Këtu asgjë s'është - Tamam - Bota Sot
Këtu asgjë s'është - Tamam

Opinione

E shtunë, 20 tetor 2018

Këtu asgjë s'është - Tamam

Nga: Selim Kryeziu Më: 11 tetor 2018 Në ora: 14:35
Selim Kryeziu

Nuk kam fjalor turqisht - shqip për ta shikuar kuptimin e sakt semanitik të fjalës Tamam. E kërkova në Google translate dhe më rezultoi: 

TAMAM - NË RREGULL. Mendoja se Tamam dhe Taman, kanë të njëjtin kuptim, por nëse i referohem Google translate, fjala Taman përkthehet: E PLOT. D.m.th. nuk kanë të njëjtin kuptim. Gjithësesi, nuk e di nëse edhe përkthimi në Google është TAMAM a jo. Nejse.

Por që tek ne asgjë s'është tama, këtë e di sigurt. Bile propozoj të hiqet nga fjalori i gjuhës shqipe kjo fjalë e panevojshme turke.  
Psh. Ora 7 e 30, nuk është 7 e 30. Mund të jet 8 a 8 e 30; mund të jet edhe 9, por s'mund të jet tamam 7 e 30 kurrë. Nëse nuk besoni, caktojeni një orë takimi me dikënd dhe do të bindeni, caktojeni një "termin" a!

Mësuesi nuk është tama mësues. S'është tamam se vet shkollën tamam se ka kryer. Mezi me 2-she në shkollë fillore e të mesme dhe pastaj në fakultet krejtë 10-she. 

( Me pas ditun që kaq kallaj kryhet fakullteti edhe t'mesmen e kisha kry) . Normale është kjo kur as fakulteti a universiteti nuk është tamam. 

Mjeku? Ma zhdorti. (Fjalën zhdorti kurr as unë tamam se kam kuptuar, e përdorte një vendas i imi, tani më i ndjerë). Mjeku mund të jet kasap, tregëtar, hajdut, mund me qenë edhe kriminel që vendos stenda* në zemer, por mjek jo xhanëm. (Sot po më pëlqejka të përdor   turqizma por tamam pse, nuk e di). Betimi i Hipokratit është konvertuar në betim i Hipokritit; si shiu në breshër. 

Bariu ka kohë që ka harruar delet. Flet vetëm për polititikë. 

Këtu mor jahu as klerikët s'janë tamam klerikë. Allashversh me flamuj bëjnë këta. Nuk  janë klerikë tamam jo! As partit politike nuk janë tamam parti.  Janë pak parti e më shumë banda kriminale. As thashethemxhinjtë s'janë thashethemxhinjë më. Janë bërë opinionista edhe këta. As gej-t nuk janë tama gej. Janë të martuar me femra e bëjnë dashuri me meshkuj. Po çfare gej të hamamit janë këta mor zotri?! 

" Çfarë vend i mallkuar, as një këngë s'mund ta qosh deri në fund"! Batut e një drame të harruar kjo. 

Veteranët?! Këta po. 60 mijë. Tamam a? Po çfarë tamam mor ta marrsha t’keqën! 

- "I kujt je ti more djal"?

- "I Rizan Tafilit". 

-"Sa burra ka shpia e Rizan Tafilit"?

- "40 burra".

- "Po 40 burra si ka krejt Mirdita, e i paska Rizan Tafili"!

(Rrëfim i gjyshit tim ky). 

Ministrat, fali o Zot. Kallabllak sa të duash. Tamam jok. Përjashto këtu Palin. Pali palon pare , palë palë .... . A thua ishin tamam 53 milion, a ma shumë? Tatari e marrtë vesh!

Po,... ku e lam? . Te zëvëndësministrat apo?! Kallabllak e gjymrysh me tu marrë fryma!  Këta janë dreka e qenit. Mund të jen edhe darka e tyre. Nuk e di tamam. Proletarë të të gjitha vedeve - SHPËRNDAHUNI!

Kryeministri, aman o Zot! Nëse edhe ai është tamam kryeministër, unë jam Rikardi i III ose Henri i IV. " Mshile gojen mor hajdut i pulava, mor rrenc, more tutkun, more ..."! Shko në Kukës ti! 

Vërtet, se nuk mu  kujtua. Sa kohë s'paskam qenë të dajet e mi në Kukës!  

Presidenti! .... Më falini se ndjej një turbullim, një përzierje në bark. ...
.
"... do të kisha bërë një sy gjum, po të mos m'i digjte gishtat duqi i cigarës". 

Përderisa Sami Frashëri ka futur në fjalorin e shqipës fjalën KRYEQYTET, Presidenti ka futur fjalën KORRIGJIM I KUFIRIT. Mirë  që nuk thot lekturim. 
Po mendohem dhe po them me vete: pse mos  ta krijoj edhe unë një neologjizëm. Kur mundet AY, mundem edhe unë.  Si thoni? P.sh. në vend të: President i Kosovës të përdori fjalën RROSKOPI KOSOVËS.  Pra, Rroskopi i Kosovës Hashim Thaçi, sot u takua... .(Rroskop quhet ora e cila ecen keq, dmth, ose më shpejtë ose më ngadal. Rroskopologët thon se është më mirë të mos kesh orë fare, sepse në këtë rast e pyet dikend sa është ora. Kurse, Rroskopi të mashtron. Ti mendon se ke orë, por ajo të orijenton gabimisht. Nëse ke takum në ora 9:00, ti shkon ose shumë më herët ose shumë më vonë, por asnjëherë tamam në kohë). 

 Si gënjen ashiqare qafiri mor jahu dhe nuk skuqet fare. Mëshirim të nivelit kaq të lartë me gënjeshtrën se besoj se e ka arritur dikush tjetër sikurse ai.  Gënjeshtar ekselent. Lëre lëre, edhe vozitës i nëndetëses ishte bërë. E patë në Ujman me nëndetësën GAZIVODA?! Lum si ne që e kemi! 
More, a jemi tamam njerëz ne ?!

 Darwin, as ti s'ke qenë tamam shkenctar. Një bir kurve ke qenë edhe ti. Jo tamam kurvë, sepse,  asgjë më nuk  është TAMAM .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test