm. Por cilat janë rrugët për të minimizuar atë?Kronikat televizive nuk pasqyrojnë realisht gjendjen duke thënë ashtu e kështu në atë panair,u promovua  u shitën aq e kaq libra. Nuk jemi më këmbë në tokë për të gjykuar si duhet bërë,si duhet ndrequr kjo shtëpi e madhe e dijes, që ka marrë ujë.

Disa njerëz e gjejnë leximin si  të vështirë, të lodhshëm ose të mërzitshëm. Ata do të bëjnë më tepër aktivitete të tjera fizike ose do të eksplorojnë media të tjera. Kam gjetur se një numër i këtyre njerëzve janë të orientuar dhe preferojnë të marrin historinë përmes veprimit dhe pamjeve të një filmi , videoje për të lexuar vetë librin. Disa njerëz, që nuk lexojnë libra, por lexojnë të paktën pesë gazeta çdo ditë, pajtohen dhe lexon një numër revistash biznesi, lexon tregime të shkurtra në internet, për sa kohë që ata janë misterioze dhe është një lexues i zjarrtë i biografive në Ëikipedia. Ka mjaftë, që kanë mbaruar shkollën e mesme kanë më shumë gjasa të raportojnë se kurrë nuk kanë qenë në një bibliotekë publike. Ekzistojnë dallime modeste kur shikohen në gjini dhe nëse njerëzit jetojnë në zona urbane, periferike ose rurale çfarë mund të thuash për leximin në këto zonat ku TV vetmet janë  mjetet e vetme të  informimit politik.

5.

A nuk duhet ta fillojmë nga shtëpitë botuese?Sikur të lemë 3-5 shtëpi botuese dhe këto të  sponsorizuara nga shteti  të botojnë letërsinë e mirëfilltë artistike e dokumentare. Çdo autorë do ti miratohej libri i tij  do të financohej  tij ndërsa shtëpia botuese dot merrej me distributimin  librit deri në destinacion fundor. Mirëpo, si do të duhet ta  përcaktojnë librin më të mirë ai që duhet botuar kur në këtë mes hynë edhe financimi?.Ka shumë lloj formash tjera:Mendoj se një konkurs  për cdo  2-3 muaj qoftë me një  juri të huaj edhe kjo duhej bërë( ngase shqiptarët korruptohen shpejt) të përzgjidhen autorët që do të botohen dhe si çdo punë tjetër në kapitalizëm krijimtaria të   jetë punë   krijuese që të mbanë me bukë dhe shkrimtari të jetë profesion që mbanë shtëpinë me punën e tij krijuese. Kush e përballon këtë sfidë të futet në këtë qerthull,të tjerët le të shkojnë diku tjetër dhe të bëjnë një punë tjetër që e bëjnë dhe i mbanë me bukë. Ju duhet ta njihni poetin, Qerim Skënderi?Ai ,ka botuar disa libra në shtetin fqinjë,Itali. Atje rruga është gjetur qëkur dhe  kjo rrëmujë që gjendet këtu ,mirëepo atje nuk ekziston.Ai, që është punëtorë është punëtorë, mjek,inxhinier,pastrues,profesor,mësues,ai që është shkrimtar është shkrimtar. Ndryshe këtu tek,që janë edhe shkrimtar edhe pa shkollë,edhe në pension por që bënë punën e shkrimtarit. Ne ende vuajmë nga të dukurit, ku të gjithë janë ose shkrimtarë edhe poete dhe por që s’kanë lexues,ose janë :”shtëpiake të dëshpëruar”, që me financat e një fushe tjetër bëjnë me “nder letërsi” duke harxhuar letër,bojë,para,punë, gjithçka në botime  pa vlerë,ngase dihet aty letërsi s’ka. Nuk ka asnjë vend të botës ku një popull i tërë i është turrur letërsisë dhe vetëquhen  shkrimtarë e poetë,ose janë ose s’janë. Kë të besojmë?

6.

Të gjithë kërkojnë nga shteti të shtojnë fondet për veprat e tyre, që si lexon njeri. Kërkojnë sponsorime nëpër bashki,shoqata,ndërkombëtare për botime, që askujt si vlejnë. Këta ngrenë zërin në kupë të qiellit,ankohen bëjnë zhurmë gjithçka dhe së fundi veprat e tyre nuk kanë lexues,treguesi që 1 milion shqiptar s’kanë lexuar  është fakt. Si e ka zgjidhur shteti fqinjë si e kanë zgjidhur edhe vendet Ish-socialiste ashtu duhet zgjidhur çështja e librit.

7.

Treguesi sa lexojnë shqiptarët jepet në këtë esenë, që u paraqit në fund viti 2017-18 në  programin  e  humorit te :”Vizion plus”  dhe që është kthyer në hitin e FB. Është bërë kaq popullore sa  tash tregohet si barcaletë kudo më vjen keq, që nuk e di kush e ka shkruar me kaq finesë e humor.

Në një fshat të thellë malor shkon një grup xhirimi për një emision kulturor. Personi i parë që takuan ishte një çoban me dhi.

-Mirëdita, a mund të na tregoni pak për jetën tuaj këtu? c’fare bëni, si e kaloni ditën? - i tha gazetarja

-Po ja, - filloi çobani, - unë ngrihem në mëngjes, pi një kafe e një raki, nxjerr dhitë  për të kullotur... Ulem në një hije e pi edhe një raki tjetër... Më  vonë, marr të ha bukën, që me ka vënë gruaja me vete, dhe e shoqëroj me një teke...

Xhaxha, - e ndërpreu gazetarja, - ky është emision kulturor, lere atë rakinë... Thuaj, për shembull, "lexoj një libër"...

Në rregull, - u përgjigj cobani... - Ngrihem në mëngjes, pi një kafe dhe lexoj një libër... Pastaj nxjerr dhitë nga vatha dhe i lëshoj për të kullotur. Ulem në një hije e lexoj një libër tjetër... Më vonë, filloj të ha bukën që më ka vënë gruaja me vete dhe e shoqëroj me leximin e një libri të ri... Nga dreka, lexoj dy libra bashke... Mbasdite, pas punës se lodhshme, shkoj në bibliotekën e fshatit, ku mblidhemi disa shoke, dhe lexoj me nga dy-tre libra secili... Në darkë, të gjithë burrat e fshatit mblidhemi tek njeri që ka një shtypshkronjë... dhe aty lexojmë gjer në të gdhirë....  !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat