Derrat e Daçiçit dhe kokëtulat e viqit

Opinione

Derrat e Daçiçit dhe kokëtulat e viqit

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 08:13
Dedë Preqi

Edhe pas dekleratave mjaftë ironike që jep presidenca dhe Ministria e Jashtme  e Serbisë, në lidhje me çështjen e Kosovës dhe pamvarësisë së saj, do të thëmi se një angazhim më dinamik dhe më produktiv i BE-së, në këtë rast mungon, për t’u vënë në  shënjestër të enigmave  dhe lajkave të politikës së Serbisë, e cila do ishte e dyshimtë, jo vetëm karshi Kosovës dhe shtetit të saj, por edhe karshi politikave dhe strategjive Evropiane, si edhe marrëdhënieve ndërkombëtare, kur dihet se të gjitha rrugët e saj politike e qojnë në drejtim të këshillave dhe sugjerimëve të Rusisë.

Nuk është e çuditshme për ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, që jep deklerata të pa matura dhe shpeshherë të cekëta, në lidhje me çështjen e Kosovës, sepse nuk janë të prirur ndryshe me propagandat dhe shpekulimet e tyre ndaj Kosovës dhe popullit të saj, edhe këto ditë kur thotë me një dekleratë ironike në një ceremoni zyrtare në ambasadën greke, se “do ta pranojmë shtetin e Kosovës, atëherë kur do fluturojnë derrat”.

Por, do të ishte e çuditshme se një vend demokratik i cili  predenton të bëhët anëtare e BE- dhe para botës demokratike i nxjerrë këto fjalë banale, duke argumentuar se akoma ky vend dhe këta njerëz nuk janë të kompletuar, gjegjësisht të pa kompletuar që të bëhën pjesë e familjes Evropiane.

Gjithë ata, të cilët disponojnë vetëm ide dhe trillime mitike dhe në saje të tyre hyjnë të shpjegojnë rrugët e historisë dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore, ska dyshim se , duke u mbështetur në këtë lloj rutine të lodhur dhe të  çoroditur, do të keqpërdoret edhe e ardhmja e popullit të vet, kur dihet se, jo vetëm popullin shqiptarë dhe popullin serb në Kosovë, por asnjë etni bashkëkohore në botë nuk do ti afrojë gjelozia dhe luftat ndëretnike, ashtu sikur predenton politika e Serbisë millosheviqiane.

Çfarë i pajton këta dy popuj në fakt?

Nuk ka dyshim se sipas ideologjisë së disa kokëderrave politik serb të Serbisë dhe disa kokë tulave politik shqiptarë( me përjashtim), këta dy popuj do i pajtojë vetëm fatkeqësia e tyre, si një ide e tillë, ky detaj nuk është asgjë e re.  Prandaj jo vetëm që është e domosdoshme këta popuj të pajtohen në mes veti, por është edhe njerëzore, sikur edhe pala serbe të kërkojë falje mijëra viktimave të palës shqiptare të pafajshme, nga lufta e fundit dhe gjenocidi që i shkakëtoj regjimi i Millosheviqit. Ndërsa, lloji i politikës aktuale serbe, e cila shkon akoma sipas kësaj linie millosheviqiane, ngërthenë në vete një lloj gjelozie magnetike, vështirë se  do ishte e mundur zgjidhja e pajtimit dhe nyjës shekullore në mes këtyre dy popujve pa presionin e BE-së dhe SHBA-ve.

Megjithatë, ke përshtypjen se në këtë drejtim edhe ideja e presidentit H.Thaçi, ka futë në këtë gjellë koxho do mish dhie, e cila duket se do të na sjellë shije, por që do na lë të uritur në mes të rrugës, nëse sipas kësaj ideje do bëhët shkëmbimi i teritorëve, për të cilat bëhët fjalë vetëm për teritoret e Kosovës, ndërsa Serbia, nuk e ka devijuar rrugën që ti fshehë interest e saj, që në këtë pazar do  të përfitojë atë që dëshiron dhe që ka ëndëruar edhe më herët nga Kosova.

Natyrisht, përpjekja për të dale nga këto politika të vështira për Kosovën në veqanti, nuk kërkohet që ti fryejmë zjarrit dhe të nxitën konflikte në mes palëve, sepse ato ashtu-kështu janë të planifikuara sipas politikës serbe, e cila në bashkëpunim dhe harmoni me politikën ruse, do mundohen t’ia kufizojnë terenin dhe zvogëlojnë njohjet shtetit të Kosovës, si edhe integrimet e rëndësishme në vendet kyqe në Bashkësinë Ndërkombëtare, siq është edhe karriga e Kosovës në OKB.

Ventili që funksionon dhe fuqizon shtetin e Kosovës, nuk do të ndodh dhe përcaktohet në bazë të derrave të Daçiçit dhe as të disa politikave të kokëtulave të viqit, sepse të parët edhe pse kanë thënë më herët se Kosova kurrë nuk do bëhët shtet, dhe thojnë edhe sot, se Kosova do të pranohet si shtet, atëherë kur edhe derrat fluturojnë, në realitet derrat e tillë kanë fluturuar dhe kanë falementuar njëherë, ndërsa kokëtulat e politikës shqiptare, në vend që të ëndërrojnë për të nesërmën e këtij populli, disi e ndrydhin pa nevojë botën e tyre intime politike, e cila strategji nuk do sjellë më shumë se zbulimin e fytyrave të vërteta kontraverse në “favor”, apo në dëm të këtij vendi dhe këtij populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat