Edhe sa Liberalizohemi?

Opinione

Edhe sa Liberalizohemi?

Nga: Seremb Gjergji Më: 13 shtator 2018 Në ora: 22:18
Seremb Gjergji

 Këshilli/Komisioni i cili është caktuar që të filloi procesin e Liberalizimit të Vizave ka një sër procesesh që duhet të respektoi dhe implementoi deri në udhëtimin tonë pa viza.

1. Eurodeputetja Tanja Fajon është mandatar për të nisur negociatat me Këshillin që do të pasohet me miratimin e pozicionit negociues nga ana e Këshillit. Ende nuk është aprovuar që ajo të udhëheqë.

2. Një hap tjetër është pajtueshmëria në mes të Këshillit dhe Parlamentit Evropian për një tekst të pranueshëm për palët, Këshillin dhe Parlamentin. Pra, të gjitha vendet e BE-së, përfshirë edhe ato që nuk na kanë njohur të pajtohen.

3. Pas gjithë këtyre hapave kalohet në seancë plenare të Parlamentit Evropian (në lexim të parë me shumicë të thjeshtë).

4. Leximi i dytë me shumicë absolute, 376 nga 751 vota; sa ka Parlamenti Evropian. Nëse e llogarisim votimin e sotshëm prej 420 votave – i afrohemi kalimit!

5. Miratimi për liberalizim nga ambasadorët COREPER. Këta janë anëtarët e përhershëm të BE-së; pa të cilët nuk shkon procesi përpara.

6. Këshilli i Ministrave të Brendshëm të vendeve të BE-së votojnë pro ose kundër liberalizimit me shumicë të kualifikuar; që nënkupton shumicë e dyfishtë 55% e vendeve anëtare (16 vende), që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë se BE-së (328 milionë nga 505). Këtu hyjnë Gjermania, Franca, Spanja, Italia, pastaj vendet më të vogla.

7. Arrijmë tek Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes – nëse Kosova ka institucione aktive dhe nuk është në proces të zgjedhjeve?!

8. Publikimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së ku përcaktohen afatet e hyrjes në fuqi.

9. Sapo të filloi implementimi – matet fluksi i njerëzve dhe Ministrat e Brendshëm vendosin se a do të vazhdoi procesi i LIBERALIZIMIT, apo bllokohet për kohë të caktuar apo pacaktuar.

Duhet llogaritur që në maj janë zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe kjo krijon situatë të pavolitshme për strukturën aktuale. Të djathtët janë kundër LIBERALIZIMIT.

Nëse gjithçka shkon pa asnjë pengesë – procedura zgjatë 9 muaj. Kështu që kosovarët duhet të llogarisin muajin Qershor ose Korrik të udhëtojnë për në BE; koha kur bashkatdhetarët udhëtojnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat