S'ka frikë me hyrjen e Maqedonisë në BE, maqedonasit do shkrihen e humbin si shkumb lumi para nesh

Opinione

S'ka frikë me hyrjen e Maqedonisë në BE, maqedonasit do shkrihen e humbin si shkumb lumi para nesh

Nga: Sulejman Mehazi Më: 24 shtator 2018 Në ora: 22:36
Sulejman Mehazi

Pse  brengosemi e merzitemi aq shumë për referendumin "po", apo "jo" për Severna Makedonija, si është e mundur aq pesimistë e frikacakë të jemi ndaj një grusht maqedonasve!?

Janë çuar do inatçorë shqiptarë me mendje tek të njëanshme e me këmbëngulje thonë: "s'duam NATO e BE, se humbin shqiptarët, s'duam t'i ndërrohet emri i Maqedonisë nacionale maqedonase në Maqedoni gjeografike qytetarësh se është në dëm të popullatës shqiptare".

Hajde mendje e mjerë, hajde, do fitojnë 500,000 maqedonas e do humbin 7000.000 shqiptarë në mes të Ballkanit. More ju kundërshtarë të 'po-së" e përkrahës së "jo-së" të referendumit a hiç s'u shkon mendje se me hyrjen e Maqedonisë në BE, 500.000 maqedonas do shkrihen e humbin si shkumb lumi jo vetëm para popujve të fuqishëm europian, por edhe para nesh shqiptarëve, ata vet do  zhbëhen për pak kohë.

More kështu si janë, me këtë kushtetutê e me këtë emër maqedonasit kanë mbetur e do jenë të fortë para nesh, prandaj sa më shpejt të vijë 30 shtatori e me "po-në" europiane t'ua thejmë sa më shpejt nacionalen në atë qytetare, pastaj shumë lehtë do ta kemi se vervetiu maqedonasit do shkrihen në europianë, serbë, bullgarë e vllehë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat