Çfarë fshihet prapa kursit përkëdhelës të Erdoganit? - Bota Sot
Çfarë fshihet prapa kursit përkëdhelës të Erdoganit?

Opinione

E enjte, 18 tetor 2018

Çfarë fshihet prapa kursit përkëdhelës të Erdoganit?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 25 shtator 2018 Në ora: 20:34
Sherif Ramabaja

Me ftesë të presidentit gjerman Frank Walter Steinmeier, presidenti turk Erdogan, nga data 27 deri më 29 shtatorë do ta vizitoi Gjermaninë. Kjo vizitë vjen pas një periudhe të rëndë që shoqëruan marrëdhëniet e tendosura mes dy vendeve. Për një tendosje të tillë kishte ndihmuar presidenti turk Erdogan, ku Kancelaren gjermane, zonjën Merkell dhe pushtetin e saj e kishte krahasuar me nazizmin. Gjermaninë e quante si vend racist dhe i naziztëve.

Në një përplasje të tillë ai kishte burgosur edhe qytetarë gjerman, gjë që edhe më shumë i keqësonte marrëdhënjet mes dy vendeve edhe ashtu të acaruara.

  Një kthesë e tillë e Erdoganit për t`i përmirësuar marrëdhënjet tash  me Gjermaninë nuk është e rastësishme. Monedha turke, Lira ka pësuar tronditje të thellë. Inflacioni tash ka arritur shifrën 20% kurse Vendi si kurr më parë ka nevojë për investime të mëtutjeshme. Ftohja e marrëdhënjeve me SHBA - të dhe përkeqësimi ekonomik i Turqisë e detyrojnë Erdoganin që  të ndjek një kurs të tillë, afrimi me Gjermanisë. Me këtë rast nga kjo tronditje ekonomike nuk dëshiron ai që t`i trembë votuesit e tij dhe popullaritetin e vet ta vë në pikëpyetje.

 “Paratë gjermane kundër krizëz turke”, është motoja e vizitës së tij, thonë analistët gjermanë, duke analizuar qëllimet e vizitës së Erdoganit. Për këtë arsye Erdogani  deshiron që tensionet t`i hudhë pas shpine dhe do të bëjë përpjekje që t`i tërheq investorët, pasiqë ata filluan të tërhiqen pas grushtetit më 2016 dhe vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Në këtë kohë pësuan shumë veta dhe qytetarë turq, duke u burgosur, gjykuar, ndjekur dhe më se 130.000 veta u larguan nga puna.

 Megjithatë politika gjermane nuk dëshiron ta largoi Turqinë edhe më shumë, po si partnere e Natos dëshiron që ta afroi, t`i jap mundësi që të korigjohet dhe të punojnë aq sa është e mundur bashkarisht për gjetjen e zgjidhjeve, sidomos në Siri dhe Lindjen e Mesme. Në këmbim të investime qeveria gjermane duhet  të kërkoj lirinë e mediave dhe tubimet e lira të qytetarëve, lirimin e shtetasëve gjerman dhe një strategji të përbashkët në Siri. Të ndërpres reprezaljet ndaj një pjese të popullit të vetë. Të angazhohet për zgjidhjen e problemeve rajonale, në frymën e marrëdhënjeve të fqinësisë së mirë etj.

Për vizitën e Erdoganit në Gjermani është paraparë edhe një banket shtetërorë në pallatin Bellevue. Ftesën për banketin me presidentin turk e kanë refuzuar shumë udhëheqës dhe anëtarë të partive gjermane, duke e kritikuar politikën e tij si në Turqi po ashtu ndaj EU-së dhe më gjerë. Erdogani kësaj radhe në Gjermani, do t`i shmanget paraqitjes së bujshme, për t`i mobilizuar turqit dhe për t`i përdorur për interesin e tij siq bënte herave tjera.

Tash duke parë interesin primar strategjik, Erdogani nuk do të tentoi të glorifikoi muslimanizmin dhe veten si udhëheqës të një kombi të madh. Për turqit në raport me Gjermaninë më e rëndësishmja është që nga afrimi të përfitojnë në planin ekonomik dhe në heqjen e vizave për të mundur të udhëtojnë në shtetet e EU- së. Ky ishte synim i kahmotshëm i tyre dhe shpresojnë në këtë. Edhe pse Erdogani nuk do të kërkoi haptas, synon që  turqit në Gjermani t`i mbrojnë interesat e tij dhe të shtetit turk, siq deklaronte herave të tjera me pompozitet, duke nënqmuar shtetin gjerman.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test