Serbia do ta njohë Kosovën “kur shelgu të bëjë rrush”!!!

Opinione

Serbia do ta njohë Kosovën “kur shelgu të bëjë rrush”!!!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 19 shtator 2018 Në ora: 07:16
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Nëse Uashingtoni dhe Moska gjejnë gjuhë të përbashkët për njohjen e Kosovës, atëherë “diplomacia e shelgut dhe e rrushit” e Ivica Daçiqit, do të davaritet sikurse vesa para diellit. – Do të mbyllet vetëm një përshëndje mirënjohëse: THANK YOU AMERICA – KOSOVA IS INDEPENDT STATE!

Jo një nënkryeministër, ministër i Jashtëm apo diplomat, por asnjë  debutant dileltant, që pretendon të bëjë karrierë politike ose diplomatike, nuk do të shprehej në këtë mënyrë jopolitike dhe jodiplomatike se gjoja  se Serbia, “do ta njohë Kosovën, vetëm atëherë, kur shelgu të bëjë rrush”!?

Po e citojmë në origjinal se çfarë ka deklaruar për opinionin publik nënkryeministri dhe ministri Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq  lidhur me Kosovën, me Preshevën, me Bujanocin dhe me Medvegjën: ” Siç po shihni, ata nuk duan të flasin për korrigjimin e kufijve, por për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Pa dale, shumë janë të mençur. –E dini, se kur kjo do të ndodhë, kur do  t’i njohim, kur do t’ua japim karrigen në Kombet e Bashkuara, kur do t’ua japim Preshevën, Bujancin, Medvegjën dhe kur do ta njohim Kosovën si shtet, atëherë, kur shelgu do bëjë rush”. 

Po çfarë do të thoshte “Sloba i vogël” alias Ivica Daçiq ( siç e quajnë mediat serbe të Beogradit), nëse Amerika dhe Rusia do të gjenin gjuhë të përbashkët lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës, të cilën Uashingtoni e ka njohur më 17 shkurt 2008?

Përgjigjja është shumë  e thjeshtë, Beogradi zyrtar, menjëherë, do ta përqafonte një vendim  të tyre për njohjen e Kosovës, si thonë serbët “KAO POP ?ORAPE” ! Pa asnjë post scriptum  politik dhe diplomatik të lidershipit të Serbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe.

Kjo farë parulle propagandistike e kryediplomatit serb Ivica Daçiq, fatkeqësisht të kujton mesazhin e dikurshëm kërcënues antipavarësi të kryekriminelit serb, Slobodan Milosheviq: ”Malo morgen Kosovo Republika”. Mirëpo, ja që i doli ndryshe, koha e demantoi me  gjithë terrorin, vrasjet, masakrat, shpërnguljen dhe gjenocidin  ndaj  13.000 mijë shqiptarëve (1989-1999), sot Kosova është e pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008).

Ky status i Kosovës së pavarur dhe sovrane, do të ndryshojë vetëm atëherë, kur Kosova të ribashkohet me nënën Shqipëri. Ndryshe, Serbia mund të shohë vetëm ëndrra të trishta dhe fataliste  në “diell”.

Mirëpo, kësaj “llakërdie diplomatike” proverbiale të Ivica Daçiqit  liderët progresivë serbë si Dimitrije Tucoviq (socialdemokrat) dhe Çedomir Jovanoviq (demorkat liberal), do t’i përgjigjeshin: “ “Daj boze sta budala misli”!

Thjesht për faktin se, nëse Serbia pretendon të hyjë në BE dhe të jetë anëtare e respektuar e OKB-së dhe e OSBE-së etj., është detyruar ta njohë Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008). Ndryshe, nuk do të hyjë dot në BE.

Po ashtu, mesazhi i kësaj deklarate është edhe një lloj kërcënimi ndaj shqiptarëve në Kosovë (duke aluduar se gjoja “Kosova është serbe”, që nënkupton tezën e pajustifikueshme të bythëpraptë serbomadhe se “shqiptarët ndodhen në truallin serb”). Derisa të “mbijetojnë” këto teza eklektike, ekizistencialiste dhe agnocistike antishqiptare, kurrë nuk do të mbyllet varri i konfliktit dhe i luftërave shekullore mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan, pavarësisht nga  spekulimet dhe mashtrimet politike të eurokratëve ballkanikë (Vuçiq, Daçiq, Thaçi, Rama dhe Meta etj.)

Gjithashtu, nëse Serbia dëshiron të jetojë në planetin tokësor) në paqe dhe fqinjësi të mirë në rajon së bashku me shtetet fqinje të saj, e para së gjithash me Kroacinë dhe me Kosovën, atëherë, urgjentisht politika shtetërore dhe shkenca serbe, duhet të distancohen nga politika fashiste dhe raciste retrograde e Kishës Ortodokse Serbe (1878-2018).  

E, nëse serbët e gënjejnë vetën  si  “ POPULL QIELLOR” NË STILIN E FANTAZUAR TË IMAGJINATËS PSIKOPATOLOGJIKE DHE MITOLOGJIKE MESJETARE SIPAS “TEFTEREVE SHEKULLORE” të Kishës Ortodokse Serbe, se gjoja : ” Serbët janë të parët në Ballkan, në Evropë, në Indi, në Azi, dhe se gjoja serbët janë më të vjetër se romakët, si dhe Herdoti, Sokrati, Aristoteli, Platoni, Aleksandri i Madh, Cezari… etj. Paskanë qenë serbë…”, atëherë, kurrë nuk do të gjejnë gjuhë të përbashkët e as bashkëpunim me popujt josllavë  në planetin tokësor të Ballkanit, por vetëm mosmarrëveshje, konflikte dhe luftëra sikurse këtu e 100 vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat