Ditën e nesërme e parashoh edhe me një shtet shqiptar - Bota Sot
Ditën e nesërme e parashoh edhe me një shtet shqiptar

Opinione

E diel, 23 shtator 2018

Ditën e nesërme e parashoh edhe me një shtet shqiptar

Nga: Kalosh Çeliku Më: 14 shtator 2018 Në ora: 12:28
Kalosh Çeliku

Shqiptarët gjithë jetën e tyre historike-politike, pas Luftës Dytë Botërore (“Shqipërisë Madhe”) e kaluan në Luftë me provokime politike dhe vazhdimin e coptimeve Trojeve Etnike Shqiptare të Kosovës Nanë (Rumelisë): Ngjarjet e “Bit-Pazarit”, “Flamurit” kuqezi të Gostivarit, Brodecit, “Monstra”dhe “Terroristët” e Kumanovës. Nuk e them unë këtë krye më vete në këtë shkrim publicistik si thirrje për shpëtim nga Rreziku i provokimeve politike të njëpasnjëshme politike ndaj Atdheut!  Edhe Dy dhitë e sotshme kryeneqe VMRO – DPMNE dhe LSDM mbi urë, që rroken fytas në Abetaren Shqiptare. Dhe, përfundojnë mes livadheve me lule neokomuniste.

Padyshim, edhe sot e kësaj dite heqin valle dhe këngë me çifteli, pizi patriotike-patetike për Atdheun. Ende, e mashshtrojnë popullin Shqipitar. E “vrasin” armikun me çifteli dhe pizi patriotike - patetike.

Frederika Moderini duke përzi me lugë, dhe pi çaj rusi para kamerave televizive në “Bit- Pazar”, në Shkupin Hostorik Shqiptar. Siç duket, pa pjesmarrjen e Qengjit me një zile në qafë varë tek Lumi me shekuj, që ia turbullon ujin Ujkut. delengrënës Edhe pse, Ujku pi ujë mbi rrjedhën e Lumit Vardarit, në  Shkup (Urën e Gurit). Rrjedhën e Lumit ‘Treska”, që buron nga një Katund i Kërçovës përmes maleve në Shkup.

E paralajmëron edhe një dëshmi, Historinë nëpër shekuj. Kufinjtë Shtetëror, në Ballkan. Rrugën luftarake me “armik e për armik” nga e cila kemi ecur me shekuj si popull shqiptar, dhe kemi lënë gjurmë të thella fushave dhe maleve, aqësa nuk i fshin dot asnjë rrebesh shiu me breshër, rrufe mbi Lisa, borë e madhe, dhe stuhi në gjurmët shqiptare. Thënje, ende aktuale e asaj kohe e një veprimtari të madh shqiptar Mahmud Dumani, që ka punuar dhe vepruar edhe në këto troje shqiptare për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare në Ballkan: Popullin shqiptar, historikisht e kanë shitur politikanët dhe hoxhallarët me “Din e Iman”. Herët, a vonë: ne., do të kemi probleme me popullatën shqiptare të Shkupit. Gozhdën e Nastradin Hoxhës. Që na e la në mur pasdere, që kur ia shiti Rumelinë Rusia Turqisë, na e la varur si gozhdë pas dere për ta varë setren e tij me arna. Dhe, zgjidhja e Çështjes Shqiptare në Ballkan, nëse nuk përfundon me luftë të zgjidhet së shpejti, patjetër me penë do zgjasë kohë dhe zgjidhet pas disa viteve.

Vetëm, u hidhni një sy faqeve të Historisë Shqiptare! Trojeve Etnike Shqiptare të sakatuara copë-copë nëpër shekuj para syve të “miqëve”, Evropës dhe Fuqive të Mëdha “paqësore” (Rusi dhe Amerikë) nëpër shtete fqinjë. Herë duke luftuar për Serbi, herë për Turqi, herë për Jugosllavi. Dhe, kohën e fundit për NATO, Evropë dhe Amerikë?!

Aspak nuk është bindës, sot Referendumi mes FYROM dhe Greqisë pa shqiptarët si popull shumicë në Shtetin e “përbashkët” të Shokut Tito me parullën e mirënjohur neokomuniste: Heshtni se Ujku (Rusia) troket pas dere! Ende pa nënshtetësi shqiptare si popull shumicë, Gjuhë Shqipe dhe barabarësi të plotë kombëtare. Popullin histroik shqiptar duke e shti në një thes të grisur arnë përmbi arnë me pakica ardhacake në Trojet Etnike Shqiptare: të populluar me “pakicë” shqiptare, bullgare, serbe, vllehe, rome e ndonjë turku që ka mbetur ende gjallë me bindje vetanake në ndonjë fshat të Velesit. Edhe, atë: për lindjen e një Shteti të  Ri, kopil në Ballkan pa shqiptarë.

Moti e kam thënë nëpër shkrimet e mia publicistike dhe libra, se: Politika është kurvë e salloneve aristokrate me dy shami të kuqe mes Lëme lidhur për brezi si gjoja Nuse Shqiptare. Kohën e fundit, përpiqen të na zbresin Nuse me duvak në Lëmën Shqiptare me krushkun Erdogan. E zgjedh vetë burrin e jetës, mu si në kohën e Turqisë me shkuesë, me të cilin do të shkërdhehet nateditë në shtrat deri në “sabah”.

Politikanët shqiptar, a e dinë me cilët hamshorë bëjnë “seks” politik në Shtëpinë Publike?! Nuk ma merr mendja. Fatkeqësisht, shkërdhehen publikisht para kamerave televizive edhe me kalimtarin e parë që e takojnë në rrugë pas porte. Dëshmi, që sot përgjegjësinë e tyre politike si politikanë të dështuar gjatë këtyre tridhjetë viteve në pushtet me djersën e popullit, me rroga të majme në Kuvend, banesa shtetërore, shtëpi luksoze dhe tendere familjare dhe partiake në institucionet e shtetit “përbashkët”,  nuk e marrin mbi vete Rrezikun , por sot përpiqen t’ia hudhin mbi kurriz popullit shqiptar.

Shkaku, se: Nateditë e kanë parasysh pagën e tyre për një natë- ditë “seksi” në Shtëpinë Publike, të cilën ua paguan Partia e tyre Politike: jave, muaji, ose viti në emër të popullit dalldisur shqiptar. “Kusurin”, që asaj nate ua ka lënë Shkërdhaçi politik nën jastëk. E pabesueshme, kur politikanët shqiptar edhe në Ditën e sotshme natë për natë, flejnë me kurvat politike të kojshive, dhe kopilin pas dere ia lënë popullit shqiptar.

Shqiptarët, asaj kohe (kumuniste) pak veta kanë pasur politikanë, dhe rrufjanë në krahasim në Ditën e Sotshme me shumicë e pakicë biznesi nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit Shqiptar. Edhe, nëse i kanë pasur me poste të larta politike sa për sy e faqe, shumicën sot i kanë politikanë të “sinqertë” neokomunistë, dhe me “Besë”?!

Qesharake, ë?! Ku ka sinqeritet dhe “besë” në politikë?!  Cilin e mashtrojnë këto politikanë të arratisur me “Din e Iman” dhe shitur në Ditën e Sotshme me pak pare e pa pare në “Bit-Pazar”: veten, apo popullin shqiptar?! Prandaj, edhe sot e kësaj Dite jemi në këtë gjendje politike-historike, ende pa e zgjidhur Çështjen Shqiptare, në Ballkan.

Koha, është: NATO, Evropa, Amerika dhe Fuqitë e mëdha ta përmisojnë gabimin e tyre politik në të kaluarën për interesa biznesi dhe partiak duke i coptuar Trojet Etnike Shqiptare nëpër disa shtete fqinj në Bllkan, dhe sot u është tekur ta përmisojnë gabimin e tyre historik politik. Përsëri për gabime biznesi. E, ai gabim politik-historik, nuk përmisohet sot në kurriz të popullit shqiptar me vetëm një marrëveshje politike.

Nuk jam kundër Referendumit (Marrëveshjes Prespës pa shqiptarët në sofrën politike). Shtetit të Ri “vëllazërim-bashkimit”, Maqedonia Veriore. Edhe, pse: Ne përpiqemi t’i zgjidhim promblemet me kojshitë nëpër shekuj, që mu ajo Evropë na i ngarkoi mbi shpinë si popull shqiptar, pa i zgjidhur problemet “familjare” në Shtëpi, shtetin e “përbashkët” me “vëllazërit e Njerkës.

Aqmëpak, e vras mendjen, se: Çka do të ndodhë me Maqedoninë Perimendore. E kam thënë mes rreshtave edhe në një shkrim më të hershëm në mjetet e informacionit: Edhe, unë pa Nanë, ama dhe Babai pa grua.

Ditën e Nesërme, sipas ndërkombëtarëve e parashoh edhe me një Shtet Shqiptar në Ballkan: Shqipëri Etnike Historike…

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test