Kosova përballet më mashtrues

Opinione

Kosova përballet më mashtrues

Nga: Milazim Maraj Më: 19 shtator 2018 Në ora: 13:38
Milazim Maraj

Populli i Kosovës po përballet më mashtrues. Këta janë të zgjedhurit tonë. Kjo nuk ka si të shpjegohet ndryshe. Mashtrues zgjodhëm në subjekte politike. Këta mashtrues u ngritën në pozita shtetërore lokale dhe qendrore. Tani çdo gjë po zhvillohet është jo normale nga së zgjedhje e tyre nuk ishte normale. Gabimi është bërë që në fillim kur në pozita politike janë ngritur mashtruesit. Nga pozita politike kanë kaluar më procedurë të rregullt ose kontrabandë njësoj në pozita shtetërore. Po, njësoj së për mashtruesin ka rregulla tjera që nuk do të thotë që duhet të jenë demokratike. Tani kemi lloj, lloj,mashtruesish.

Këta kanë zgjedhur lloj, lloj veteranesh veteran pionier,që nuk kanë qenë fare në luftë, ndoshta që kanë lindur gjatë lufte por që e dinë ku duhet të votojnë nga se tjerët po i gënjejnë elektoratin e vet kurse këta e mbajnë premtimin etj, etj?. Kjo ka dëmtuar shumë vendin dhe në veçanti njerëzit e sakrificës0Veteranet e luftës. Dje ishte dita që polli shumë dilema për të besuar apo jo, organet e shtetit të Republikës së Kosovës. Po flitet për gjykimin  e veteranëve mashtrues dhe  komisionit mashtrues. Por ende nuk po flitet kush do të gjykojë prokurorinë mashtruese që ndërhyri në lista?. A do të këtë gjykim të drejt nga këta prokuror?. Pse u ndërhy në lista?. Pse organi që pritej të ndriçoj listat dhe të i pastroj nga veteranet mashtrues, mashtrojnë vet opinionin më ndërhyrje në lista?

Pse  u publikuan listat e fryra në prokurori? Tani doli së listat u fryn dy herë një herë nga komisioni një herë në prokuroria. Pse u publikuan listat e fryra nga prokuroria? Cili ishte qëllimi? A do të dënohet ky veprim i kundërligjshëm? . Dje ishte një ditë e tensionuar nga se veteranet e vërtetë ishin të mllefosur më arsye. Madje kishin dy arsye , e para që ishin në një listë më mashtruesit dhe e dyta që u publikuan si mashtrues.

Pra edhe dje u provua të ofendohen publikisht veterane e vërtetë të luftës çlirimtare të Kosovës. Nga kush?!!!. Por si duket nuk u arrit qëllimi që veteranet e vërtetë të nxirren në rrugë bashkë më veteranet mashtrues. Për të krijuar mjegull që pengon ndriçimin  dhe pastrimin e listave dhe që të i mbrojnë mashtruesit. Dje u provua që të ngacmohet sedra e veteraneve të vërtetë për të mbuluar keqpërdorimet e bëra nga komisioni dhe nga prokuroria. Shumë do të duhet të punohet për të  ri fituar edhe një herë besimin e humbur  kjo shtyllë juridike e shtetit të Kosovës. Ka humbur besimin  nga populli i vet.

Të gjithë pushtetarët tonë e kanë gojën plot ligj, drejtësi, shteti i së drejtës por provuan ta përpijnë prokurorin Blakaj që veproj drejt. I hapën listat dhe provuan që të krijojnë një mjegull të përshtatshme për manipulime të reja. Te gjithë pushtetarët e Kosovës  gjithë publikisht deklarohen së listat e veteranëve janë të fryra. Se këto lista po dëmtojnë buxhetin e Kosovës, së duhet të pastrohen nga veteranet e rrejshëm, por kur fillon procesi i pastrimit filluan marifetet tjera.

Patronati i rrejshëm për mbrojtjen e autoritetit të Luftës së UÇK, arsyes e  luftës së këtyre luftëtarëve,për respektimin e ligjeve të luftës,  e demagogji tjera si këto, duhet të dalin jashtë këtij procesi. Luftëtaret kanë pas nevojë për përkrahje logjistikë gjatë luftës. Ku ishit atëherë?

Ata tani nuk kanë nevojë për mbrojtjen e as kujt. Kanë nevojë të mos u shkelen të drejtat e tyre sikur deri tani duke trefishuar numrin e veteranëve mashtrues,duke pjesëtuar më veteranet mashtrues kafshatën e bukës së tyre. Ata kanë luftuar për shtet dhe i mbron ligji i shtetit të tyre për veteranet e luftës. Por ky ligj duhet të zbatohet. Kanë luftuar për pavarësinë e vendit duan pavarësinë e vetë, duan jetë të qetë dhe dinjitoze në shtetin e vet. Ata nuk do të lejojnë keqpërdorime në emër të tyre, familjeve dhe fëmijëve të tyre sikur u provua shumë herë deri sot.

Mjaft u veprua në emër të veteranëve kundër veteranëve. Kjo është koha e fundit që veteranet të jenë të respektuar,të  mos bëjnë vetëvrasje për të shpëtuar nga përgjegjësisë  morale  para familjes së tyre, nga se obligimet familjare nuk arrinin të i përmbushin në shtetin e tyre të lirë dhe të pavarur, për të cilin luftuan. Koha e fundit që veteranet të mos e braktisin shtetin që e çliruan vet. Tani po bisedojmë për largimin dhe dënimin e  veteraneve mashtrues, por duhet të bisedohet a kemi invalid të luftës mashtrues? A ka apo nuk ka invalid mashtrues? Nëse ka edhe këta duhet të,largohen nga listat e invalidëve të luftës që të mbrohet dinjiteti i invalidit të vërtetë të luftës, dhe që ky  të këtë standard më të mirë të jetës. Kosova u çlirua dhe u pavarësua me  shumë mund dhe sakrifica me ndihmën e zotit dhe të miqve tonë. Nuk do të lejohet të shkatërrohet nga mashtruesit dhe matrapazët. Gjenerata e re është përgjegjëse për të marr timonin në duar të veta.  Për të mbrojtur vendin dhe ardhmërinë e gjeneratave të reja  në Kosovë. Nuk ka dhurate por fitore nga puna dhe sakrifica juaj andaj mos heshtni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat