Loja e ndërrimit të kufijve!

Opinione

Loja e ndërrimit të kufijve!

Nga: Agim Krasniqi Më: 14 shtator 2018 Në ora: 10:28
Agim Krasniqi

I

Interesi serb në këtë fazë të bisedimeve është e qartë,  pretendimet për realizimin e ambicieve ekspacioniste, respektivisht grabitja e territoreve shqiptare në këtë pjesë të Ballkanit, përderisa  interesi i Kosovës është i pa qartë dhe konfuz. Pa qartësia dhe konfuziteti vije nga deklaratat e subjekteve dhe individëve të ndryshëm, se do behet korrigjimi, ndryshimi i kufijve e deri te shkëmbemi i territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë.  Të gjitha këto, do të preknin në substance territoret, lëvizje dhe deri te zhvendosja totale e kufirit politik e njëkohësisht duke përfshirë edhe zhvendosjen e popullsisë. Krejt në fund, doli teza më e avancuar se ne synojmë marrjen e luginës së Preshevës dhe nuk do të lëshojmë asnjë pëllëmbë të territorit të Kosovës.

Nga të gjitha këto nuk kishte asgjë konkrete, të gjitha ishin vetëm deklarata të improvizuara të cilat i ngjanin më shume teorive konspirative e të cilat në fakt e mbyten opinioni publik. Të gjitha këto ide më shumë i ngjanin një improvizimi, sepse nuk janë të bazuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sepse ajo është shumë e qartë në mbrojtje të koncepteve bazë të pavarësisë, sovranitetit institucional dhe tërësisë territoriale të saj, të cilat janë konceptet bazë që qëndrojnë në kolonat e shtet-ndërtimit të Kosovës. Ideja për ndryshime territoriale, në thelb prek themelet kushtetuese të Republikës së Kosovës. Duke preke themelet kushtetuese, vënë ne dyshim vet ekzistencën e shtetit. Duhet pasur parasysh se, iniciativa apo ide te tilla janë jo in kompetente dhe jo institucionale.

II

Kosova është republike parlamentare, dhe në kuadër të kompetencave kushtetuese, institucioni i presidentit të shtetit ka pushtet shumë të limituar. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të kompetencat e presidentit për përfaqësim të shtetit brenda dhe jashtë, duhet thënë, megjithatë, që koncepti i përfaqësimit të shtetit në botën e jashtme është thjeshtë një kompetencë formale, pa substancë diskrecioni në vendimmarrje, në paraqitje të qëndrimeve të cilat institucioni i presidentit duhet t’i përfaqësoj apo edhe në negocim të marrëdhënieve të shtetit me shtetet e huaja. Përfaqësimi jashtë dhe brenda shtetit, si një kompetencë e presidentit të republikës, nuk duhet të nënkuptohet si një kompetencë për të krijuar pozicion të cilin Kosova duhet ta mbajë në marrëdhënien e saj me botën e jashtme. Këtu, roli i presidenti të republikës është më shumë formal. Pra Presidenti i shtetit nuk mund te beje iniciativa politikëbërëse dhe vendimmarrëse personale si institucion,  në çështjet e politikes së jashtme në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sovraniteti i shtetit sipas Kushtetutës, bartet tek Parlamenti, duke u ndërlidhur me Qeverinë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Komisionin për Politika të jashtme në kuadër të Parlamentit dhe deri te Gjykata Kushtetuese e cila jep legjitimitetin në fund të konstitucionalitetit, traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Pra janë të gjitha këto institucione kushtetuese ndërinstitucionale në politikbërje dhe vendimmarrja për çështje kaq kruciale si çështja e integritetit territorial të  Republikës së Kosovës.

III

Parlamenti i Republikës së Kosovës duke qenë bartësi real i sovranitetit të popullit, ka peshën kryesore konstitucionale për politikbërje dhe vendimmarrje qe ka të bëjë me politikat e brendshme dhe ndërkombëtare. Edhe pse i vonuar dhe jashtë obligimeve kushtetuese, nominimi e grupit negociator i propozuar nga kryeministrit, do të ishte vullneti i sovranit.  Ky grup negociues i miratuar nga Parlamenti, automatikisht rrezon institucionin e presidentit (DES-MAGNA) duke u përfaqësuar drejtpërdrejtë nga grupi, e i cili buron nga vet  Parlamenti. Kjo do te krijonte mundësi për miratimin e një strategjie të negocimit, me qëllim që ekipi negociues do ta kishte të qartë ndarjen e punëve të anëtarëve të ekipit, politikat e përgjithshme për negocim, synimet dhe prioritetet madhore që do të realizohen në përfundimin e tyre.  Kjo do te krijonte një platforme politike duke ku do të përfshihej edhe ndihma e ekspertëve, botës akademike dhe intelektuale, teknicientëve etj. Në veçanti pjesë të këtij grupi negociator, do duhej të përfshiheshin njohës të nivelit të lartë të politikës anglosanksone.

IV

Megjithatë, përpjekjet po behën për të quar drejt njohjes reciproke në mes dy shteteve, pavarësisht dëshirës se mire të dy presidentëve për një zgjedhje të mire, në këtë rast Kosova po humbe sepse rikthen apo fut në lojë një marrëveshje për territore të pa kërkuar nga askush , aty ku vet komuniteti ndërkombëtar e kishte mbyllur sa i përket territorit apo kufijve të Kosovës me njohjen dhe bërjen e shtetit. Ndërsa Serbia nga hiq gjë, po kërkon diçka që edhe komunitetit ndërkombëtar në mënyre eksplicite e kishe ndaluar. Ndërsa tani ka disa zëra nga faktori ndërkombëtar,  po e shohin si një mundësi të tille, fal politikes jo mirë të menduar nga përfaqësuesit tanë në bisedime. Kjo zgjidhje e provokuar nga vet ne, ka futur prapë ne lojë fuqitë e mëdha duke përfshirë edhe Rusinë, për të tregtuar prapë territoret tona. Rusia nuk mund të ketë ndikim dhe influence në Ballkan, pa pasur shtete apo qeveri vasale, të cilat punojnë në funksion të destabilizimit apo mbajtjes peng të rajonit. Kësaj po i kontribuon edhe niveli i lartë i korrupsionit në të gjitha shtetet e rajonit, të cilat mundohen të gjejnë prehje pikërisht tek kundërshtarët e politikës perëndimore sidomos asaj amerikane. Ky proces me pretendime për të iniciuar çështjen e prekjes të kufijve, nuk dihet edhe si përfundon, futemi në një lojë që dimë vetëm fillimin.

Këtu duhet merret parasysh që fuqitë tjera të rëndësishme sikur që ishte Gjermania, na mbrojnë duke kërkuar që mos ta bëjmë këtë. Elemente të institucioneve ndërkombëtare janë skeptik për një gjë të tillë, dhe ne e marrim me kokëfortësi për të realizuar. Kjo reflekton edhe në seriozitetin e shtetit tonë. Në vend që të ecnim në atë rrugë drejtë BE-së së bashku me komunitetin ndërkombëtar për të bërë detyrat dhe qëllimet për  një mirëqenie për qytetarin. Kjo me se shumti po i shkon në përshtatje Rusisë e cila nuk e donë një Ballkan të integruar në BE dhe NATO dhe e cila pretendon të shtrij influencën e saj. Është realitet i njohur historik që shqiptarët gjithmonë kanë qenë pre e qëllimeve shoviniste dhe ekspansioniste të fqinjëve e sidomos atyre serb. Madje, që kur filluan luftën kundër Turqisë në tetor të vitit 1912, Aleatët Ballkanas nuk i fshehën synimet për zgjerim territorial në kurriz të tokave shqiptare. Prandaj çdo lloj marrëveshje e pretenduar, që do të preknin kufijtë, nuk ka karakter cilësorë por ka synim sasior, sepse shqiptarët nuk mund të shkëmbejnë territore shqiptare për territore shqiptare. Nëse vërtet gjatë bisedimeve është folur për korrigjim kufijsh, atëherë do ngritur çështjen e kthimit të territoreve tona deri në Nish. Ekzistojnë tapitë e trojeve shqiptare të cilët janë dëbuar me dhunë nga trojet e tyre etnike, që nga Nishi, Toplica dhe Vranja, që ka qenë qendra kryesore e luginës së Bujanovcit. Ky do të ishte korrigjim kufijsh, nëse flitet për këtë korrigjim, atëherë të gjithë jemi dakord, por jo më të japim territore në këmbim të një paqeje imagjinare me Serbinë .

Megjithatë në shekullin e 21, filozofia aktuale e politikës nuk mund të ndahet nga e vërteta. Nuk mund të bësh dot gjithmonë politika gënjeshtër siç po e bënë Serbia me pretendime territoriale ndaj trojeve etnike shqiptare. Politika serbe është gënjeshtër sui generis. Historia e shqiptarëve është fshehur dhe veç ka filluar të dal e vërteta, prandaj janë ngritur në këmbë ta pengojnë një të vërtetë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat