Dialogu me Serbinë vetëm pas njohjes së Kosovës

Opinione

Dialogu me Serbinë vetëm pas njohjes së Kosovës

Nga: Milazim Maraj Më: 26 shtator 2018 Në ora: 12:36
Milazim Maraj

Kosova nuk ka fare nevojë për dialog më Serbinë. Dialogu është jetik për Serbinë dhe jo për Kosovën. Serbia para dialogut do të duhej të përgjigjet për krimet e bëra në Kosovë.

Ajo edhe sot e kësaj dite bënë pazare politike për 1700 viktima  shqiptare të fshehura në varreza masive që ende nuk i ka dorëzuar politike.

Duhet të përgjigjet për 15.000 shqiptarë të vrarë pa kursyer as njerëz të sëmur, foshnjë, fëmijë, plaka dhe pleq.

Do të duhej të përgjigjej për trafikim organesh të shqiptarëve në tetë varreza masive duke filluar nga varreza masive në Batajnicë (aeroporti ushtarak serb) dhe në varrezat tjera në Serbi.

Këto argumente i sjell raporti i  shkencëtarit të nderuar Dr. Mark Skiner.

Duhet të përgjigjet për 20.000, gra e vajza të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Duhet të përgjigjet për 20 miliard euro dëme të shkaktuara para dhe gjatë lufte në Kosovë. Të përgjigjet për pastrim etnik dhe gjenocid ndaj shqiptarëve. Për këto të bëra Serbia duhet të dënohet si shtet agresor dhe kriminal. Po të kishte drejtësi në Evropë dhe Botë Serbia për krimet e bëra në disa lufta do të duhej të fshihej nga OKB dhe jo të bëjë negociata për të u pranuar në BE.  BE-ja më pranimin e Serbisë do të fus brenda kalasë vet shtetin më kriminel, që ka shkaktuar dy luftëra dhe shumë botërore dhe disa lufta ballkanike. Ajo kërcënon edhe më luftëra te reja në të  ardhmen,  Evropa dhe bota do të duhej të shqyrtojnë gabimet që i kanë bërë më herët më shtetet  fqinjë të Serbisë duke ua njohtë tokat e okupuara nga fqinjët.

Këto toka të  okupuara më ndihmën e Rusisë dhe Turqisë të ua kthej pronarëve legjitim. Vetëm në këtë formë Evropa do të ishte e qetë dhe ndikimi ruso-turk do të ishte më i pa rrezikshëm. Projektet për negociata të Kosovës me Serbinë janë të dëmshme për Kosovën pa marrë parasysh në çfarë forma dizajnohen apo më përkrahjen e kujt do të behën. Buzëqeshja e znj. Mogherini është normale nga se ajo po udhëheq negociata në mes të dy shteteve që nuk e njohin njëra  tjetrën dhe me të kaluarën e tyre, njëra të viktimës e tjetra të kriminelit më probleme shekullor që nuk kanë të bëjnë asgjë me shtetin apo popullin e sajë.

Çfarë do të humbin këto të dyja është jashtë interesit të sajë,shtetit të saj dhe institucionit që ajo e përfaqëson. Mos koordinimi i institucioneve të Kosovës më resurset e veta njerëzore, brenda dhe jashtë shteteve Kosovës dhe Shqipërisë në bashkëpunim më miqtë tonë natyral, është veprim i pa matur dhe bartë në vete shumë rreziqe. Orientimin e tij  politik dhe qëndrimin e tij prej “demokracisë serbe” Vuçiq e tregoj në fjalimin e tij në Mitrovicë. Ai edhe një herë për ata që kanë vesh, tregoj së Serbia e udhëhequr nga ai dhe strukturat e tij kanë të njëjtat qëllime dhe synojnë arritjen të njëjtave objektiva që i kishte Sllobodan Millosheviqi. Mbanë Kosovën në Kushtetutë si pjesë të Serbisë, nuk njeh kufi në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për çfarë dialogu mashtrohet Kosova?

Po të kishin pak impuls politik Presidenca e Kosovës dhe Qeveria e saj po atë ditë do të kishin ndërruar kursin e tyre politik shumë të gabueshëm. Po atë ditë do të duhej të heqin dorë nga negociatat të rrezikshme për Kosovën dhe popullin shqiptarë. Këto janë negociata për përfitime të Serbisë në dëm të Kosovës dhe popullit shqiptarë. Po këtë ditë do të duhej të fillohet më përgatitje të dokumentacionit dhe sigurimin e përkrahjes për të paditur Serbinë për gjenocid. Pasi që të paguaj Serbia dëmet e shkaktuara Kosovës  tri komunat më të gjitha resurset e tyre ekonomike dhe strategjike të luginës së Preshevës mund të blihet lehtë  ngjashëm sikur që Gjermania perëndimore që e bleu pjesën e vet në lindje.

Andaj potenciali intelektual dhe politik shqiptarë në Kosovë dhe jashtë saj duhet të mblidhen pa hezitim për të shpëtuar tërësinë e vet territoriale dhe forcën e vet shtetërore për të ecur drejt zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik. Kosova nuk mundë të jetë pengë dhe as viktimë e njerëzve të shituar në Rusi, Serbi apo në Turqi. Kosova ka potencial intelektual dhe patriotik të mjaftueshëm për ta zhvilluar vendin dhe për të u bërë faktor paqe dhe stabiliteti të shtetit të vet, Gadishullit Ilirik dhe Evropës. Gjeneratat e reja ta kuptojnë së vetëm në Kosovën e lirë , të pavarur, dhe të zhvilluar mirë do të gjejnë jetën e tyre të lumtur. Kërkimin e fatit nëpër botë e kanë provuar mërgimtarët shqiptarë më mija vite para nesh por nuk e kanë gjetur. Fati i jonë është në vendin tonë. Andaj bashkëveprimi dhe bashkërenditja e punëve për jetën tuaj të lumtur dhe fatin tuaj është i domosdoshëm dhe nuk pret. Çdo vonesë ka kosto. Kudo që janë shqiptarët duhet të japin kontributin e tyre intelektual. Profesional dhe politik, që të ndërrohet kjo gjendje e pa durueshme dhe pa shpresë.

Çdo subjekt politik në Kosovë ka potencial të nevojshëm për vendin. Ata duhet të marrin guximin dhe të fitojnë në subjektet e veta. Të fitojnë luftën politike nga të pa diturit, të korruptuarit dhe njerëz të marr pengë nga Serbia, Rusia dhe Turqia. Rinia shqiptare ka kaluar sfida shumë më të vështira nga  këto tani. Ajo do ta kaloj edhe këtë sfidë pa shumë mundime dhe me ballë hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat