Trinomi Rama-Xhafa-Balla konsuj të krimit - Bota Sot
Trinomi Rama-Xhafa-Balla konsuj të krimit

Opinione

E shtunë, 20 tetor 2018

Trinomi Rama-Xhafa-Balla konsuj të krimit

Nga: Azgan Haklaj Më: 11 tetor 2018 Në ora: 14:34
Azgan Haklaj

Kur në vitet 80-të ministri i rendit Fatmir Xhafa pozonte me krenari në tribunën e 1 majit në krah të diktatorit Hoxha, mafia siçiliane ndihej e plotëfuqishme dhe e paprekshme.

U desh atëherë mobilizimi i mijra forcave ushtarake që Shteti Italian tu tregonte qytetarëve të tij se ishulli i krimit do të çlirohej me çdo çmim.

Ndërkaq në Tiranë Enver Hoxha dhe klika e tij e kishin shndërruar Shqipërinë, vendin më të izoluar e të varfër të Europës në një kamp stervitje e trajnim për kriminelë të tipit Laurent Kabila e të tjerë terroristë marksistë sipas parimit:

"Kriminelë të të gjitha vendeve bashkohuni".

Rama me ADN nga klika hoxhiste e mbron me fanatizëm Xhafën e Ballën ashtu siç beri me ish ministrin Saimir Tahiri dhe banden e Habilajve, ashtu siç po mbron çetën militare të sadimazohistëve të Taulant Ballës dhe bandës së tij të drogës.

Xhafa si më i kënduar se paraardhësi i tij, i alarmuar nga ngritja e Spakut, dekleratat e forta e angazhimin në terren të SHBA dhe qeverive europiane në luftën kundër mafies politike të lidhur me krimin përpiqet ti lajë duart si Pilati se:

" Krimi është internacional".

A mund ti pergjigjesh një pyetje të thjeshtë z Xhafa?

Çfarë roli ka në këtë vend internacional Padroni yt z Edi Rama,

vellai juaj si baron i drogës e më në fund Ju që jeni mandatuar për të luftuar krimin.

Që krimi është internacional kjo dihet prej kohësh ashtu siç dihet kush i ka mbështetur mafien italiane, ruse, bandat e arkanit, klanin e Zemunit.

Ju si internacionalist sëbashku me kryeministrin e Malavitës keni eksportuar në Europë grupet kriminale të cilat zotërojnë tregjet e heroinës e kokainës dhe një kapital prej miliarda eurosh të cilat i pastroni me ligje me kontratat konçesionare me projektet mafioze të " partneritetit" publik-privat dhe në parajsat fiskale.

A mund ta shmangni përgjegjësinë Ju dhe kryeministri juaj për vrasjet mafioze të cilat po tronditin cdo ditë shqiptarët duke terrorrizuar qytetarët e pafajshëm, të cilët taksohen për të qenë të sigurtë për të levizur, e në fakt nuk janë as në zemër të Kryeqytetit.

Kasaphana e fundit në Bllok deshmon se qytetarët nuk ndjehen te sigurtë as në kafenetë e Tiranës, vaj halli në periferi apo në zonat e thella të Shqipërisë.
Trinomit Rama- Xhafa-Balla të identifikuar qartazi e me prova të pakontestueshme si konsujt e krimit politik e atij ekonomik ju intereson më së shumti për të mbajtur vendin në një situatë pasigurie, ankthi e terrori për të friksuar opozitën tani që zgjedhjet vendore po afrojnë. Rilindjes i duhet dhe po lufton me të gjitha metodat e paligjshme e kriminale për të fituar këto zgjedhje.

Edi Rama ka krijuar një shtet privat, ka shkatërruar sistemin gjygjsorë, ka kthyer prokurorinë në celulë krimi e laborator të fabrikimit të deshmitarëve të rremë që të shpetojë familjen kriminale të Xhafës dhe militarët e Taulant Ballës 

Me paketën antishpifje po asgjeson fjalën e lirë, duke aplikikuar metoden e pengmarrjes së viktimës së dhunuar dhe akuzimin e denoncuesit ndaj krimit.
Rama dhe ansambli kriminal i Rilindjes me përdorimin e prokurorisë për goditjen e opozitës për çdo denoncim që ban për kapot e krimit dhe aleancave të ngushta e afatgjata me ta po përpiqen që të forcojnë kontrollin e territorit e të frikësojnë qytetarët, duke instaluar një diktaturë mafioze për ti krijuar vehtes avantazh në këtë kohë parazgjedhore.

Sulltan Rama mund të bëjë kurban për interesat e tij e per tu hedhur hi syve shqiptarëve, opinionit publik dhe atij ndërkombëtar tipa të tillë si Roshi, Dako, Sejdini, Bushi, Rraja por asgjë nuk do të ndryshojë.

Parulla e mafies:

"Kapo vdiq, rroftë kapo" tregon se ndryshimi i kupolës i jep vetëm stimul veprimtarisë kriminale.

Nuk është rastësi që me gojën e Ramës e Xhafajt kriminelët ordinerë guxojnë nga dyert e gjykatës së tyre me pranga në duar të kërcënojnë udhëheqësin e Frontit Opozitarë z Lulzim Basha, "shihemi në zgjedhje".

A mund të ketë duel elektoral të barabartë mes Frontit Opozitarë, tashmë mazhorancë morale dhe Aleancës së Rilindjes me krimin në anën tjetër?

Pa çarmatosjen e bandës qeverisëse nga armët e krimit e shkatërrimin e bazës dhe supërstrukturës që tjetërson vullnetin e popullit institucioni i votës së lirë, gurthemel i demokracisë, burim i të gjitha institucioneve të shtetit të së drejtës asgjesohet.

Populli sovran tani ka shumë shpresë tek mazhoranca morale, Fronti Opozitarë i bashkuar dhe se internacionalizmi kriminal me mandatet e vjedhura e Aleanca me kapot e krimit i ka ditët e numëruara.

Beteja me Sovranin është e humbur edhe atëherë kur kapot e plotëfuqishëm të politikës duken të sigurtë në vetëvehte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test