Uniteti i shqiptarëve, çdoherë ishte goditje e fortë për armiqtë e saj

Opinione

Uniteti i shqiptarëve, çdoherë ishte goditje e fortë për armiqtë e saj

Nga: Ragip Guraziu Më: 14 shtator 2018 Në ora: 14:04
Ragip Guraziu

Po kush do të na dhurojë këtë unitet kur ne nuk po mundemi të bëjmë vetë?! Kur e kishim këtë unitet, punët na ecnin më mirë. Uniteti ynë gjithmonë ka qenë goditej e fortë për armiqtë tanë. Ne të gjitha luftrat kemi pasur një unitet, por herë-herë i brisht, siç jemi tani në politikë, që plasi sherri në mesë pozitës e opozitës mu në momentet më të papërshtatshëme për Republikën e Kosovës.

Një unitet që ndodhi në mes nesh në vitet e 90-98,ku kishim një subjket politik unik, dhe deri në fillim e luftës së UÇK-së, ishim; gjithë për një, dhe një për gjithë, punët na ecnin për së mbari. Por tani edhe kjo ndryshoi në momentet kur po na duhen më shumë...

Politika nuk bëhet kështu?!

Derisa në bisedimet me Serbinë, qeveritaret tanë u treguan zemërgjerë, rezultatet gjithnjë shterpe dhe po vuajmë vet ne. Fakti tjetër është se kur kemi parasyesh paknaqësit brenda dy subjketeve më të mëdha të vendit, tani në koalicionin qeverisëse dhe një opozitë që këtë garniturë qeverisëse medomos ta dergojë drejtën në shtëpi, apo në pension siç kanë deklaruar, dhe së listës së përbashkët opozitare, uniteti është largë deri në hasmëri.

1 shtatori do të na përçaj ma shumë tani?!

Fakti tjetër, pas shumë debateve,analizave,parashikimeve etj,që po organizohen nga mediumet elektronike dhe të shkruara me analistët,publicistët,politikaj,dhe gjithë strukturave tjera qeveritare e jo qeveritare,nuk po munden të gjejnë një Antton Çeta të dytë,dhe asgjë nga këto të gjitha që i cekem sa i përket ndarjes se Kosovës tani ka filluar një zhurmë,më e theksuar se zhurmat tjera e ku përfshihet edhe presidenti Hashim Thaçi.

Sepse me diploma falso sidomos pas lufte shumica e të pranishmeve në debate edhe nuk po e kuptojnë pse janë aty sepse po quditen edhe vet,si është e mundur me një diplomë falso,t’iu vihet një barrë e madhe në supet e tyre,apo të deklarohen për gjendjen e krijuar  momentale në mes subjketeve politike dhe pozitës e opozitës.

Pa marrë parasyesh gjendjen momentale politike në Kosovë në këto momente, po edhe si kombë ndaj këtyre furtunave, ne duhet të jemi NJË DHE PIKË!

Shumica e shqiptarëve më tepër parapëlqejnë  unitetin politik kombëtar, që të gjithë së bashku,pa marrë parasyesh se të gjitha janë kombëtare. Pa marr parasyesh divergjencat nga jasht,ne duhet bile sadopak ti ngulmi këmbët njëzëri, pa marrë parasyesh se a ju prishet qefi atyre apo jo.

Deri në këtë ditë,ne iu kenduam;foshnjave,vjershë ninullash,këngë kreshnike me lahutë e çifteli,e çka tjetër…

Mbi të gjithash, të gjitha këto këngë e vjershash, vargje poetike,të dedikuar gjithnjë kombit tonë,dhe ndalë nga dalë, do t’ia arrim çëllimit bile shumë afër, dukë falenderuar nënat tona (edhe pse të paarsimuar) kan ditur ta ruajnë traditën kombëtare në këto forma të ndryshme dhe po këto nëna shqiptare,veç se na linden e na rriten,na mësuan dhe na brymosen me patriotizëm drejt çështjes kombëtare,dhe mund e sakrificash (që këto merita qe ne erdhem deri këtu) iu dedikohen këtyre nënave,HEROINAVE,të kombit shqiptar.

Sa më shumë ne po flasemi,shkruajm e debatojmë për këto tema,për bashkimin kombëtar,po më duket se po afrohet dita e të gjitha trojeve etnike shqiptare,e një SHqipërie natyrale.Pa marrë parasyesh bartësit dhe mënyrën (zyrtare apo spontane qytetare) të organizimit të tyre, në esencë, të gjitha ato si kujtesë, fuqishëm do ta reflektojnë porosinë e synimit tonë kolektiv të bashkimit të të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet të përbashkët unik të quajtur SHQIPËRI. (Shqipëri, Kosovë, Iliridë…),Sepse, vetëdijesimi evolutiv i masave tona në këtë drejtim, tashmë me të madhe ka filluar të ngjaj, dhe, se, preteksti i shënimit të festave jubilare.

Në komunizëm,duke menduar me logjikë të gabuar të gjykimit se:“kjo është një kërkesë e pamundur”, “nuk na lejojnë ndërkombëtarët”, “nuk është ende koha e duhur”,’’ ashtu që, në vend se ta shprehim dhe ta kërkojmë haptas këtë synim, ne në vete pavetëdijshëm instalonim një mohim si bindje të gabuar psikologjike kolektive. Pra, që të na jepet, ne nuk kemi guxuar as “me lyp”, as “me kërkua” e lere më me “trokit” diku. Ama, tani e tutje, sigurisht më jo! “Dashurisë platonike” në mes të territoreve tona të ndara shqiptare me shekuj, ndal- ngadalë po i vije fundi. Sepse, ne ma ja kemi nisur me lyp, me kërkua me ngulm dhe zhurmshëm me trokit në atë derë të fatit tonë të mëkëmbur ndër shekuj nga të tjerët, e cila derë, shumë shpejtë do të na hapet triumfalisht.

Lideret kombëtar shqiptar, duhet ta ndinë aromën e bashkimit kombëtarë

Kjo tani u vertetua edhe në  vjetoret e shpalljes së Pavarësis së SHqipërisë kutë gjithë pjesëmarsit në ato festa të madhe,si në Vlorë po ashtu në Tiranë,u thirrë për një bashkim kombëtarë,dhe s’kemi më se çka të frikohemi nga askush, dhe ky është vullneti i ynë dhe i askujt tjetër.

Në të gjitha treva nga jetojnë shqiptarët nuk po munden të rahatohen ne politik,si në SHqipëri,Kosovë,Lugina e Preshevës,Maqedon,Mal të Zi e kështu me radh.Kjo është arsyeja se me ne diç nuk është në rregull dhe jemi këtu ku jemi me këtë gjendje,jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

Kjo tani ka vlerë si kur doherë sepse kjo nuk doli nga analistët,gazetarët etj por kjo doli vet nga goja e udhëheqësve shtetëror të gjitha trevave nga vien shqiptarët.

Pra, jemi një komb,dhe s’ka si të quhemi ndryshe….

Më duket se këto modele që ne po analizojmë,shkruajm dhe publikojmë,duhet me shkrime tona të kontribojmë për të mirën e kombit tonë,e jo për ta ndezur gacën dhe të krijojmë konfuzione në popull e pastaj që të mos të na krijohet mundësia për ta fikur flakën.

Qytetarët mbarë shqiptarë,më të përcaktuarit në Ballkan,dhe ndoshta në gjithë botën, në favor të Aleancës Evroatlantike,janë realisht shumë të shqetësuar rreth tensioneve(që më së paku janë të nevojshme te ne), të krijuar midis politikës kombëtare apo mbarëshqiptare,e që dita-ditës po vlerësohet negativisht nga të tjerët dhe dita-ditës jemi duke humbur imazhin politik mbarëshqiptar,me rastin e kësaj teme që në këtë shekull ende nuk po mundemi të pajtohemi se nuk po e njohemi identitetin tone,bile edhe më keq identitetin kombëtar sepse ndryshe sipas do analistëve e besa edhe politikajve tanë po i shqetësojmë serbet,me e permend kombin se ndoshta mos po na hidhrohen.

Bindja ime..

Deri më tani bindja ime ka qenë se;në konstelacionet kosovare,sikur të kujtohet përshtypja se gjithë lufta politike zhvillohet në marrje primat,se cila do të marrë flamurin e të parit,të përvetësimit të ideve me karakter të rëndësishëm në pikëpamjet politke e shtetërore,kur këto bëhen për qëllime madhore në përputhëshmëri me proceset politike demokratike e zhvillimore të vendit dhe në venëdime të rëndësishme historike, këtu nuk do të duhej të kemi dallime dhe të gjithë të zgjedhurit e popullit e kanë këtë obligim kombëtar dhe askudh nuk ka të drejtën e vetëvendosjes kur kemi parasyesh interesat shtetërore, dhe njëherë e përgjithëmonë kur fitohej ajo që quhej historike që shenohet me germa të arta dhe nuk ka mundësi të anashkalohet më, sepse ajo veç është futur në historinë kombëtare dhe si e till i gjithë spektri politik i Kosovës deri te ardhja e këtyre marrëveshtje, dialogu, apo çfarëdo të quhej ajo, duhet të jetë unik dhe të pandarë deri të një realizim i aspiratave shekullor historike kombëtare të cilit janë zotuar deri në mandatin e tyre të ardhmën,gjithnjë si një komb e jo të ndarë sepse i gjithë kombi shqiptar ka punuar sakrifikuar dhe ma në fund realizuar pavarësinë e Ksovës.

Fillozofia e tepruar, deri tani na ka nda edhe nga mendja?!

Por,kjo nuk përfundon me kaq,Sepse çështjet,siç janë dëshmuar deri më tani në politikën shqiptare dhe të liderët e tyre,me një fillozofi të tepruar,që disave ka filluar edhe të luajnë meç dhe të dalin me shkrimet e tyre dhe forma debatesh të na tregojnë se ku e kemi kufirin me shtetet fqinjë duke harruar apo edhe shëmtuar historinë kombëtare e ndertuar me shekuj se ne tani në viset tjera ku jetojnë shqiptarër, e sidomos tani edhe pse të gjithë së bashku punuam,vepruam dhe u sviduam si komb deri në realizimin e pavarësisë së Kosovë,tani duhet sviduar edhe tani së bashku,në të mirë e në të keq,në rastëse nuk kemi rrugëdalje ndryshe.

Tani, Kombi nuk është në rrezik ……

Edhe pse thuhet se shqiptarët(aludohet edhe si komb,se jemi popull më optimist në rajon e Ballkan,për realizimin e aspiratave tona,atëherë këtë optimizëm në këto çaste, që kemi pa

Vetës ta dëshmojmë në realitet.

Po kush do të na dhurojë këtë unitet kur ne nuk po mundemi të bëjmë vetë?! Kur e kishim këtë unitet,punët na ecnin më mirë.Uniteti ynë gjithmonë ka qenë goditej e fortë për  armiqtë tanë.Në të gjitha luftrat kemi pasur një unitet,por herë-herë i brisht,siç jemi tani në politikë,që plasi sherri në mesë pozitës e opozitës mu në momentet më të papërshtatshëme për Republikën e Kosovës.

Autori është gazetar-analist i pavarur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat