Përse bëhet kjo propagandë?!

Opinione

Përse bëhet kjo propagandë?!

Nga: Dibran Demaku Më: 10 shtator 2018 Në ora: 10:52
Dibran Demaku

Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq qëndroi dy ditë në Republikën e Kosovës-themi ne! Lejën për qëndrimin dhe vizitën e paska dhënë qeveria e Kosovës-themi ne!...

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë dhe gjatë fjalimit të tij në sheshin kryesor të Mitrovicës (veriore themi ne) ai pra, Vuçiqi Kosovën e quajti sërish "Kosovo i Metohija" dhe tha se ka ardhur tek të vetët dhe në tokën e vetë!...Tha se ka ardhur (dhe do të vijë prapë, sepse "Kosovo i Metohija" është pjesë e Serbisë dhe vizavi kësaj ai as nuk kërkon e as nuk merr leje nga askush?!...Ai dhe eskorta e tij lëvizi nëpër pjesën veriore të Kosovës sikur shëtitë nëpër Shumadi të Serbisë apo nëpër Banat të Vojvodinës?!...Zyrtarët e qeverisë së Kosovës deklaruan se gjatë vizitës së tij në Kosovë (të lejuar nga ata?!) kryetari i Serbisë do të sigurohet nga Policia e Kosovës,e cila nuk u pa askund nga kaloi kryetari i Serbisë dhe eskorta e tij. Gjithkund nga kaloi eskorta e kryetarit të Serbisë afër tij i panë vetëm pjestarë të sigurimit të tij dhe asnjë polic i Kosovës?!

Erdhi kryetari i Serbisë në Kosovë me leje apo pa leje të zyrtarëve të Kosovës është pyetje që kërkon përgjigje?!...

Por ajo që në këtë rast dhemb edhe më shumë është propaganda e zyrtarëve të Kosovës se kinse kryeministri Haradinaj ia shkurtoi dhe ia ndaloi kryetarit serb shkuarjen në Drenicë?!...Përse dhe kujt i duhet kjo propagandë e pa kripë!...Dhe përse bëhet një propagandë e tillë?!...Apo për të ua shpëtuar fytyrën zyrtarëve aktual të Kosovës,në ditën mbase më të zezë për Kosovën që prej Pavarësisë së saj?!...Në ditën kur ata ikën dhe u fshehën si minjtë, gjersa kryetari serb shëtiste nëpër teritorin e Kosovës si në bashqe të babait të tij?!...Dhe jo vetëm kaq, por nga diga e liqenit të Ujmanit ai do të deklaronte se e dinte se sa i rëndësishëm ishte uji i Ujmanit edhe për shqiptarët, andaj ai nuk do ua ndërpres atyre atë ujë?!...Nuk di se si janë ndierë zyrtarët e Kosovës kur e kanë dëgjuar atë cinizëm të kryetarit serb?!...

Dhe mbase cinizmi i kryetarit serb do të ishte edhe më prekës dhe më i dhimbshëm për të gjithë ne sikur ai të arrinte të shkelte edhe në Drenicë?!...Dhe ai do të shkelte edhe atje,sikur mos të ngritej populli dhe t'i ngriste barikada në rrugë?!...Vendosmëria popullore e pengoi Vuçiqin që mos të përdhoste edhe Drenicën,përndryshe sa për zyrtarët e Kosovës ai do të livadhiste nga të donte?!...

Andaj, kur populli ngriti barikada, dhe ia ndërpreu marrshimin triumfues edhe në Drenicë kryetarit serb,dikush nga kabineti i kryeministrit të ashtuquajturit Haradinaj, u kujtua që të ia kujtonte Ramushit që ai të thonte se kishte dhënë urdhër që ia ndalonte kryetarit serb të shkonte në Drenicë?!...Pastaj edhe nëse një urdhër i tillë të kishte dalur nga kabineti Haradinaj,më përveq rolit propagandistik,nuk kishte rol tjetër, sepse tashmë rrugëtimin drejtë Drenicës, kryetarit të Serbisë ia kishte ndaluar dikush tjetër, e ai dikush tjetër ishte populli...

Dhe tash në vend se ai popull të përgëzohet, ai përqeshet e satanizohet (siç bën njëfarë i shituri tek djalli me emrin Nexhmedin Spahiu),ndërkaq lëvdërohet deri në masë të propagandes çoroditëse kinse urdhëri i kryeministrit të ashtuquajtur Haradinaj?!...Sepse siç u cek edhe më lartë edhe nëse kryeministri i ashtuquajtur i Kosovës të kishte lëshuar një urdhër të till, ai ishte si kofini pas të vjelit?!...

Dhe krejt në fund, pas gjithë kësaj, kryeministrit të ashtuquajtur Haradinaj dhe kabinetit të tij qeveritar nuk i ka mbetur rrugë tjetër vetëm të dorëhiqet!...Dhe nëse nuk e ndërmerr një hap të tillë ky kabinet qeveritar, në historinë e Kosovës do të shënohet si kabinet qeveritar i turpit?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat