Kryebanditët e bëjnë Kosovën rregzinë

Opinione

Kryebanditët e bëjnë Kosovën rregzinë

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 19 shtator 2018 Në ora: 22:45
Foto ilustruese

Prokurori Elez Blakaj, me guxim dhe dinjitet, denoncoi krimin e radhës, të bërë nga kryekriminelët e Kosovës: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, të bashkuar në koalicioni PAN.

Vet marrëveshja e këtyre kryebanditëve, hajna zyrtarë e haraçxhinj, për ta rritur, artificialisht, numrin e "veteranëve të luftës", është e papreçedencë, paparaprijëse.

Qëllimet janë kriminale e banditeske:

1) Kosova kishte shumë mijëra luftëtarë. Dhe, merita është e ne, "komandantëve", që organizuam ushtrinë madhore, shumëmijëshe dhe e çliruam Kosovën!?

2) Duke rritur, artificialisht, numrin enorme  të "veteranëve", sigurojmë elektoratin për zgjedhjet në vijimësi. "Veteranët, për ta mbrojtur favorin, statusin e pamerituar, siç është "dëshmia e veteranit", do të jenë bllok në votimin e partive-banda, rrjedhimisht, në koalicionin e krimit PAN, madje, me familje dhe rrethin miqësor.
     
3) Mesataraja e çmimit të "dëshmisë të veteranit" ka qenë 3.000 euro. Pjesë e këtij përfitimi kanë qenë krerët e partive-banda, natyrshëm, me ndërmjetës, sekserë; "komandantët" e radhës së parë dhe ata lokalë.
     
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, garantoi shqiptarët se prokurori hartues i aktakuzës për 12-shën e "komandantëve", Elez Blakaj, "nuk është kërcënuar, nuk është shantazhuar nga askush"?!?
     
Deri tani, për sigurinë mbrojtëse nga bandat e bollshme të Kosovës, e kanë dhënë katërshja kryekriminale, e nominuar, e cituar më lartë. Kujtoni biznismenin e dorës së parë, Ramiz Kelmendin, kur pranoi se u bë pjesë e një partie-bandë, "pasi mora premtimin nga njeriu që kontrollonte bandat, se do të mbrohem  nga bandat numerike të Kosovës"! Dhe, ashtu ndodhi.
     
Tani vetëzbulohet një kryebandit, pikërisht, Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, i cili ngulmon  se prokurori Elez Blakaj, "nuk është kërcënuar, nuk është rrezikuar nga askush!" Pra, rezulton se Kryeprokurori i ka nën kntroll banda e banditër, të cilët veprojnë vetëm me urdhrin e eprorit, pra, të kryebandës-Lumezi.
     
Janë të njëzëshëm me shefin e SHP të UÇK-së, Sylejman Selimin, të gjithë ata që kanë qenë më afër luftës, se Kosova, në kohën më optimale, nuk ka pasur më shumë se 12.700 ushtarë. 
     
Rrjedhimisht, armatës të 20.000 "veteranëve", profiterë të paligjshëm, duhet t`i bashkohen edhe 13.300 "jallanë" veteranë, të rrejshëm. Pra, nga 46.000 përfitues aktual të "dëshmisë të veteranit", rezulton se 33.300 janë veteranë të paligjshëm!
     
Tendenca, në fakt, nisma, për ta kompromentuar dosjen voluminoze të Prokurorit trim e profesional, Elez Blakaj, përbën një krim tjetër monstrum të Kryebandës shtetërore, tashmë, nën përkujdesjen montazhë të Kryeprokurorit Lumezi, duke i shtuar, konspirativisht, dosjes së zezë, emra të veteranëve faktikë.
   
Publikimi i dosjes, me ndërhyrjet e qëllimshme, të bëra nga Prokuroria, sjell reagimin e pritshëm të Prokurorit Blakaj:
   
"Aktakuza paska pësuar ndryshime nga ajo që e kam përpiluar unë, sepse janë rreth 2.000 persona më shumë, për të cilët nuk kam as informacion se si janë selektuar dhe se si janë përfshirë në aktakuzë".
     
Njerëzit e etiketuar, padrejtësisht, në dosjen e shtuar të Prokurorisë të Lumezit, e kuptojnë se kjo është e qëllimshme dhe për cak kanë goditjen  e Prokurorit Elez Blakaj dhe dështimin e tërë procesit verifikues të veteranëve. Sepse do të zbulohet hajnia zyrtare, e bërë nga kryebanditët dhe "komandantët" e tyre kriminelë me damkë.
     
Reagimi mençurak, në këtë linjë, është ai i heroit të gjallë, Fetah Rudit: 
   
"Mua, çërtifikatën e veteranit ma ka dhënë populli, e komandantët, që sot po luajnë me veteranët e vërtetë, më dhanë plumbin, vetëm pse isha ushtar i Ibrahim Rugovës e ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës". 
   
Dhe, vazhdon luftëtari i orëve të para të Pashtrikut, Fetah Rudi: "...kur e pashë emrin tim, nuk u çudita se kjo listë është bërë nga ata komandantë që mundohen ta zbehin punën e prokurorit Blakaj.
     
Reagimet nervoze të disa biçim "komandantësh" kriminelë, të cilët kanë përgjakur Kosovën, me gjakun e ushtarakëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve e kuadrove të Ibrahim Rugovës, i kuptojmë si pranim të krimeve të tyre serike. 
     
Kërcënimet e "komandantëve", shqiptarët i marrin seriozisht, sepse dëshmi i kanë varret e 1.820 shqiptarëve atdhetarë të vrarë, për motive politike.
     
Edhe kërcënimi dhe frika e Prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, është sa e vërtetë, aq edhe e faktuar. Ky djalë Kosove, i bëri një shërbim cilësor popullit që e lindi, e rriti, e edukoi dhe shkolloi, për t`i shërbyer me devotshmëri e përkushtim të pa shoq Atdheut të tij, të përtokur dhe të përbaltur, madje, poshtërsisht, nga "komandantët" kriminelë të "Rogner-it" dhe Bllokut të zi të Tiranës hyjnore.
Tashmë, shqiptarët e kudondodhur, e kanë mësuar se kjo është hajnia më madhe zyrtare, krimi më i organizuar dhe i legalizuar, jo vetëm në hapësirat gjithëshqiptare, por, edhe në nivel botëror.
     
Duroni shqiptarë, duroni! Anekdota e gomarit" "Inshallah jam në ëndërr",  sot, më aktuale se kurrë ndonjëherë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat