Referendumi në Maqedoni, është një “betejë” e re e stilit “to be or not to be...”

Opinione

Referendumi në Maqedoni, është një “betejë” e re e stilit “to be or not to be...”

Nga: Fadil Maloku Më: 17 shtator 2018 Në ora: 00:15
Fadil Maloku

1. Maqedonia më 30 shtator përmes Referendumit, do i thotë; “PO” ose “JO” perspektivës Europiane, por, jo edhe integrimeve (në BE-ne) me “shpejtësi drite”, sikurse vendet tjera të ish bllokut lindor

2. “PO-ja”, do ishte më tepër një lloj satisfaksioni politik, për mentorët dhe miqët e këtij shteti me “këmbë të qelqëta”.

3. “JO-ja”, eventuale (që ka shumë gjasa të ndodhë nëse, shqiptarët etnik nuk e përkrahin masovikisht!), do prodhonte më shumë një pasoja morale, e më pak sosh juridiko-politike (edhe për shkakun se; Marrëveshja “historike” midis Greqisë dhe Maqedonisë do respektohet dhe garantohet nga Washingtoni e Brukseli), për palët...

4. Aktualisht shqiptaret e Maqedonisë, për mendimin tim duhet te punojnë ne disa rrafshe;

5. Njërin i cili ka të bëjë me avancimin e të drejtave të tyre etnike, në Parlamentin Maqedon përmes votës demokratike, derisa Maqedonia të zyrtarizohet si shtet multietnik).

6. Dhe në anën tjetër, ata duhet të përgaditen për ndryshimet dinamike që po ndodhin në nivelin global (ku kursi amerikan po pëson ndryshime evidente); nivelin kontinental (ku po fuqizohet me inercion ideja e rikonfigurimit të BE-ane); niveli rajonal (ku iniciativat per ndryshim të kufijve multietnik, po rrëshqet në drejtim të shteteve etnike); nivelin lokal(ku shqiptaret e Maqedonisë, si pandam ndaj korrigjimit të kufirit me Serbinë, duhet të hapin gjithqysh idenë e bashkimit me Shqipërinë dhe Kosovën).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat